Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp ka kundërshtuar zgjedhjen e deputetit të PS, Fidel Ylli në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar.
Ish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se është e papranueshme dhe e dëmshme politizimi i sportit.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë!
Këto janë ditë të vështira për shumë prej jush.
Me mijëra njerëz janë dëmtuar nga oërmbytjet, por nuk kanë mbështetje.
Me mijëra të tjerë jetojnë akoma në çadra.
Qindra e mijëra janë të paounë, por qeveria nuk bën ndonjë përpjekje për t’i punësuar.
Hallet e njerëzve janë të shumta, por Edi Rama mendon vetëm për vete.
Së fundmi, plani i tij është të uzurpojë edhe sportet, duke targetuar politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të shërbëtorit të tij, Fidel Ylli.
Qeveria që ha mish me flori në Dubai ka zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit.
Deri pak kohë më parë, në statutin e Komitetit Olimpik, që miratohet nga Ministria e Arsimit, përcaktohej se “nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit”.
Arsyeja për të cilën ky përcaktim është hequr ka lidhje me vendimin e Edi Ramës për të zgjedhur president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli.
Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, eshtë emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror.
Plani i Edi Ramës për të kapur edhe organizmat e pavarur të sportit është i dëmshëm për sportin dhe si i tillë i papranueshëm.
Për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.
Uh Albana dosa qe don 10 sandwich te fry zhaben
eshte bere bythe e koke bazhella, ndoshta kete radhe del ne stol dosa
ngaqe nuk po shkelqen nje gojore
Moj baxhelle Fidel Ylli eshte figure e madhe e sportit Shqipetar.
UNE THEME TE ZGJEDHIM ATE KULICIN E SALIUT SE E BENE DHE KA EKSPERJENCE SE KA QENE EDHE POLIC
Po nje cope mundesi ka qene more aman,pse jo Gega,dhe disa nga sportistet shqiptare qe kane aritur suksese jashte,tete vjet o Fidel nje mut ke bere ,pervec atyre hoteleve me mall qe ke bere