Cili do të jetë tani fati i Donald Trump-it

14 Janar 2021, 11:06Politika TEMA

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar të mërkurën për ta bërë Donald Trumpin presidentin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shkarkohet dy herë, duke e akuzuar zyrtarisht për nxitjen e kryengritjes në Capitol, në ditët përfundimtare të mandatit të tij.

Dhoma e kontrolluar prej demokratëve ka kaluar me 232 vota për dhe 197 kundër rezolutës që e ngarkon Trumpin për sulmin e përgjakshëm ndaj demokracisë amerikane. Këtë rezolutë e votuan edhe 10 bashkëpartiakë të Trumpit republikan, duke iu bashkuar radhëve demokrate në përkrahje të shkarkimit.

Mirëpo është pothuajse e pamundur që shkarkimi i pashembullt të shpjerë drejt largimit të Trumpit nga posti para përfundimit të mandatit të tij katërvjeçar dhe betimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar. Lideri i shumicës në Senatin republikan, Mitch McConneli, ka hedhur poshtë thirrjet e demokratëve për ta mbledhur përbërjen e Dhomës në një seancë urgjente për nisjen e menjëhershme të gjykimit të shkarkimit, ka bërë të ditur një zëdhënës i tij.

Dhoma demokrate e kaloi nenin e vetëm të shkarkimit – akuzën zyrtare që e mban përgjegjës Trumpin për “nxitjen e kryengritjes”. Akuza bazohet në fjalimin ndezës, të cilin presidenti e mbajti para mijëra mbështetësve, vetëm pak kohë para se turma e besnikëve të tij t’i vërsulej dhunshëm ndërtesës së Capitolit. Ngjarjet e penguan certifikimin zyrtar të fitores së Bidenit kundruall Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke i shtrënguar ligjvënësit që të kërkojnë strehim të sigurt dhe duke lënë të vdekur pesë persona, mes të cilëve një zyrtar policie.

Gjatë fjalimit të tij të 6 janarit, Trumpi i kishte përsëritur pretendimet e pabaza se zgjedhjet ishin manipuluar dhe kishte nxitur përkrahësit që të marshonin drejt Capitolit.

Historikja e shkarkimit

Me prani të shtuar të trupave të armatosura të Gardës Kombëtare brenda dhe jashtë Capitolit, një debat emocional është zhvilluar të mërkurën në po të njëjtën sallë të Dhomës, ku ligjvënësit një javë më parë ishin strehuar poshtë tryezave dhe ishin pajisur me gazmaska teksa turmat po përlesheshin me policinë përpara dyerve.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxitur këtë kryengritje, këtë rebelim të armatosur kundër vendit tonë të përbashkët”, ka thënë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, një demokrate, para se votimi të mbahej. “Ai duhet të shkojë. Ai është qartazi dhe bindshëm një rrezik për kombin që ne duam”.

Asnjë president amerikan nuk është shkarkuar më parë nga detyra nëpërmjet procesit të shkarkimit. Tre sosh – Trumpi më 2019, Bill Clintoni më 1998 dhe Andrew Johnsoni më 1868 – ishin shkarkuar më herët nga Dhoma e Përfaqësuesve, por ishin shfajësuar më pas nga ana e Senatit.

Shkarkimi ndodh në kohën e thellimit të ndasive politike në SHBA-në e plandosur nga pandemia, afër përfundimit të presidencës përplot trazime, në të cilën Trumpi qeverisi me mesazhin djathtist populist “Amerika në rend të parë”.

Kongresisti demokrat, Julian Castro, dikur kandidat presidencial, e ka quajtur Trumpin “burrin më të rrezikshëm që ka qenë ndonjëherë në Dhomën Ovale”. Kongresistja Maxine Waters e akuzoi Trumpin se dëshiron luftë civile, teksa demokrati Jim McGovern ka thënë se presidenti “ka nxitur temtimpuç”.

Disa republikanë kanë argumentuar se iniciativa për shkarkim ishte gjykim i nxituar që i anashkalon procedurat e zakonshme, si seancat dëgjimore, dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të heqin dorë nga përpjekja në emër të unitetit dhe shërimit kombëtar.

“Shkarkimi i presidentit brenda një kohe kaq të shkurtër do të ishte gabim”, ka thënë Kevin McCarthy, republikani kryesor në Dhomë. “Kjo nuk do të thotë se presidenti nuk është fajtor. Presidenti e bart përgjegjësinë për sulmin e së mërkurës në Kongres, prej anës së protestuesve”.

Aleatët më të ngushtë të Trumpit, si republikani nga Ohio Jim Jordan, ka shkuar edhe më tutje, duke i akuzuar demokratët për veprime të nxitura kryekëput nga interesat politike.

“Kjo ka të bëjë me heqjen qafe të presidentit të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Jordan, të cilin Trumpi e kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale të Lirisë në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, gjatë kësaj jave. “Gjithnjë për këtë kishte qenë, pa marrë parasysh të gjitha. Është fjala për opsesion”.

“Krimet e larta”

Shkarkimi është masa e paraparë nga themeluesit e Amerikës në shekullin 18 për t’ia mundësuar Kongresit largimin e një presidenti i cili, sipas Kushtetutës, ka ndërmarrë vepra “të tradhtisë, ryshfetit apo krimeve e kundërvajtjeve të tjera të larta”. Në rastin e shkarkimit përfundimtar të Trumpit, Kushtetuta amerikane parasheh që nënpresidenti, Mike Pence, të bëhet president dhe ta përfundojë mandatin e tij.

Dhoma e shkarkoi Trumpin pasi që ai i anashkaloi thirrjet për dorëheqje, ndërsa Pence iu shmang kërkesave të demokratëve për ta aktivizuar dispozitën kushtetuese për shkarkimin e presidentit.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kishin votuar më herët për shkarkimin e Trumpit në dhjetorin e 2019-s, nën akuzën për abuzim me pushtetin dhe për pengimin e punimeve të Kongresit me anë të kërkesës adresuar Ukrainës për ta hetuar Bidenin dhe të birin e tij, Hunter, para zgjedhjeve. Mirëpo në shkurtin e 2020-s, Senati votoi për ta mbajtur Trumpin në detyrë.

Neni i shkarkimit të së mërkurës e akuzoi Trumpin për “nxitje të kryengritjes”, duke pretenduar se ka provokuar dhunë kundër Qeverisë amerikane në fjalimin para mbështetësve. Neni citon po ashtu telefonatën e Trumpit më 2 janar, në të cilën ai ia kërkon një zyrtari në shtetin e Georgias që “t’i gjejë” votues për ta përmbysur fitoren e Bidenit aty.

Në fjalimin e 6 janarit, Trumpi i kishte përsëritur pretendimet për mashtrime të gjithmbarshme në zgjedhje dhe për parregullsi që ia “rrëmbyen” fitoren. U kishte thënë mbështetësve që “ta ndalin vjedhjen”, “të tregojnë forcë”, “të luftojnë më ashpër” dhe të përdorin “rregulla shumë më të ndryshme” ndërsa kishte premtuar të shkonte bashkë me ta në Capitol, ndonëse nuk e bëri.

“Nëse nuk luftoni me gjithë fuqinë, nuk do ta keni më vendin”, u tha ai.

Demokratët tani mund gjithashtu të insistojnë për shkarkimin nëpërmjet gjykimit në Senat, në përpjekjen për ta çuar përpara votimin që do t’ia bllokonte Trumpit përhershëm kandidimin për këtë post.

Reuters

16 komente në “Cili do të jetë tani fati i Donald Trump-it”

  1. Erl says:

    Ç’të mbjellësh do të korrësh…dhe kur mbjell gjëmba plagë dhe dhimbje do korrësh…

  2. Piro says:

    Trumpi arriti gjate 4 vjeteve:
    – Te siguronte nje rritje absolute te rralle ne historine e SHBA duke rritur prodhimin vjetor me 3.7%, pas viteve te krizes ekonomike te viteve 2008-2016.
    – Te ulte nivelin e papunesise ne 2.7%qe nuk mbahet mend ne historine e ketij vendi (nderkohe qe ne vende si Franca e Italia eshte te pakten tre here me e larte.
    – Te ndryshontei bilancin tregtar te Amerikes (qe per hir te se vertetes eshte ende negativ).
    – Te nxirrte Ameriken nga marreveshja shfrytezuese NAFTA.
    – Te ndalonte favoret e jashtezakonshme qe pati Kina nga tregtia me SHBA.
    – Te ndalonte hyrjen e lire ilegale te immigranteve latino-amerikane (jane rreth 13 milion te tille) qe hyne dhe qendrojne pa dokument e ne SHBA,
    Atij i duhej edhe nje term tjeter qe te realizonte ate qe ai e quante “Tharjen e mocalit te korrupsionit ne Uashington.

    1. Vishja plot says:

      1) Kriza ekonomike ka filluar ne 2002 dhe ekonomia amerikane filloi te permisohej gradualisht qe nga viti 2012. Ulja e taksave ka qene programi i republikaneve qe kur Bush iku nga pushteti
      2) papunesia me ulet ka qene ne 1969 rreth 3.4%, ne 2019 arriti 3.7%
      3) NAFTA u prish me teper per egon e Trump sesa per ndonje perfetim serioz per USA
      4) Mund ti kete ndaluar perfitimet e Kines me USA, por Kina ka bere zgjerim ekonomik neper bote sot sa dyfishin e vitit 2017
      5) Ndalimi i emigranteve asnjehere nuk ka ndodhur ne te vertete. Ka qene cfaqje e Trump, si edhe muri ne kufi me Meksiken
      6) Ai nuk mund te bente ‘tharjen e kenetes’ sepse eshte pjestar i saj. Para 2016 u lepihej gjithe politikaneve duke filluar nga Klintoni

  3. bonehead says:

    Shumë interesant shkrimi i Reuters por më duket thjeshtë si propagand sepse të drejtën e shkarkimit e ka vetëm Senati. Dhoma përfaqësuesve vetëm sa vërteton akuzën që çohet në gjykatë (Senati) për gjykim.
    Këto janë musinformacionet e shtypit të majtë. U hedhin hi syve të lexuesve të tyre edhe i mbulojnë me propagand.
    Prandaj quhen “fake news”

  4. ??Usa says:

    Piro mendoj se ke marre gabimisht ilacet e diarrese ne vend te atyre per dementia. Trumpets gjithnje e bejne kete. Te pashkolle rednecks.

    1. Piro says:

      Sipas llogarise tende vella (nuk ia lejoj vetes te perdor gjuhen tende te ulet) del qe te pashkollet e Amerikes jane 80% e te bardheve qe kane ndertuar realishtAmerikenqe votojne per Trump-in dhe pjesa e shkolluar jane zezaket, hispaniket, arabet, aziatiket dhe nje pjese e qytetareve dembele qe jetojne me elmoshat e qeverise.
      Te falemnderit se me ndricove jo vetem mua por edhekedo tjeter qe do te kene fatinta lexojne komentin tuaj.

      1. ??Usa says:

        Ne ate kategori ke zgjedhur te hysh. Rednecks nuk jane 80% e te barrheve, por 70% e ruraleve te Amerikes. Statistikat e trumpets jan sikur i ke marre nga cerdhe femijesh. Sado e ndyre te jete gjuha ne komentin tim (per trumpets) kjo nuk i kalon as 1 te qinten e idhullit tend Trumph. Pra bej dallimin cfare ke zgjedhur te mbrodh o shqipfoles barkbish qe mbron pasunaret.

        1. Piro says:

          Gjuha nuk regullohet sa do te mundohesh; ate e marrim ne familjen ku rritemi, pasqyrim korrekt i se ciles eshte cdo njeri.
          Prape nuk e kuptove e po mundohem edhe nje here te ta shpjegoj ne nje menyre tjeter:
          Pjesa me e pashkolluar dhe pakulturuar dhe e paqyteteruar e amerikaneve jane zezaket, hispaniket, aziatiket etj., nje pjese e mire e te cileve jeton me lemoshat e shtetit dhe thuajse te gjithe keta votojne per demokratet . Republikanet jane praktikisht parti vetem e te bardheve.
          Ti nuk e di se ata qe ti i quan rednecks ndertuan kete Amerike te bekuar dhe prej tyre kane dale kaq shume presidente te Amerikes si Harry Truman, Dwight Eisenhoweri, Lindon Johnson, Gerald Ford, Jimmy Carter etj, shkencetare si Dwight Ingle, , aktore si Julia Roberts, filozofe, astronaute, etj.
          Po nga t’i dish ti keto?

  5. Vishja plot says:

    Ate thote edhe Reuters: propozim per shkarkim nga house dhe gjykimi dhe vendimi merret nga Senati.
    Ku eshte lajmi i rreme?

  6. Trump says:

    Une jam kristian, por me duhet te them se Bush ka bere krime te renda kunder njerzimit dhe shikohet si hero, Trump eshte njeri i paqes dhe shikohet si kriminel ????????

    1. ??Usa says:

      Paske nevoje urgjente qe pervec syzeve per miopi, te te bejne edhe transplant te trurit. Trumph njeri i paqes thote ky IQ peshku. ????

      1. Jo Une says:

        O USA, A e more cekun e asistences?

  7. Piro says:

    Gjuha nuk regullohet sa do te mundohesh; ate e marrim ne familjen ku rritemi, pasqyrim korrekt i se ciles eshte cdo njeri.
    Prape nuk e kuptove e po mundohem edhe nje here te ta shpjegoj ne nje menyre tjeter:
    Pjesa me e pashkolluar dhe pakulturuar dhe e paqyteteruar e amerikaneve jane zezaket, hispaniket, aziatiket etj., nje pjese e mire e te cileve jeton me lemoshat e shtetit dhe thuajse te gjithe keta votojne per demokratet . Republikanet jane praktikisht parti vetem e te bardheve.
    Ti nuk e di se ata qe ti i quan rednecks ndertuan kete Amerike te bekuar dhe prej tyre kane dale kaq shume presidente te Amerikes si Harry Truman, Dwight Eisenhoweri, Lindon Johnson, Gerald Ford, Jimmy Carter etj, shkencetare si Dwight Ingle, , aktore si Julia Roberts, filozofe, astronaute, etj.
    Po nga t’i dish ti keto?

    1. ??Usa says:

      Po cfare thua o Piro?! Po nga i gjen keto “mrekullu” qe shkruan o i gjore? Kaq shume ke humbur rrugen? Gerald Ford per 2 vjet ndertoi Ameriken? Seriozisht e ke ti?
      O tartuf katundar shqiptar, keta qe me permend ti vijne nga ai gjak qe vrau e preu indianet vendas, qe ju vodhi gjithcka deri jeten. Rednecks akoma jetojne si ne 1750 o mjeran. Akoma enderrojne per skllavet dhe supremacine e leshterikut te bardhe. Qenia humane more humbameno, nuk ka te beje me ngjyren e lekures o skinhead shithole, por me dijet dhe dihet boterisht se rednecks jane barabar injorante me ata qe feja ja ka mbyllur syte dhe i con kamikaze. Po ben moral per familje ti zgjebje? O emigrant i gjore qe mbron dhunuesin tend, a ke idene cfare racizmi bie mbi ty? JO? Shko dhe jeto ne Georgia, North Carolina apo S.C shko ne Teksas, Alabama, Kentucky, Louisiana, Idaho etj dhe te shohesh me syte e tu sa mjeran behesh nga racizmi redneckve dhe supremacisteve. Ti nuk kupton gjene me elementare: shtresen shoqerire qe te takon. Te tjerat jane pordhe me borzilok. Nuk ti kap antena ty. Kuptove Spiraqi?

  8. Taulant says:

    O “Piro”, hiqe nje tulle or mik, se je shume lart. Trump dhe Sali Berisha, nuk zevendesojne kurre atin tend

  9. dyshuesi says:

    Ka nje problem me trampistet kur ngatrrojne ekonomine me demokracine . Ekonomia ka ligjet e veta . Trampi si i sipermares mund te rradhitet nder te sukseseshmit. Ndoshta per kete duhet te flasin njerezit e ekonomise dhe te bisnesit. Por si politikan i nje demoktacie me pretendime siç ajo amerikane eshte, le per te deshiruar . Eshte larg te qenurit i sukseseshem, shume larg , per te mos thene i demshem dhe deshtuar. A mjafton ngritja ekonomike per te justifiluar demin qe solli ne imazhin e demokracise amerikane ? Edhe Kina ka ngritje ekonomike biles ne terma ekonomik edhe me te larte se te vendeve demokratike por askush nuk justifikon sistemin politik. Emiratet arabe kane ekonomi qe lulezon por sitemi qeverises me ligjet e sheriatit nuk zileps njeri. Peandaj them , nuk duhet te ngaterrohet demokracia me sukseset tregetare te Trampit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje