A do ikni në shtëpi nëse nuk fitoni zgjedhjet? Basha 'nervozohet' me gazetarin: S'është temë për t’u diskutuar

14 Janar 2021, 22:54Politika TEMA

A do të largohesh nga politika nëse humb zgjedhjet? Kjo ishte pyetje që kryedemokrati Lulzim Basha nuk iu përgjigj qartë në emisionin Opininon.

Lideri i opozitës, disi i nervozuar, tha se kjo nuk është temë për t’u diskutuar, duke mos u përgjigjur sesi do të veprojë në rast se Rama zgjidhet sërish kryeministër.

“Nuk është kjo arsyeja që kemi ardhur të diskutojmë. Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim.

Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar.

Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.”, deklaroi Basha

3 komente në “A do ikni në shtëpi nëse nuk fitoni zgjedhjet? Basha ‘nervozohet’ me gazetarin: S’është temë për t’u diskutuar”

  1. Eh mor lulush bilbil rush. Te kemi pare studiuar jo pak por 8 vjet hyje nga nje dere minister e pastaj tek tjetra e kudo qe vajte nuk ndrite vecse mbushe xhepat e tu dhe ishe zagar i Saliut Zenit.Gites pra njeri pa personalitet. Nuk di kush mund te jete ai gomar qe te vij pas. Edhe te tjeret nuk them se jane normal por ti nuk je e keqja me e vogel Ti je vici i vogel i kermes Sali.

  2. Ëndra me sy hapur. says:

    Jep pëgjigjen mos dredho! Je kot fare, I pa besushëm.

  3. Malsori says:

    Kur te hipi gomari ne maj te plepit do te behet Basha kryeminister.Sali Kerma e ka mberthyer prej gryke.Edi Rama eshte pa diskutm fituesi i zgjedhjeve te 25 Prillit.PD-je dhe LSL-ja jane rrugeve dhe do te mbeten rrugeve.Malsori Boston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje