Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte i pari që bëri një marrëveshje me kreun e PD-së, Lulzim Basha për t’u përfshirë në listat e kësaj partie.
I ftuar në studion e ABC News, gazetarja e pyeti Duken se si i pranoi PD-ja në listat e tyre.
Si duket ai nuk e pranoi këtë pyetje dhe u përgjigj duke thënë se ata pranuan njëri tjetrin dhe nuk i pranoi Basha.
“Ne pranuam njëri-tjetrin, nuk na pranoi ne Basha. Kanë qenë procese negociuase, nuk është se Basha u tregua zemërgjerë dhe tha meqenëse u kemi dhënë llafin hajde keni një vend në Parlament.
Ne kemi mbështetësit tanë. Ne e meritojmë një mandat të plotë në Kuvend.
Çfarë është kjo që Basha iu mori ju.
Se kush ka më shumë nga njëri-tjetri këtë e vlerëson një i tretë. Unë mendoj se ne na duhej më shumë se një mandat. Ne kemi një kandidat në zonën e sigurt.
Po të dilnim vetëm ne, prapë 10 mijë veta do na duheshin. Pra është pak a shumë e barabartë. Duke pasur një profil agrar kemi edhe zonën e Fierit.
Do bëjmë propagandë që të votojnë kandidatin. Eduard Sharka do të jetë kandidati jonë në Fier.
Neve nuk na është dhuruar gjë, nëse fillojmë këtë lloj diskursi atëherë dalin gjëra të tjera. Ne kemi një qëllim që të fillojmë fushatën elektorale”,- tha Duka.
Po te ishe aq trim te kishe dale me vehte, po ju ngjite si m… pas kepuces bashes deri sa te premtoj se do te fusi ne listat e pd, turp, cfare m… partie jeni. Dilni ne zgjedhje e mos pellisni kot neper media ne se ju a mban menderja. Hajdeni rrezojeni ramen, jeni te zote, apo …
Agron ketu kemi qene , ashtu si dhe ju , e dime mbeshtetjen dhe mbeshtetesit e partise qe mendoni se drejtoni , eshte bere fushate nga vete PS dhe Nano me elektoratin e majte per te bere ca deputete te “udhehequr” nga Xhuveli , per t’i pozicionuar mbas nje dite te zgjedhjeve DJATHTAS , per te risjelle (ricikluar) ne pushtet te djathten , ate qe ty personalisht te ka etiketuar si Duka i krimit .
Po te te flas me gjuhen bujqesore qe ti e njef ju do jeni deputet hamullor.Turp jeni kthyer ne lypsar Po ta nbajti ty dhe atyre shokeve te tu dilni me vehte,meritoeni mandatin dhe pastaj beni cte doni me te Do kemi nje parlament te deformuar me parti inekzistente
Mbeshtetesit e ketij nuk bej ne me shume cerek deputeti prandaj bashkohen me pd qe kryetaret te sigurojne nga nje mandat per vete dhe me pas te lehin per 4 vjet sikur jane te rendesishem.Si ky dhe Mediu te dy bashke nuk plotesojne votat per 1 deputet dhe i kerkojne PD. Nga 5 apo 6 deputet ne zonen e sigurte.Vetem.ne shqiperi ndodh qe nje kryetar partie vetem vdekja e largon nga karikja e kryetarit
Jo se vetem je pesnuar ne lista por per te qene pjese e ksaj liste mund edhe te kesh paguar
Nqs do ishe politikan do dilje vetem dhe kur te therriste basha apo rama do u tregoje sa vlen
Duke pasur parasysh perhere nqs te voton kush