Skeda e pasurisë së deklaruar e Gent Cakajt: Ish ministri i Jashtëm burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet e tij në vitin 2018

14 Janar 2021, 13:30Politika TEMA

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet e tij në vitin 2018.

Gent Cekaj u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2018, por ai e ushtroi funksionin si i komanduar, pasi nuk u dekretua nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Cakaj shërbeu në kabinetin e Ramës për dy vjet dhe u largua me dorëheqje në dhjetor 2020.

Gent Cakaj ka lindur në Prishtinë më 6 korrik 1990 dhe është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari. Cakaj mban pesë diplomime në fushat e filozofisë, drejtësisë dhe shkencave politike.

Gjatë viteve të shkollimit, Gent Cakaj është angazhuar si konsulent dhe analist për çështje politike, si dhe është autor e bashkë-autor i disa punimeve në këto fusha. Ai iu bashkua kabinetit të kryeministrit Edi Rama në janar 2018 si këshilltar politik dhe në të njëjtën kohë, ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Zonën Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Në qershor 2018, Gent Cakaj u emërua zv.ministër në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme, ndërsa në janar 2019 u komandua si ministër. Cakaj e motivoi dorëheqjen nga kabineti i Ramës me zgjedhjet në prag, ku ai nuk synon të kandidojë si deputet.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtmë që prej fillimit të detyrës publike dhe deri në fund të vitit 2018.  [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Në deklaratën e dorëzuar para fillimit të detyrës në vitin 2018, Cakaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 48.7 milionë lekë, e cila i përket prindërve të tij, me përjashtim të një llogarie personale prej 157 mijë lekësh. Në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 49.6 milionë lekëve.

Pasuritë e patundshme të familjes Cakaj kapin vlerën e 43 milionë lekëve, e ndjekur nga likujditetet bankare prej rreth 5.4 milionë lekësh dhe automjeteve me vlerë 1.1 milion lekë.

Të ardhurat e Z. Cakaj gjatë vitit 2018 kanë qenë 1.2 milionë lekë me burim 100% nga funksioni i tij.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 1 vit të deklarimit, i cili rezultoi me probleme.

Në deklaratën vjetore për vitin 2018, Z. Cakaj deklaron shtesa në llogari bankare në vlerën e 240 mijë lekëve, blerjen e një makine me vlerë 5 mijë euro dhe shpenzime qiraje prej 5170 euro. Të ardhurat vjetore të deklaruara rezultojnë të pamjaftueshme për të mbuluar këto shpenzime në shumën e rreth 240 mijë lekëve.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2018  

14 komente në “Skeda e pasurisë së deklaruar e Gent Cakajt: Ish ministri i Jashtëm burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet e tij në vitin 2018”

  1. Viola says:

    Goxha zbulim BIRN paska bere goxha shpenzime Caka.Po turp nuk keni i jeni qepur si kone te gjithe ketij djali qe kur ka ardhur.Nje djale i mbrekullushem i shkolluar i edukuar i perkushtuar nje djale qe do ta donte dhe do te ndihej krenar cdo prind .Po hetimin e vilave te Lulit dhe te vilave me banjo per macet kur do e beni.Turp te keni po i perdorni mediat per shantazhe politike.

    1. Anadoll ne Tiranë says:

      Domethene per dy vjet, ky Cakaj ka “vjedhur” Dy miljone leke te vjetra?
      Me kete eshte marre idiotja Klidiana Lala? E paska zbuluar hajdutin. Femer e ndyre.

  2. Suksese te metejshme says:

    Edhe ai ja beri naften punes…

  3. qytetar says:

    epo jo me kot ju quajne KAZAN !!!!
    MACJA SASHA SI PO SHKON ME BANJON !!!!????

  4. Dauti says:

    Pergezime vertet per kete djale inteligjent dhe shume te moralshem

  5. Loni says:

    Turp BIRN, 1000 here turp e faqja e zeze!
    Zoti Cakaj duhej te ishte i fundit ne rradhe.
    Me pak se dy vjet ne detyre.
    Ta fillonit investigimin me Z. Meta e keshtu me rradhe.
    E dija BIRN agjensi mediatike serioze!!!
    Loni

  6. Demiri says:

    Keto zbulime qe na nxjere “BIRN” i financuar nga opozita ne Tirane jane sa qesharake aq dhe idioteske.Jane therrime krahasuar me volat e Pulito apo volat ne gjirin e Lalezit.

  7. ?????? says:

    Te gjithe hajduta jane pa perjashtim Shqiptare hapni syte

    1. Realpolitika says:

      TURP PER BIRN QE MERRET ME TE RIUN KOSOVAR EXELENT, GENTI CAKAJ.
      MERRUNI ME PASURINE MARRAMENDESE TE LIKE FLORIRIT E LUL BASHES.
      VILA NE SHQIPERI E VILA JASHT VENDIT.
      FEMIJET NE SHKOLLE HOLLANDE E ANGLI.

  8. uskania says:

    Një analizë e turpshme e BIRN. Ai është i pamartuar, pjesëtar e një familjeje, e cila e mbështet djalin e vetë. Në njerën anë nxirret pasuria e tundshme apo e patundshme e familjes, në anën tjetër Genti nuk llogaritet me ta. Politiqenë LSI-stë të BIRN!

  9. uskania says:

    Shkoni i llogaritni vetëm pagesat në universitetet private të fëmijëve të Ilir Metës në Britani, por, nuk ju do BYTHA. Pse? Nënkuptohet.

  10. Qinani says:

    Tre P.
    PPP.=PIDH +PUSHTET+ PARE …çdo mashkull e don kte formul matematike ta zbatoj n praktik.
    Dhe si zakonisht perdoret P. ja tjeter ,Partija…
    Pidhi osht mjalt
    Pushteti osht pare
    Parja osht pidh + gjithçka..
    Dhe t gjitha kto ti sjell mëma Parti. Natyrisht po u ngjite siper lart n skaj..

  11. Baca-Bajram says:

    Edhe Macja Sasha ja kalon nga te ardhurat Cakes… Kur do i kerkoni Like Floririt te bej deklaratat per pasurite ne emer te MACES? hahahaha

  12. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Tema ben shume mire qe boton kete gje se na ndihmon (per ata qe se kane kuptuar akoma) te kuptojme se sa thelle ka hyre e keqja ne ket vend,, eshte shume e veshtire te kapet demi nga briret i thone muhabetit…. i gjori Cakaj, nje djale model, ci hyre kesaj pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje