Basha arrin marrëveshje me Shehin e Ndokën, do jenë në listat e PD. Ngërç me Mediun, Idrizin e Dulen! LSI jashtë

14 Janar 2021, 12:45Politika TEMA

Pas kreut të PAA-së Agron Duka, kreu i PD-së Lulzim Basha ka gjetur dakordësinë dhe me dy aleatë të tjerë.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj raportoi se Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka do jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë edhe në Shkodër.

Të dyja këto parti do të kenë kandidatë dhe në qytete të tjera të vendit, por jo në pjesën e sigurt të listave.

Ndërkohë negociatat vazhdojnë me Partinë Republikane dhe PDIU.

Kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi do të jenë në listat e PD, por ndërkohë po diskutohet për emra të tjerë që do të përfshihen në listat të sigurta në këto parti.

Ndersa per LSI e drejtuar nga Monika Kryemadhi sa qe behet fjale deri ne keto momente per fillimin e negociatave per ndonje marreveshje koalicioni parazgjedhore!

Gjatë gjithë kësaj jave një grup negociator nga Partia Demokratike janë duke punuar për të përfunduar marrëveshjet me aleatët e koalicionit opozitar.

2 komente në “Basha arrin marrëveshje me Shehin e Ndokën, do jenë në listat e PD. Ngërç me Mediun, Idrizin e Dulen! LSI jashtë”

  1. Nafia says:

    Aman Dulen dhe Idrizin, i siguroni se Jane dhe aset kombetar!

  2. qytetar says:

    O ZOT SA I LUMTUR JAM PER NDOKEN !!!
    Na bani me kuptue pse Ajri asht i fresket ne mengjes !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje