KPK: Prokurori Enrik Haxhiraj pushtoi tokën tek ‘Uji i Ftohtë’ dhe ndërtoi një vile 4-katëshe

14 Janar 2021, 20:23Politika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstaton se prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj ka qenë në pamundësi në vlerë të mëdha për krijimin e pasurive që disponon, përfshirë një vilë 4-katështe tek ‘Uji i Ftohtë’ – e ndërtuar mbi tokë shtet të pushtuar.

Nga Edmond Hoxhaj

Prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj u përball të enjten më 14 janar me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për kriterin e pasurisë, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha, njw kundravajtje penale pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.

Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për prokurorin Haxhiraj kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

Gjatë seancës dëgjimore që zgjati 4 orë, relatorja e çështjes, Pamela Qirko evidentoi pamundësi financiare në vlera të mëdha për një vilë me 4 kate në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, si dhe “pushtim të tokës” ku gjendet objekti.

Qirko shpjegoi se prokurori Haxhiraj nuk ka pasqyruar në deklaratën veting burimin e krijimit të ndërtesës me një kat nëntokë, një kat përdhe dhe dy kate banimi sipër, me sipërfaqe totale 184 m2.

Nga hetimi ka rezultuar se kjo banesë është ndërtuar në një truall me sipërfaqe 500 m2 në dhe është legalizuar në vitin 2011 nga subjekti i rivlerësimit. Investimi i deklaruar është 18 milionë lekë ndërkohë që vlera totale e parcelës ndërtimore ka rezultuar 3.4 milionë lekë.

Sipas Komisionit, Haxhiraj ka deklaruar si burime pagat e tij dhe të ardhurat e përfituara nga bashkëshortja si notere; dy hua në vlerat 20 mijë euro dhe 10 mijë USD, një kredi në vlerën 40 mijë euro dhe shumën 14 mijë e 926 euro e përfituar nga shitja e një shtëpie të mëparshme të përfituar nga privatizimi.

Qirko shpjegoi se ndërtimi i vilës ishte realizuar në 3 faza. Në vitin 2002 ishte ndërtuar struktura e godinës në vlerën 6.6 milionë lekë, ndërsa në vitet 2003 dhe 2004 janë shpenzuar nga 5 milionë lekë për rifinitura.

Prokurori Haxhiraj ka pretenduar se burimi kryesor për krijimin e kësaj pasurie kanë qenë depozitat në emër të tij dhe të bashkëshortes që në vitin 2002 rezultonin në vlerën 10.2 milionë lekë.

Qirko tha se nga analiza financiare e kryer për punimet e kryera në fazën e parë ndërtimore, ka rezultuar se nga kursimet në depozitat bankare është përdorur vetëm vlera 1.6 milionë lekë.

Komisioni konstaton se nuk është provuar mundësia financiare e huadhënësit të pretenduar nga Haxhirajt për vlerat 20 mijë euro dhe 10 mijë USD. Qirko tha se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe kontradiktor. Për shumat e mësipërme subjekti ka deklaruar se huadhënëse ishte një kompani, por në kontrata rezulton se ka qenë administratori i saj V.M..

Haxhiraj e kundërshtoi në seancë konstatimin e KPK dhe pretendoi se kishte provuar me dokumente se V.M. kishte pasur tre shoqëri tregtare dhe kishte vepruar edhe jashtë shtetit prej nga kishte përfituar të ardhura të konsiderueshme.

KPK ka analizuar edhe të ardhurat e bashkëshortes së Haxhirajt nga puna si notere për periudhën 1995-2002. Qirko tha se fitimi është konsideruar në vlerën 21.3% të të ardhurave dhe ka rezultuar se për periudhën e analizuar fitimi neto ka qenë rreth 4 milionë lekë.

Në analizën financiare për periudhën 95-2002 janë përfshirë investimet për vilën 4 kate, blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 38.7m2 në vitin 2000 në Vlorë kundrejt vlerës 1 milion lekë, blerjen e një makine dhe shpenzimet jetike.

Komisioni konkludon se për këtë periudhë familja e prokurorit Haxhiraj ka rezultuar me balancë negative në shumën 10.5 milionë lekë.

Si burime për investimet e kryera në fazën e dytë, subjekti ka pasqyruar tre tërheqje, dy në shumat 2 milionë lekë dhe një në vlerën 1.4 milionë lekë. Pasi nga analiza financiare e kryer për periudhën 1995-2002 subjekti ka rezultuar në pamundësi financiare për krijimin e depozitës 10.2 milionë lekë, KPK konstaton pamundësi financiare për investimet e kryera gjatë kësaj faze.

Pamundësi financiare janë konstatuar edhe për punimet e kryera në fazën e tretë ku një pjesë e burimeve në shumën 2.5 milionë lekë është deklaruar se ishte pjesë e depozitës së krijuar deri në vitin 2002.

Komisioni ngre dyshime se kredia në vlerën 40 mijë euro e deklaruar si burim krijimi për shtëpinë 4 kate ndërtimi, është përdorur për destinacion tjetër. Nga hetimi ka rezultuar se kredia është marrë për blerjen e një dyqani.

Qirko pohoi se subjekti e ka quajtur si lapsus të punonjëses së bankës shënimin e qëllimit të përdorjes së kredisë për blerje dyqani dhe se ai dhe bashkëshortja e tij kishin qenë të pakujdeshëm kur kishin firmosur.

Haxhiraj këmbënguli se qëllimi i vetëm i marrjes së kredisë kishte qenë për kryerjen e investimeve në shtëpinë në “Ujin e ftohtë”.

“Nuk kishim interes të blinim njësi se bashkëshortja e ushtronte aktivitetin në njësinë e privatizuar nga mamaja”, tha ai.

Në seancë u tha se nuk rezultonte që vlera e përfituar nga shitja e shtëpisë së përfituar nga privatizimi të ishte transferuar për kryerjen e ndonjë pagese gjatë fazës së tretë të punimeve për shtëpinë në “Ujin e ftohtë”.

Balanca negative janë konstatuar edhe për dy pagesa të kryera në vitin 2010 pranë ALUIZN-it për regjistrimin e pasurisë, kur ka rezultuar pamundësi financiare në shumën -1.7 milionë lekë.

Në përmbyllje të analizimit të kësaj pasurie, relatorja Qirko tha se prokurori Enrik Haxhiraj kishte kryer kundravajtje penale në zënien e truallit.

“Zënia e truallit binte ndesh me legjislazionin në fuqi dhe përbënte kundravajtje penale ‘pushtim toke’”, tha ai.

Prokurori Enrik Haxhiraj kundërshtoi gjetjet e Komisionit duke dhënë detaje të hollësishme për pretendimet dhe përllogaritjet e tij.

“Problemet e analizës financiare të Komisionit i kam gjetur tek metodika e ekspertëve të KPK”, tha Haxhiraj.

Ai theksoi se edhe vetë KPK konstaton se nuk ka qenë e lehtë të përllogariteshin fitimet e siguruara nga bashkëshortja prej aktivitetit të saj 25-vjeçar si notere.

“Për periudhën 1994-2010, edhe vetë tatimet kanë konfirmuar se informacioni që kanë servirur nuk është i plotë”, shtoi Haxhiraj.

Sipas tij, KPK pranonte se bashkëshortja kishte fituar 5.5 milionë lekë gjatë periudhës 2003-2005, ndërsa për vitet 2006, 2007 dhe 2008 thuhej se kishte fituar 20 mijë lekë në muaj. Këtë përllogaritje ai e cilësoi pa sens dhe në fund të seancës dëgjimore depozitoi si provë dokumente që sipas tij vërtetonin se kishte kryer kërkesë padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë kundër Drejtorisë Rajonale të Tatimeve që kishte informuar se fitimet për periudhën 2006-2008 kishin qenë 20 mijë lekë në muaj.

“Nuk ka deklarime nga tatimet Vlorë për fitimet neto të bashkëshortes për periudhën 1994-2016, ka vetëm qarkullim dhe qarkullimi shkon 1 miliard lekë”, tha Haxhiraj në seancë.

Ai kundërshtoi edhe përllogaritjen e KPK se fitimi i bashkëshortes ishte 21.3%. Haxhiraj bëri me dije se i ishte drejtuar një audituesi privat i cili kishte konkluduar në një analizë financiare të ndryshme nga KPK.

Sipas tij, barra fiskale për aktivitetin e bashkëshortes ka qenë 1.5% dhe se fitimi përllogaritej të ishte 75.23%. “Ekspertët e KPK kanë konkluduar se paga ime është më e lartë se të ardhurat e bashkëshortes. Na kanë surprizuar ekspertët”, tha subjekti.

Sipas Haxhirajt, eksperti i kontraktuar prej tij kishte konstatuar se kishte pasur balancë pozitive në vitin 2010, kur ishin kryer pagesat për legalizimin e shtëpisë pranë ALUIZN-it.

Haxhiraj i kundërshtoi konstatimet e KPK për pushtim toke. “Atëherë nuk kam pushtuar apo zaptuar tokë”, tha Haxhiraj dhe shpjegoi se parcela ku ai kishte ndërtuar shtëpinë gjendet brenda një sipërfaqe toke të përfituar nga shtetasi Dh.S. dhe se ky i fundit e kishte përfituar nëpërmjet ligjit 7501, si punonjës i ndërmarrjes bujqësore.

Subjekti pretendoi se marrëveshja kishte qenë verbale dhe se ishte rënë dakord që kontrata e shit-blerjes për parcelën 500 m2 ku ai kishte ndërtuar shtëpinë, do të nënshkruhej sapo Dh.S. të siguronte certifikatën e pronësisë. Sipas Haxhirajt kjo kishte qenë e pamundur për shkak të vonesave nga institucionet shtetërore dhe për shkak se Dh.S. dhe bashkëshortja e tij vuanin nga sëmundje e rëndë dhe nuk kishin mundur të vepronin.

Relatorja Qirko e pyeti Haxhirajn nëse kishte paguar ndonjë vlerë për truallin që pretendonte se i kishte dhënë Dh.S.. Ai tha se nuk kishte kryer asnjë pagesë.

Edhe pas konstatimit të relatores Qirko se pagesën për truallin e kishte kryer në favor të shtetit, Haxhiraj këmbënguli se trualli nuk kishte qenë pronë shtet, pasi sipas tij Dh.S. kishte marrë në vitin 2004 aktin e pronësisë, por nuk kishte mundur ta regjistronte se zona nuk kishte qenë e azhornuar dhe risolli në vëmendje se ai ishte i sëmurë së bashku me bashkëshorten.

Haxhiraj pretendoi në vijim se në atë periudhë kundravajtja penale shqyrtohej nga këshilli i bashkisë.

Probleme janë gjetur edhe në blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 100 m2 kundrejt vlerës 110 mijë euro, të porositur në vitin 2009 nga shoqëria shitëse, në një shoqëri tjetër ndërtimi.

Qirko tha se Haxhiraj nuk ka pasqyruar në deklaratën veting burimin e krijimit të kësaj pasurie dhe se ka përfituar trajtim preferencial nga firma shitëse. Sipas KPK, firma shitëse e ka blerë me të njëjtin çmim që i’a ka shitur subjektit 9 muaj më vonë.

Prokurori Haxhiraj deklaroi në seancë se pronarët e firmës shitëse i njihte prej kohësh dhe kishte miqësi. Sipas tij, administratorët e firmës në fjalë i kryenin shërbimet noteriale pranë zyrës së bashkëshortes së tij. Ai shpjegoi se djali do të niste studimet e larta dhe në këtë periudhë kishte konsideruar të nevojshme të blinte një apartament në Tiranë.

Haxhiraj pohoi se kur kishte diskutuar për këtë situatë me administratorët e firmës shitëse, ata i kishin dhënë mundësinë e blerjes për 10 apartamente të ndryshme, që sipas tij i kishin fituar nëpërmjet kleringut.

“Ata kanë pajisur me materiale ndërtimi dhe pajisje hidrosanitare firmën ndërtuese prej nga kanë përfituar apartamentin që më kanë shitur mua. Ata e kanë marrë fitimin e tyre në materialet që i kanë dhënë firmës ndërtuese në këmbim të apartamentit, kështu që nuk ka trajtim preferencial”, deklaroi Haxhiraj dhe solli në vëmendje se kishte dorëzuar dokumente se vërtetonin që fqinjët e tij i kishin blerë më lirë apartamentet.

Duke ju referuar kontratës së sipërmarrjes të nënshkruar mes firmës që i ka shitur apartamentin subjektit dhe shoqërisë ndërtuese, Komisioni konstaton pamundësi financiare të administratorëve të firmës shitëse për shlyerjen vlerës së kësaj pasurie.

Qirko evidentoi se prokurori Haxhiraj nuk ka deklaruar një shtesë në njësinë e shërbimit ku ushtron aktivitetin bashkëshortja, pronë e dhuruar nga nëna në vitin 2015, e cila e kishte blerë vite më parë si ish-punonjëse e ndërmarrjes ushqimore në Vlorë.

Haxhiraj pretendoi se nuk kishte pasur shtesë, por ishte një sipërfaqe e vogël e rrethuar me sipërfaqe xhami, që më vonë ishte zhvendosur dhe nuk ekzistonte më.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Haxhiraj dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pasur mundësi financiare për blerjen e një njësie shërbimi 23.8 m2 në vitin 2013, kundrejt vlerës 9 milionë lekë. Sipas Qirkos, një hua në shumën 4.2 milionë lekë e marrë nga një shoqëri për shlyerjen e një pjese të çmimit të njësisë, duke se nuk është transferuar në destinacion.

Nga analiza financiare për këtë vit ka rezultuar balancë negative në shumën -1.3 milionë lekë.

Qirko vijoi se janë konstatuar mospërputhje në deklarimin e çmimit të blerjes së kësaj pasurie dhe se në deklaratën veting nuk është pasqyruar burimi i krijimit.

Gjithashtu ka rezultuar se prokurori Haxhiraj nuk ka deklaruar burimin e blerjes së një automjeti tip Benz kundrejt vlerës 500 mijë lekë.

Komisioni konstaton mosjustifikimin e burimeve të një huaje të marrë në vitin 2009 në shumën 20 mijë USD nga T.M. që është përdorur si kolateral për marrjen e një overdrafti me qëllim blerjen e një apartamenti. Po ashtu, Haxhiraj nuk ka justifikuar edhe të ardhurat e një huadhënësi tjetër, të cilit subjekti i ka marrë vlerën 10 mijë euro në vitin 2010 për të shlyer një pjesë të çmimit të apartamentit në Tiranë.

Qirko tha se subjektit i është kaluar barra e provës edhe për mosdeklarimin e një shtese anësore në apartamentin me sipërfaqe 38.7 m2 në Vlorë, të ndërtuar në vitin 2007, për të cilën ka aplikuar për legalizimin.

Ajo shtoi se janë konstatuar balanca negative në vlera të konsiderueshme për periudhën 2003-2016, për të cilat subjekti i rivlerësimit ka dorëzuar prova dhe shpjegime duke pretenduar përllogaritje tjetër.

Prokurori Haxhiraj i kundërshtoi të gjitha gjetjet e KPK dhe balancat negative të konstatuara nga analiza financiare.

Në fund ai kërkoi riçeljen e hetimit për kriterin e pasurisë dhe hapjen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin,

KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 19 janar, ora 09:45.

40 komente në “KPK: Prokurori Enrik Haxhiraj pushtoi tokën tek ‘Uji i Ftohtë’ dhe ndërtoi një vile 4-katëshe”

  1. Tan Marku says:

    Pse keshtu Enrik, menduam qe do te shpetonte Tur Haxhi sepse je investuat shume per te ! Suksese ne jete

    1. Cen Durimmodhi says:

      I plasi bytha ketij. Behet avokat dhe shijon milionat e vjedhura. Suksese ne jete popullit idiot qe pret drejtesi nga keta.

    2. ppa says:

      O Tan Marku, kuer e ke radhen ti, sepse do degjojme qyfyre.

  2. Daku says:

    Nuk e di nese ka te drejte KPK apo zoti Haxhiraj por Vlora eshte vend i vogel e njerezit njihen.sidomos ne kur jane njerez qe kane gjithe jeten ne poste te rendesishme.si per Nikun e si per gruan e vet nuk kam degjuar kurre te flas njeri keq.perkundrazi,gjithmone kane bere mire kurdo qe kane mundur

    1. ILYRIA / Frankfurt am Main says:

      ” Kane bere mire ku kan mundur”…….ketu fillon perceptimi i gabuar ne Llogjiken tone i dashur DAKU…….
      Nje Punonjes i Drejtesise dhe e Shoqja Notere, nuk mund te bejne mire apo keq….ai/ ajo jane te detyruar nga Ligjet e atij vendi vetem te japin DREJTESI……kaq…as me shume e as me pak………sepse ai ka bere mire ndaj nje Njeriu por nga ana tjeter ka ndeshkuar palen tjeter…….pra nga nje Gjyq nuk mund te fitojne te dyja palet nga pretendimet qe kane, se perndryshe po te jane Dakord per X ose Y Problem nuk i drejtohen Gjykates………..tjeter………Ka marre/ grabitur Toke Shtet tek Tuneli ????????? Ka ndertuar Vile me kater kate…….cfare te shkruash e mendosh me shume per Drejtesine qe ky Njeri ka perfaqesuar ????????????? Kalofsh mire DAKU

    2. Eli says:

      Niku eshte njeri i mire por e griu egoja e te shoqes qe ky nuk arriti tia frenonte .Me vjen keq per te .

    3. Eli says:

      Eh mor Nik ,ti i dhe shkelmin karieres por edh vetes q kur perzieve gjitheshka me A.H .Fatkeqsia jote a paaftesia jote po ke paguar cmim te rende qe do e vuash gjith jeten .

    4. antipatrea says:

      Daku : Ja kështu janë këto punë – Burri më i mirë në Vlorë ka Vilë në tokë të xanun dhe me para që nuk justifikon dot pasurinë e tij … Vlonjatët e tjerë , jo kaq të ndershëm dmth , i bije të jenë të gjithë për gijotinë more Daku rrumbullaku … Drejtësia bëhet vetëm me ç’thonë letrat dhe jo ç’thonë njerëzit nëpër kafene…

  3. I koruptuar , e di gjith vlora says:

    ,mashtrues , eshte e vertete sesi pushtuan tokat e frutores , zoraxhinj dhe denglamedhenj, ju vine fundi, jashte nga sistemi se i ka duart e pista .

  4. Philadelphia says:

    E lini Enrikun rehat se eshte njeri i nderuar dhe si ka ber keq njeriu po merruni me hajdutet dhe sharlatanet qe e kane bere tollovi shqiperine, merruni me presidentin hajdut, berrish vrasesin dhe rame kllounin

  5. Kavajsi says:

    Pse me,çberi Riku?Aty kishte qejf me e bo aty shtepine,aty e boni.Shqipni hesapi pra.Gjynof qe iken nga systemi i drejtesise,se i shpeton burgut.

  6. Toni says:

    Kur do ta mesoni qe neShqiperi nuk ka as prokurore e as gjykates ju lutem kur…
    Ne Shqiperi prokuroria dhe gjykata eshte nje Bande e mireorganizuar si nje trup I vetem me KRIMIN E ORGANIZUAR.
    Eshte kaq e dukshme dhe e prekshme.

  7. Nari xhexhes says:

    Edhe Niku edhe Irena njihen si njerez model ne Vlore.Niku asnjehere nuk ka grabitur njeri apo te behet pale me krimin.Me te ardhurat si Notere e te shoqes mund te ndertonin 10 vila si ajo.Skandal i veingut nqs skualifikohet

  8. k says:

    Vetëm plotoni i ekzekutimit,korrigjon korrupsionin e degjeneruar shqiptar.

  9. Drejtesi curvash says:

    Vlonjatet zaptuan e ndan detin, jo token. Ky tipi, e di vete qe s’ka bere drejtesi po padrejtesi.

  10. katarakti says:

    Këta menduan se nuk do të jepnin kurrë llogari sesi i vunë paratê. Prandaj tani bëjnë si të tërbuar që PD-LSI-ja të rivinë përsëri në pushtet.

  11. p.m.p. says:

    CFAR FLISNI ?

    NE PIKPAMJEN LIGJORE, A ESHTE CDO NDERTIM PA LEJE I NDERTUAR NE PRONE PRIVATE TE TJETERKUJT APO TE SHTETIT, NJE SHKELJE LIGJORE ?
    POR SA PUNONJES TE SHTETIT ME DETYRA TE LARTE APO DETYRE ME TE ULET, KANE SHKELUR LIGJIN DUKE NDERTUAR PA LEJE JO NE TOKEN E TYRE DUKE SHKELUR NE KETE MENYRE LIGJIN ?
    A KA NGA ATA PUNONJES SHTETEROR APO DREJTUS PARTISH QE KANE KRYER KETO SHKELJE LIGJORE DHE NJEKOHESISHT KANE QENE PJESE E ADMINISTRATES POLITIKE APO PUBLIKE DHE KANE QENE PJESE E PROPOZIMIT DHE MIRATIMIT TE KUADRIT LIGJOR PER LEGALIZIMIN E KETYRE VEPRIMEVE NE SHKELJE TE LIGJIT ?

  12. Taipi says:

    DAKU ESHTE E VERTETE QE NIKU ESHTE DJALE I MIRE POR AJO VILA E NIKUT ESHTE E GJITHA LUKS IMPORTI DHE NE SHTEPI MUNDE TI GJESHE LEKE ME SHUME SE SA KA NDONJE BANKE KY NIKU HYNE NE RANGUN E TOM DOSHIT E LIKE FLORIRIT ATO SHIFRA QE PERMENDEN ATY JANE FITIMET MUJORE

  13. Ana says:

    ???? jane me hajdutet qe ka pas qyteti. Me stil dhe elegance e ka e rrjep Vloren. Nuk ka prokure te mos kete kaluar nga zyra e te shoqes. Edhe pazaret me vendimet gjyqesore aty kryheshin. Pastaj se harrova kjo kpk ka kontrolluar mire se kane edhe 10 apartamente neper qytet. ????.

  14. Anja says:

    Irena dhe Enriku jane persona model, te ndershem dhe te drejte

  15. Edlira says:

    Me napalm ti djegesh keto qeliza kanceroze ne sistemin e drejtesise shqiptare,pak eshte…?

  16. Julian laci says:

    Po ,vetem te mira ka bere ,vetem se donte 20 million per ceshtje .

    1. hallall ja kam bere te tera mire se shpetoj verra ... says:

      Julian ne qofte se e ka zgjidhe problemin hallall i ka 20 milon.bile meriton edhe 1 dreke te Nusreti….

  17. 17nentori says:

    Ky nga pak doren ne kandar e ka mbajtur se paska ndertuar vilen ne token qe nuk eshte e tija …pa vene as edhe nje lek nga xhepi i vete!!!
    Pse cfare pret ky qe ti evidentojne me fotografi se ku i ka marre parate e thata ne dore?

  18. HajroLula says:

    O Daku , per akumulim te ardhurash dhe burimi i paligjshem i tyre akuzohet , dhe jo per thashetheme dhe bla bla bla , kur vjedh tjetri nuk ben fjale dhe zhurme , por thjesht vepron, ne popull ata duken te mire , buzeqeshin , te qerasin , jane te respektushem , nesallen egjyqit ama bejne krimin e ku ta dish ti dhe une se si u mblodhen kaq shume miliona ??? Ka komisione te posacme per te kontrolluar Pse valle vetem prokuroret dhe gjykatesit kane miliona te padeklarushme ?? Dhe gjihmone ata akuzohen ??
    Edhe Llalla i pafajshem deklaron , si thua eshte i pafajshem ?????? Nuk duhet llogjikuar keshtu , por ndryshe , p.sh. prokurori dhe gjykatesi vune pasuri sepse shkelen mbi kufoma , ben te pafajshem dike qe vrau , qe i mori jeten nje te pafajshmi , nje pe pamunduri te perballonte ate , vetem keshtu kupton drejt se si jane bere parate , dhe se ckrime kane bere .
    Per mendimin tim , prokuroret dhe gjykatesit e koruptuar jane me te rezikshem se kriminelet , sepse kryen jo nje po dy krime , nese krimineli e beri krimin ndoshta pa dashje , prokurori dhe gjykatesi e mbrojten ate me nje bindje te plote , dhe e dyta nuk llogariten dhe viktimen ………..

  19. Doktor Mortja says:

    Pamela po kontrollon Enrikon!
    Xhesika po mbledh hetimet dhe ja dergon Ennos !
    Enno sapo foli ne telefon me Brajan!
    Brajan me te shoqen Franceska nisen neser ne Tirane!
    Nga Tirana, Palombina Prelvukaj dhe Madonna Hasanaj nisen per Venecia!
    Iliri, Arbeni dhe Teuta kane ikur ne drejtim te paditur!

  20. Punon me djerse e kursen tane jeten e ne fund ..... says:

    Bon mire se gjen mire….Rob Zoti

  21. Ivan i madh says:

    Sado të mundohet Kpk nuk ka se cfare ti beje ketij mostre prokuror vetem mund ta pushoje nga puna. Ketij mostre i vinte ak ai sistem që Meroja me kelyshet e tij e sulmon. Ai sistem kete plere jo vetem ja kofiskonte pasurine po e conte ne burg te pakten per nja 15vjet të mira. Prandaj mos u shqeteso shume Mero idioti se drejtesia ne kapitalizem nuk pastrohet kurre se i tille është sistemi.

  22. drashovica says:

    Enriku eshte njeri fisnik dhe profesionist

  23. Dash says:

    Kjo eshte shume e tepruar per nje person shume pozitiv ne Vlore, te ishin gjithe prokuroret si Enrik Haxhiraj vendi do qe me i mire…… Ketu me sa po kuptoj, diskutohen te ardhura te mbledhura ne periudhen 1990 deri 2005 6 etj kur shteti ishte rrumpalle dhe nuk kishte as aparat per regjistrimin e taksave, rregullat ishin zero…. Une mendoj se nuk ka shqiptar te kete mundur te deklaroje gjithecka ne ate periudhe,, me kete llogjike mund te procedosh 99 perqint te shqipove dhe sot me keto rregulla bashkohore nuk mund te gjykosh ti Shqiperine e viteve – 90…. nuk egziston……. (pa diskutim hetimi perqendrohet tek gruaja, nje nga noteret me te mira ne Vlore,) ndoshta jane nga te paktet persona ne pozite qe flasin pozitivisht te gjithe. Ketu pastaj hyn ne mes inatet personale dhe ne shqiptaret jemi njesha per kete, ska dyshim, por mendoj se duke vepruar keshtu dhe nga ana tjeter te mos i hyje asnje gjemb ne kembe politiqeneve tane te dashur qe nga i Pari deri te i fundit, mendoj se humbet kredibilitet Reforma ne drejtesi………. Po goditem dhe personat me pozitive me “kontrolle” absurde ai vend sbehet kurre,,,

  24. Daku says:

    Niku ska qene kurre gjukates,rrjedhimisht nuk ka nxierr ndonje kriminel nga burgu.te gjithe kemi kaluar nga nje zyre noterie dhe e dime se sa fitojne noteret.mjafton te shohim se ne cfare shtepie jetojne noteret e tjere.nuk eshte vetem shtepia e kesaj notere me 4 kate.personalisht e njoh Nikun nga nje histori personale.ne vitet 90 xhaxhait tim ju dogj nje parcele me ullinj nga nje gabine e KESH qe ishte ne token e tij dhe keshtu qe shkoj ne gjyq me KESH per ta zhdemtuar.nuk e gjente te drejten se nuk e vershellente njeri fare ne Vlore duke qene nga Mallakastra.nje bashkefshatari yne kishte te bente me gruan e tij dhe i kerkoj Nikut ta ndihmonte nese mundej.Xhaxhai im fitoj gjyqin e morri 50 milion leke te vjetra nga KESH.i dha vetem doren e i tha vetem Faleminderit Nikut.as edhe nje kafe

  25. Nik says:

    Niku èshtè njè prej djemève mè tè mir vlonjat sè bashku me bashkèshorten e vet.Njeri i edukuar,i respektuar nga vlonjatèt si dhe e shoqja e tij.Tokèn e frutores ku ka ndèrtuar edhe Niku nè 1996 èn, njè shoku i im i cili ishte pjes e ndèrmarrjes dhe me ligj i takonin mbi 100 metra truall,mè propozoj ti paguaja 10 miljon lekè dhe mè vonè legalizohej simbas tij 10 miljon qè ishin kursimet e mija i humba me piramidat kèshtu qè brigjet e vlorès i shikojm me dylbi nga italia..Faktikisht kishte plotèsisht tè drejt sepse shumè puntorè tè frutores shitèn tokèn qè ju takonte me ligj ndèrsa legalizimet mendoj se janè bèr mè vonè,Jam bèr pishmènd njèmij her qè nuk e bleva atè copè toke.Si Niku nè Vlorè janè 99% qind e vlonjatève qè kanè ndèrtuar apo bler tokat e ish ndèrmarjes sè frutores,mjaft qè tè bèhen verifikime nga KPK ja ,duke filluar nga Radhima,Plazhi i Vjetèr Orikumi ,Nartè,Zvèrnec,Dhèrmi,Qeparo,Himarè .Enriku duhet tè kèmbèngul se nè 1996/7/8/9 èn shtèpija ndèrtohej me 20 qindarka,dmth njè murator atèhere paguhej 5 mij lek dita,ose 5 mij lireta,Tè bèjm njè llogari ,1 muartor merrte 150 mij lek nè muaj, thjeshtè 2 ose 3 murator pèr njè muaj rrogè paguheshin 450,0000 lekè komplet shpenzimet pèr muratorèt ? Plus 50,0000 mij materjalet,u ndèrtua shtèpija Matematika nuk gabon, mos i fundosni njerèzit nè kètè mènyrè duke mos argumentuar siç duhet shpenzimet mè cilat gjer nè vitin 2000 mij nuk ekzistonin llogaritjet preçize ndaj tatimeve etj etj.Nqse mazhoranca e prokurorève nè shqipèri do tè ishte si Enriku atèhere drejtèsia do tè funksiononte.

  26. Vlonjati nga Belgjika says:

    Dolen ne skene mbrojtsit e Enrikut !!!…
    Komentues me pagese – Vrases me pagese.
    Eshte njeri i mire – thone.
    Eshe nje hajdut zullumqar, jo njeri i mire.
    Ti sekuestrohet pasuria, ti hiqet e drejta e profesionit atij dhe gruas.
    Ne pranga !
    Plehrat e Vlores!

  27. Majlinda says:

    Pa fjale. Te jete kjo drejtesua e vetingut?….Si mund te gjykohen investimet e kohes se “tranzicionit”me ligjet e sotme te tregut ?…A ka shqipetare qe nuk ka blere,qofte edhe divan, te pa prrovuar fiskalisht?…Sa per Nikun dhe Irenen, si i njohim ne vlonjatet, jane njerez te vecante. Do te uroja te kishte me shume njerez te tille.Tema me duket nje sulm shume personal ky, zhgenjim!!!!

  28. Diploma fallco says:

    O i ashtequajturi Tan Marku, po kur të hoqen me diplome fallco kishte qyfyre?Nuk ke faj ti se kur nuk te rrasen në burg ty si jot tëmë?

  29. Po po po.. says:

    Ti “vlonjati nga Belgjika” na trego disa fakte se ne vlonjatet e tjere i njohim per Zoterinj…..

    1. Nik says:

      Miku jonè prej Belgjike,e keni nga xhelozia apo meqènse je mbas tastierès dhe gjuha ju pret majtas dhe djathtas.Investimet nga 1990 ta gjer nè 2000/5 kryheshin pa fatura,kemi 99 % qind tè shqipèris nè kètè situat ,pèrse Enriku duhet tè paguaj sè bashku me bashkèshorten ?Drejtèsin presin tè funksionoj mbar shqiptarèt por jo tè digjet bari i njomè sè bashku me tè thatin.Nè vend tè Enrikut dhe bashkèshortes do ta ndiqja çèshtjen edhe nè instancat e BE sè nqse nuk e trajtojn problemin ndershmèrisht.

  30. Gimi says:

    Qytetaret vlonjate e njohin familjen Haxhiraj si nje familje e nderuar dhe respektuar! Me reputacion te padiskutueshem ne Vlore. Si njerez te thjeshte dhe te punes, te fjales se mbajtur dhe te perkushtimit ndaj qytetareve ne nevoje, shembull dhe model i qytetarise vlonjate!
    Ata kene punuar per mbi 30 vjet dhe me pune te ndershme kane krijuar mireqenien e tyre. Sic thekson Relacioni, 68% e te ardhurave jane krijuar nga puna e noterise. Si ka mundesi qe per periudhen 1994-2004 te ardhurat noteriale te mos mbulojne vleren e baneses? Dhe prej ketej nxirret konkluzion i gabuar qe „nuk ka burime financiare te mjaftueshme“?! Kjo eshte pika kyce qe duhet sqaruar, pasi permbys rezultatin financiar!!!
    Cdo marredhie kontraktuale, ka vlere, qofte edhe ajo me goje, kur asnje nga palet nuk nxjerr pretendime. Shprehja „toke e zene“ nuk gjen vend per tu perdorur per kete person. Ja vlen ta rishikoni kete rast. Ti jepni subjektit ate qe meriton. Jo ta ngarkoni padrejtesisht.
    Mendoj qe kujdes i tepert duhet per ato dosjet e „kopsitura“ dhe jo per ata persona qe pasqyrojne te verteten sepse besojne realisht te ajo.

  31. Gimi says:

    Qytetaret vlonjate e njohin familjen Haxhiraj si nje familje e nderuar dhe respektuar! Me reputacion te padiskutueshem ne Vlore. Si njerez te thjeshte, te perkushtimit ndaj qytetareve ne nevoje, qe me pune te ndershme mbi tridhjet vjete jane shembull dhe model i qytetarise vlonjate!
    Sic thekson Relacioni, 68% e te ardhurave jane krijuar nga puna e noterise. Si ka mundesi qe per periudhen 1994-2004 te ardhurat noteriale te mos mbulojne vleren e baneses? Dhe prej ketej nxirret konkluzion i gabuar qe „nuk ka burime financiare te mjaftueshme“?! Kjo eshte pika kyce qe duhet sqaruar, pasi permbys rezultatin financiar!!!
    Cdo marredhie kontraktuale, ka vlere, qofte edhe ajo me goje, kur asnje nga palet nuk nxjerr pretendime. Shprehja „toke e zene“ nuk gjen vend per tu perdorur per kete person, i cili eshte shembull i korrekteses ne marredhie zyrtare dhe ato shoqerore ne Vlore. Ja vlen ta rishikoni kete rast

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje