FOTOT e panjohura: Marshimi nëpër Shqipëri i trupave serbe me në krye krajlin Pjetër Karagjeorgjeviç

15 Janar 2021, 09:18Politika TEMA
FOTOT e panjohura: Marshimi nëpër Shqipëri i trupave serbe me

Memorie.al publikon për herë të parë disa foto të rralla nga marshimi i ushtrisë serbe në territorin shqiptar, gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore 1914 – 1918, kur gjatë këtyre viteve, trojet shqiptare u kthyen në arenë luftimesh ndërmjet dy blloqeve kryesore të përfshira në këtë konflikt. Në njërën anë ishin trupat franceze, serbe, greke, dhe italiane (të Antantës) dhe në anën tjetër forcat austro-hungareze, dhe ato bullgare (të Bllokut Qëndror)

Marshimi i këtyre armatave, dhe veçanërisht i asaj serbe (ashtu siç shihet dhe në këto foto) u shoqërua me masakra, djegie, plaçkitje, dhe shkatërrime ndaj popullsisë së pafajshme civile shqiptare, sidomos pjesës së përqëndruar në viset veriore dhe veri-lindore të vëndit. Në marshimin e armatave serbo-malazeze në Shqipëri, në krye të tyre ishte dhe Mbreti i Serbisë, Krajli Petar Karagjeorgjevic, së bashku me trashëgimtarin e tij, Aleksandrin.

Ata u detyruan të evakuoheshin nga atdheu i tyre, Serbia, për t’i shpëtuar rrethimit të forcave austro-hungareze, dhe do të marshonin në kushte dhe terrene tepër të vështira, prej dimrit të egër të atij viti, me ngrica të acarta me temperatura disa gradë nën zero. Këto trupa do të rigrumbulloheshin në Selanik, pas një evakuimi që i’u bë atyre nga anijet franceze dhe italiane, të cilat kishin zbarkuar në ishullin e Korfuzit. Me mijëra serbë, do të humbnin jetën nga ky marshim i gjatë i kryer mespërmes gadishullit të Ballkanit, ku shumë prej tyre do të vdisnin nga uria, sëmundjet, si dhe nga të ftohtit ekstrem.

Këto trupa, do të ishin pjesëmarrëse në shumë histori tragjike të masakrave që ato kryen, mbi krahina të tëra të banuara nga shqiptarët autoktonë (duke përfshirë këtu dhe Kosovën). Shumë prej këtyre masakrave u denoncuan në shtypin e kohës nga korespondenti rus për Ballkanin, Leon Trocki (një nga liderët e ardhshëm komunistë të Revolucionit të Tetorit) dhe Dimitrije Tuçoviç, një ushtarak i njohur serb, i cili do të guxonte të publikonte episode të fushatës çfarosëse ndaj shqiptarëve.

Fotot në fjalë që publikohen për herë të parë nga Memorie.al, janë marrë nga katalogu ‘Albumet e luftës, 1914-1918’ të autores sereb, Andra Popoviq.

25 komente në “FOTOT e panjohura: Marshimi nëpër Shqipëri i trupave serbe me në krye krajlin Pjetër Karagjeorgjeviç”

  1. Labi says:

    O gazetar nuk jane te panjohura,kush ka lexu dy libra historie e di mire kete marshim,bile dihet se dhe vdiqen shume ushtare,aq sa dhe sot i kendojne kenge ne Serbi.

    1. nacionalisti says:

      Shoku enver, i njihte ????
      bythqimi i miladin popovicit dhe dushan mugoshes i njihte keto fakte ?????

      1. yp Xhixh says:

        Jo ne fakt, Enveri njihte tet’eme dhe vazhdoi me devocmeri ate procesin … ? ?

        1. nacionalisti says:

          o bibilush i sigurimit
          normal qe si pjelle incesti qe je, kete logjike INTERNACIONALIZMI ANTISHQIPTAR percjell

    2. Titi says:

      Kujdes se serbet ashtu si neogreket jane si qente qe shenojne territorin me ane te shurres, ata duan varreza te ushtareve ne tokat Shqiptare per pretendime territorjale mbas nje fare kohe.

    3. Edi says:

      Perse mbahet akoma e fshehur qe aty bashke me serbet kane qene dhe mirditoret. Ne vend te dali ne shesh e verteta keto gjera mbahen te fshehura. Shqiptaret dine te thone vetem Esat Pasha. Kur tradhetaret e vertete rrine te fshehur neper skutat dhe analet e historise.

      1. pthuuuuuuu says:

        Ca thua mor bastard tyrceli muti!!!!

  2. Taulant says:

    Fati deshi qe i rrethuan Austriaket se do kishin masakruar Shqiptaret e Kosoves e gjithe Jugosllavise.
    Pastaj Alpet Shqiptare me te ftohtin e tyre shumicen e varrosen te gjalle.
    Por ashtu kermat e fundit qe mbeten vrane mbi 200 vete ne Tirane e Durres pasi te largoheshin perfundimisht ata qe mbeten per ne Korfuz.

    1. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

      Meso pak ABC-ne e historise se injorance e tille nuk te ben mire.

      Ne 1915 nuk ka pasur Jugosllavi, u krijua nga Perendimi ne 1919.

      Kaloci ketu ja fut kot, sepse servet krimet e tyre i ben ne 1912-1913 ku 20,000 Shqiptare humben jeten. Edhe pse 10,000 ushtare serve u vrane vetem ne Betejen e Lumes ne nentor te 1912.

      Ne 1915 servet po iknin si qen te zgjebosur prej austro hungarezeve qe po varnin servet neper peme .

      850,000 serve ne terheqje e siper hyn ne Shqiperi ne fund vjeshte te 1915 te ndihmuar edhe nga Esat Pasha.

      250,000 prej tyre vdiqen. Disa nga uria dhe te ftohtit fisa nga sulmet e Shqiptareve.

      Te mos ishte per Esatin qe ju tregoi rruget, vonoi sulmet dhe futnizoi me ushqim, gjithe servet do ishin shfarrosur.

      E kishim rast te arte ne histori. Malesoret nuk u organizuan sic duhet si ne betejen e Lumes.

      Golgota serbe quhet.

      1. luan says:

        Jugosllavia është themeluar më 1 dhjetorë 1929.
        Në vitin 1918 është formuar Mbretëria Sërbo-Kroato-Sllovene (SKS)
        Në vitin 1912-1915 Sërbët kan masakruar shqipëtarët në dy anët e kufirit, jo jugosllavët sepse jugosllavia nuk ekzistonte.
        Edhe një gjë: mbiemrat sërb mbarojn me q jo me ç. (Koqo dhe Koço dallojn).

  3. Albann says:

    Te lodhur ,te drobitur nga lufta e te ftohtit po gjende masakruan ata qe ishin ne shtepite e tyre prane zjarit,te ngrene e te pire.Kjo tregon sa trima jane shqipetaret ne lufte .Edhe nje ushtri e shpartalluar i ve para si delet. Eshte vertete habi si mbijetuan shqipetaret kur dihet qe kush ka dashur ti pushtoje i ka pushtuar.Mendo qe mali i Zi eshte sa nje qytet shqipetar dhe….

  4. Pal says:

    Idiotesi dhe mjerime ne qarqet “inelektuale” te Tiranes per kete dashuri ndaj krimineleve serbe.
    Pse nuk postoni foto dhe deshmi historike te krimeve serbe te po te njejetes ushtri?! A mos eshte kjo si rezultat se kriminelet serb nuk kane mberri me poshte se sa Durresi ne juge te Shqiperise, apo eshte dashuria (vazalitet i mjere) i mbjelle per kriminelet serb nga Dushan Mugosha dhe Muilladin Popoviq ?!

  5. Nik says:

    Z,Alban,sa pèr dijeni shqipèria ishte nèn pushtimin otoman dhe Mali i Zi sa njè qytet shqiptar e ka marr Podgoricèn,çetinjèn dhe Nikshiqin me anèn e rusève.Shkodranèt dhe Mirditorèt luftuan aq sa mundèn por ndihma ruse si dhe traktati i Shèn Stefanit ju dha malazezève qytetet shqiptare duke llogaritur edhe sanxhakun qè ju falè sèrbève.Nqse lexoni dhe informoheni atèhere nuk do tè reflektoni nè kètè mènyrè.

    1. Gome Celiku says:

      Perandoria Osmane ishte Perandori e Shqiptareve , prandah hiqe ti me disa te tjere kete termin ” pushtim” se ne trojet Shqiptare dhe shume me tutje bejlere dhe Pashallare Shqiptare sundonin.

      Ne 1878 Lidhja e Prizrenit doli ne pah dhe mundi Malin e Zi ne 3 beteja. Biles ishte gati edhe ta pushtonte por Ali Pashe Gucia kundershtoi sepse malazezet i mbronin fuqite e medha.

      Ne 1912, Shqiperia ishte ne kaos dhe Perandoria Osmane e rene pertoke dhe Serbia dhe Mali i Zi perfituan.

      Sidoqofte malazezer me servet humben 20,000 ushtare ne Shkoder dhe ne fund Shkdora ju dha Shqiptarve ne Prill te 1913.

      Ky Albani me siper eshte nje nga bajgat jo te pakta qe jane ne Shqiperi.

      Injorant por edhe bastard me komplekse inferioriteti.

      Nuk e di idioti qe.servet humben 250,000 njerez ne Shqiperi ne 1915.

      1. Nik says:

        Replik pèr Gomè çeliku! Pèr kuriozitet dje shkruajta rreth Malit tè Zi marr nga revista orgjinale “Revista Moderne” italiane e korrikut 1915 t,è ku jep me fakte dhe shifra marrjen e qyteteve shqiptare si dhe njè prej vezirève i cili ju shkruajti pèrfaqèsueseve tè traktatit tè Sh,Stefanit pèr tè mos ndar katolikèt dhe myslymanèt shqiptar etj etj Nga historianèt gjith ballkani ishte i pushtuar nga otomanèt ,nqse ju keni ide ndryshe rreth otomanève janè problemet tuaja .

      2. Tanguli says:

        Gome Celiku, Perandoria Otomane ishte perandori e shqiptareve aq sa ishte Perandoria Romake e shqiptareve, aq sa ishte Perandoria Bizantine e shqiptareve, aq sa eshte Greqia e sotme e shqiptareve!
        Me sakte ,Perandoria Osmane ishte perandori e shqiptareve aq sa jot’eme eshte e virgjer!
        O Gome e cpume, o islamik halabak, o tyrceli i neveritshem ?

  6. mik says:

    Simbas fjalorit te shqipes : Marshim . 1} Ecje me hap te rregullt e zakonisht te shpejte. 2} Udhetimi i organizuar i nje njesie ushtarake nga nje vend ne nje tjeter per te plotesuar nje detyre te caktuar.
    Pra, ajo nuk mund te quhet marshim. Ata nuk kane pasur ndonje detyre per te plotesuar, por per ti shpetuar sulmit te ushtrise Austro-Hungareze. Ata kane qene perzierje e popullsis civile dhe ushtarake.
    Pra, ata ishin rrefugjat.
    Bota e njeh kete fakt : ” Ata kaluan permes Shqiperise pa i ndodhur qofte edhe nje incident i vetem prej shqiptareve, edhe pse historia ishte e mbushur plot me krime kunder tyre. Shqiptaret, te mbeshtetur ne kanunin e tyre i lejuan te kalonin ne tokat e tyre pa asnje incident, edhe pse kishin rastin me te mire per nje hakmarrje totale per krimet ma te shemtuara qe serbet kane bere mbi shqiptare “.
    Keshtu e interpreton kete ngjarje nje dokumentar i BBC-se.

    1. Gome Celiku says:

      Kaloci si injorant qe eshte ngaterron faktet. Servet bene krime ne periudhen 1912-1913 dhe jo ne 1915 kur po ja mbathnin si minjte nga Austro Hungarezet. Ne kohen qe po ja mbathnin, sevet nuk dinin ku kishin koken.

      Dhe sic e the edhe vet nuk ishte marshim.

      Sa per pjesen e fundit qe po permend edhe documentarin e BBC, nuk eshte e vertete.

      Mbi 250,000 serve vdiqen si qente ne Shqiperi. Vertet shume vdiqen prej urise dhe te ftohtit por shume u vrane edhe prej Shqiptareve.

      Ishte Esat Pasha qe jua shpetoi koken serbeve Duke i dhene ushqim, duke treguar rruget dhe duke vonuar sulmet e Shqiptareve.

      Kjo pjesa e Kanunit qe thua ti edhe nese do ishte e vertete, nuk do ishte ndonje nder per Shqiptaret, sepse servet nuk meritojne as nder dhe as meshire. Krimet e 1912 dhe ngarjet qe nodhen me vone gjate nje shekulli e vertetojne kete gje.

      Shqiptaret e kishin ende kujtesen te fresket.

      Ceshtja eshte qe pervec ndihmes dhe diversioneve te Esat Pashes, vet Shqiptaret nuk u organizuan ne kohe te vrisnin apo shfarrosnin nje turme kaq te.madhe njerezish.

      Duhej te ishin te pakten 10,000 malsore kompakte ta benin kete pune sic e bene ne Betejen e Lumes ku vrane mbi 8,000 serbe ne 3 dite.

      Vertete keq eshte kjo qe do them, por shfarrosja e 800,000 serveve ne Shqiperi ne 1915 , vetem te mira do na sillte ne te ardhmen.

  7. Titi says:

    Nuk kuptoj pse skelja e italianeve dhe gjermaneve ne territoret Shqiptare quhet pushtim apo prove per pushtim kurse ajo sebeve jo! Sebet ishin dhe ngelen pushtus mizor te trojeve Shqiptare prandaj mos u mundoni kot ti tjetersoni qellimet e tyre. Si gjithmon qeveria serbe investon per manipulimin e historise duke shfaqur agresionet mizore dhe te pameshirsheme kunder civileve te barabarta me humbjet e krimeneleve serbe.

    1. Liljana says:

      Kesaj i thone hakmarrje hyjnore. Vete Zot mori hak per shqiptaret nga krimet Serbe ne Kosove e veri te Shqiperise. Serbet vdiqen nga I ftohti, uria, semundjet e nga ndonje sulm I shqiptareve. Ne Serbi ekziston shprehja ” Askush nuk e njeh ferrin n.q.s nuk ka kaluar neper malet shqiptare”.

      1. Ilirjan says:

        Dhe te mendosh qe sot, turistet vijne e gjejne parajsen pikerisht ne keto male!

      2. Gome Celiku says:

        O Liljana, e kam thene edhe me siper, Shqiptaret kane sulmuar dhe kane vrare plot serbe ne ate terheqje.

        250,000 nuk vdiqen vetem nga uria dhe i ftohti por edhe nga plot sulme te Shqiptareve.

        Esat Pasha i shpetoi servet nga shfarrosja duke vonuar edhe sulmet e Shqiptareve.

        Malesoret nuk u organizuan ne kohe ( edhe pse kohe e shkurter) dhe ky ishte rast i arte e histori per shfarrosjen e serbeve.

  8. Buda says:

    Cfare jane keto interpretime te gabuara qe nxirrni ne treg, o moderatore te nderuar te gazetes “TemA”?
    Ushtria Serbe ka kryer masakra mostruoze ne Kosove dhe Shqiperine e Veriut gjate Lufterave Ballkanike 1912-1913,
    kur aneksuan mbi 20.000 kilometra katrore troje dhe nje te treten e popullsise autoktone shqiptare.
    Ne janar 1916, ushtria serbe u terhoq nga Nishi, Prizreni, Shkodra e Durresi e shpartalluar nga ushtrite austro-hungareze e bullgare
    dhe shqiptaret dinjitoze nuk e shfrytezuan situaten e veshtire te asaj ushtrie per te marre hakun e masakrave te kryera
    me urdher te mbretit dhe qeverise serbe ne kurriz te tyre…

  9. preshevali says:

    Ah, çelu Tokë të hy.
    E edhe sotë ka allbanistanca dhe koçevarë qe madhërojnë Elver Dylberin dhe kerkojnë te rehabilitojnë Esat Hajvanin, e vrapojnë pas Edwin Kristaçit. Tphuuu rracë muti.

  10. Tetovari says:

    Nuk e kisha ditur se edhe krajl Petri paska ikur
    prej austriakëve unë mendova se vetëm mbreti
    Zogu i Parë!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje