Basha akuza për përmbytjet, Rama: Nën ujë je ti, Saliu, Iliri dhe Mona që doni si kamerdare Nusretin e Tiren. Por s'ka kush u pret matanë

15 Janar 2021, 14:32Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama ku foli për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, Basha akuzoi Ramën se po bën propagandë me këtë fatkeqësi. Ai theksoi se prej 8 vitesh Rama drejton qeverinë dhe vazhdon të fajësojë të tjerët.

“Njeriu që ka 8 vjet Kryeministër na tregon historikun e reshjeve në 20 vitet e fundit. Në fakt gënjen. Përmbytja ka ardhur nga kaskada. Ky vazhdon t’ju vëjë fajin të tjerëve. Kush ka qenë 8 vite Kryeministër?” – tha sot Basha.

Por reagimi i Kryeministrit ka qenë i menjëhershëm. Përmes rrjeteve sociale, Rama shprehet se drejtuesit e opozitës duan ta bëjnë komerdare tërmetin, virusin, e madje edhe Nusretin apo Tiren.

“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë” – replikon Rama.

Me pare kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka vonuar dhe ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në liidhje me situatën e përmbytjeve.

“E di gjithë Shkodra që ka ditë që nuk po bie shi dhe përmbytja ka ardhur nga kaskada. Njerëzit janë nën ujë dhe ky u thotë nuk shihni investimet që kam bërë unë. Njerëzit po vuajnë dhe ky vazhdon t’ju vendosë fatin të tjerëve. 8 vite propagandë dhe asnjë punë për të zgjidhur hallet e njerëzve. Kush ka qenq 8 vite kryeministër? Kush i ka pasur 8 vite të gjitha pushtetet? Kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur këto problemve në 8 vite?”, deklaroi Basha.

Më tej ai shton se “tani në këtë moment në vend që të mendojë për hallet e njerëzve që përveç përmbytjes, pandemisë, krizës ekonomike i është shtuar një ditë e acartë që paralajmërohet që do të jetë edhe nesër, del pa pikë turpi dhe flet sikur ka ardhur dje në qeveri. Kujt t’i kërkojnë llogari njerëzit për këtë situatë? Çfarë po bën për t’ju ardhur në ndihmë? Të gjithë janë ngritur në këmbë. Kushdo po mundohet të ndihmojë me aq sa mundet. Ky që e ka përgjegjësi me ligj, ulet atje dy orë dhe bën propagandë me fatkeqësinë. Boll më!”. Ai shtoi se me të gjitha pushtet e përqendruara në dorë, Rama ka dështuar.

1 komente në “Basha akuza për përmbytjet, Rama: Nën ujë je ti, Saliu, Iliri dhe Mona që doni si kamerdare Nusretin e Tiren. Por s’ka kush u pret matanë”

  1. O Ramë, lëri këto gomarllëqet se nuk pinë më ujë. Shiko si do zgjidhësh këtë punën e call centerave që nuk duan tamponin e covidit që bëhet në shtet dhe detyrojnë punonjësit t’i bëjnë te privati se përndryshe nuj paguajnë 2 javëshin që ke qënë sëmurë. Këtë shiko! Siç u ke dhënë udhër më parë që të veprojnë kështu, tani ktheji mbrapsht të pranojnë tamponin e shtetit se do të plasi ndonjë skandal që s’do e kesh më mendjen te Luli e te Meta, po te Zoti, barsaletat dhe tamponi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje