Akuzat e Presidentit për përmbytjet, ironizon Rama: Meta është në kërkim të një kamerdare, nuk e ndihmoj dot

15 Janar 2021, 14:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje akuzave të presidentit Ilir Meta se nuk ka marrë asnjë masë për përmbytjet në vend.

Gjatë konferencës për gazetarët, Rama zgjodhi që të bëjë ironi me Metën, duke thënë se ai është në kërkim të një kamerdareje, por që nuk e ndihmon dot.

“Meta është në kërkim të një kamerdare dhe kudo që sheh ujë, shkon për të gjetur kamerdare, dhe nuk e ndihmoj dot është puna e tij”, tha Rama.

Në komunikimin me gazetarët, Rama ka bërç një krahasim të përmbytjeve në vitin 2010 dhe ato të janarit. Kryeministri tha se para 10 vitesh situata ka qenë katastrofike dhe uji ka qëndruar me javë.

Sipas tij, falë investimeve të qeverisë në ujësjellës dhe kanalizime, uji nga reshjet e dendura të shiut është larguar shumë më shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje