Zyrtari i lartë i LSI-së: Të gjitha votat për PD më 25 prill, që të dalë forcë e parë politike

14 Janar 2021, 18:44Politika TEMA

Ish ministri i LSI Ylli Manjani ka bërë një deklarate të fortë lidhur me situatën politike në vend, duke deklaruar dhe voten e tij, me shume se tre muaj para zgjedhjeve te 25 prillit.

Manjani ka bere thirrrje qe te votohet opozita, duke specifikuar madje qe te gjitha votat e opozites te shkojne per Partine Demokratike qe te dale force e pare politike dhe te mandatohet per krijimin e qeverise se re!

Nuk dihet se perse ka ndodhur ky pozicionim radikal i Manjanit, por vihet re fare qarte se ka nje hatermbetje me LSI, ku ka qene zyrtar i larte dhe ne forumet drejtuese kryesore te saj dhe minister i Drejtesise.

Por momentalisht Manjani e ka “tradhetuar” kete force politike dhe liderin e saj real Ilir Meta!.

Postimi i plotë i Manjanit:

“Gjej me vend të ritheksoj disa gjëra në këto kohë thashethemesh, të cilat burojnë nga merkato politike:

1. Mbetem kritik me mënyrën se janë të organizuara e funksionojnë Partitë Politike në vend. Kjo është arësyeja që kam mbajtur një pozicion disi të distancuar me to. Mendimin që kam patur e kam e kam shprehur gjithmonë pa asnjë barrierë.

2. Kam 4 vite + disa muaj që jam i pozicionuar kundër sundimit politik të Rilindjes në vend. Nuk po llogaris këtu mendimin tim publikisht të njohur, jo gjithmonë të njëjtë me Rilindjen përgjatë viteve 2013-2017.

Nuk po llogaris gjithashtu këtu qëndrimet e mia të njohura kundër shkatërrimit të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste.

Sot, vetëm 3.5 muaj para zgjedhjeve nuk kam asnjë motiv apo arsye ta braktis këtë pozicion timin. Mbetem në opozitë me ta.

3. Kam mendimin e palëkundur që vendi jonë i përbashkët ka nevojë urgjente për të ç’rrënjosur monizmin si politikë subduese dhe, t’i kthehet normalitetit politik duke kryer një rotacion pushteti paqsor. Në këtë funksion, vota ime do jetë në favor të opozitës politike në vend.

Rotacioni do ti bëjë mirë edhe vetë Partisë Socialiste, e cila duhet të shohë më drejt atë që ka bërë me vendin.

4. Vota këtë radhë nuk do jetë zgjedhje alternativash, por detyrim për të kthyer vendin në normalitet. Ndaj kërkohen dy gjëra:

së pari pjesmarrje në votime dhe,

së dyti sa më shumë vota në favor të Partisë Demokratike dhe opozitës.

Partia Demokratike veçanërisht duhet mbështetur, jo thjesht se ka radhën për të qeverisur (pas 8 vitesh opozitë), por se është partia më e madhe e opozitës dhe duhet ndihmuar të bëhet parti e parë në vend. Janë llogari të nevojshme që i dikton sistemi zgjedhor.

Të majtë e të djathtë kanë mundësi të “vënë shpirtin në paqe” në raport me traditën e tyre, duke votuar parti të tjera opozitare përveç PD. Spektri i tyre është i gjerë.

Jam i bindur se partitë e opozitës nuk janë më të mirat, por janë të domosdoshme për të kthyer normalitetin demokratik dhe rotacionin politik në vend.

5. Këto zgjedhje janë më të rëndësishme se çdo karrierë personale. Pra diskutimi është kush s’është në listë duhet të jetë në plan të dytë.

Në plan të parë është ndalja e monizmit dhe kthimi i normalitetit me rotacion politik.

Veç e veç jemi të gjithë burra të mirë, por të gjithë bashkë duhet të bëjmë më të mirën.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi and co, janë padyshim difektozë dhe me shumë të meta. Me shumë gjasë ata e shfrytëzojnë këtë nevojë të madhe që ka vendi për ndryshim edhe për të ndërtuar politika dhe ekipe politike jo të mira, por janë rruga e vetme për të dalur të keqen dhe për të tentuar normalitetin.

Personalisht i mendoj dhe i shpreh rregullisht këto pikpamje. Nuk kam qenë kurrë deputet në jetën time, por kjo smë ka ndalur mendimin dhe shprehjen e tij.

I mbetem besnik këtyre pikpamjeve të paktën deri në momentin kur me datë 25 Prill të kem hedhur votën time.

Më tej nuk e di! Do shohim e do bëjmë…

Por ftesa ime për miqtë e mi është:

Duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe, duhet votuar Partia Demokratike dhe opozita.

Kjo është përgjigja që kam për të gjithë ata që më pyesin “si do shkojë puna në zgjedhje” dhe se “a do e braktis opozitën,si të tjerët?”…

18 komente në “Zyrtari i lartë i LSI-së: Të gjitha votat për PD më 25 prill, që të dalë forcë e parë politike”

  1. lavdosh says:

    te gjithe kerkojne te jene ne listen e garantuar te PDse
    Lista e LSIse ne Tirane maximum 2 veta, nje ne Fier, nje ne Durres dhe me shance nje ne Korce/Elbasan
    Nuk ka vende tek listat e LSIse

  2. agron says:

    Vetëm ti Mero mund ta interpretosh këtë postim te Manjanit si tradhëti ndaj LSI???!
    Sa rënde je!!! Dhe sa nenvlereson lexuesit?!
    Çdo votë për PD dhe opozitën. Kryesisht për PD që mos lemë PS të dalë forcë e parë!

    1. bregdetari says:

      Këta kërkojnë demokraci, normalitet, sepse sipas tyre normalitetin e shkallmoi ,jo PS por Edi Rama. Ata duan të votohet opozita, por për cilën opozitë do votojnë shqiptarët? Opozita e sotme është ajo që shkallmoi shqipërinë dje, dhe shqiptarët këtë e dinë, Aty janë vrasësit e opozitës së djeshme Saliu dhe Luli, dhe shqiptarët këtë edinë. Manjani , ish socialisti, thotë që deri në 2017 mendonte se “Rilindja” ishte brenda normalitetit, por paska dalë jashtë normalitetit kur ai u largua nga Qeveria. Të gjithë këta lehës nuk e kanë as me demokracinë, as me normalitetin, as me
      hallin e shqiptarëve,por me Edi Ramën. Ai ua ka sterosur sytë dhe të arthmen në llokoçitjen e karjersë pa punë dhe dembelizmin politik. “Të largojmë Ramën me çdo kusht”-thonë. Pse? Sepse ai është pengesa që ata të vazhdojnë të hanë qyl, të mashtrojnë ,të livadhisin, të mbrojnë vjedhjet e derisotme. Opozita nuk thotë të rëzojmë qeverinë , pra maxhorancën qeverisëse. Këta thonë të ikëj Rama pa dreqi ta marrë këtë vend. Ah,po. Do vijë Luli për ta regulluar. Pika kokës!!.

  3. Sala says:

    Sa zagare si puna jote jane sot ne treg,po nuk ben kush pazar per ta se nuk ja vlen dhe skane vlere

  4. Viola says:

    Po kjo dihej ..Ai nuk e ka thjesht hatermbetje.Eshte prishur perfundimisht me LSI qekur Likja e hoqi nga posti ministrit te drejtesise. Ky akoma nuk e ka kuptuar qe e mbajne me hater perndryshe duhej te merrej i pandehur per tenderin milliona euro te byzylykeve.

  5. Cuku says:

    O na rruaç BOLET o bole

  6. Shqiptar says:

    Manjani tamam si Kaçi i Zi!
    Keshtu perfundojne funderrinat!

  7. Nje shqiptar nga Jugu i vendit says:

    “Duhet” ta votojme opoziten , sidomos PD-ne , sepse
    ajo paska radhen per t`u rikthyer ne pushtet ! Argument
    me idjot se kaq , nuk gjen kund .Edhe opozita , sikurse
    “Rilindja” , na thote ish ministri i drejtesise , nje m*t
    jane , por pas tete vjetesh , opozita ka zene siper
    nje kore disi te thate dhe nuk vjen edhe aq shume
    era per te vjelle ….. ! ! !

  8. Gjakovari says:

    O Manjan mblidhi votat e mbështetësve të PD-s dhe ato të të gjitha partive tjera dhe po ti fali edhe votat e partive të Kosovës VV, LDK, AAK të gjithë sëbashku s’mund ta mundni Edi Ramën. Jo pse është perfekt porse për të gjithë këta është Profet.

  9. katarakti says:

    Nuk ekziston asnjë ligj në botë që kërkon qê çdo 8 vjet të ketë rotacion?! Sikur të jetë e vërtetë kjo do të thotë se duhet të riciklohen gjithmonë hajdutët, gabitësit dhe shkatërruesit e vendit. Dhe se nuk do të ketë kurrë drejtësi.

  10. Konjak says:

    Thirriet e zoteri Manjanit , ne keto momente , sigurisht jane edhe propagante politike para zgjedhjeve . Pas dy mandateve per qeverisien aktuale , eshte koha per rotacion politik te qeverisies . Rilindia per keto 8 vjet ne qeverisie , beri aq sa mundi . Tani ka mbaruar historia e perpiekjeve dhe e aftesive te Rilindies per ta udhehequr shqiperine drejt perparimit . Kjo parti tash duhet te qetesohet , te rinovohet dhe te perpunoje ide te reja , per nje te ardhme me te mire , ne te arthmen . Nuk eshte nevoja te perserisim pa fund arritjet e saj ekonomike dhe sociale , jane ato qe dim me se miri te gjithe , se jemi deshmitar te fakteve . Sa per pretendenten per ne krye te qeverisies , pra PD , ne nuk eshte se dim gjithe parametrat qe duhet te ket gati per qeverisie , por besojse , c’do institusion i saj –te qeverisies ne hie — duhet te ket qenur gati , qysh para nje viti . Perkatesia social shoqerore e partive –pra e Majte e Djathte , ndoshta ska elementin perkates ; shoqeri e pasur , –e djathta , dhe shoqeri e klases punetore , pra te Majtet . Edhe ato pak zhvillime qe pati vendi nga 25-sa–ne 90-ten , nuk mund te percaktojne sakt perkatesine e klasave shoqerore ; ne vinim nga nje feudalizem fare i prapambetur . Kurse figurat politike , te ardhura qysh nga 90 -ta , — pa i rene askujt ne qafe — ka ardhur koha , te qetesohen ne jeten e tyre private , pa u mohuar leviziet shoqerore . PD-ja , – qoft koalicion — duhet te beje llogarite mir , ne rast fitoreje , populli nuk do te pranoje perseri justifikime , duhet te beje pune prefekte dhe zbatim ligji , nje per te gjithe . Populli , s’do ti pranoje perseri , slloganet , — Kemi mangesi , por e pergjithshmja eshte pozitive — .

  11. mona says:

    Voto per PD por k.. do fitosh o naziskin.

  12. Skenderbegasi says:

    Ja dhe “Star” Majani ne venitje dhe lajthitje periodike
    Ke humbur totalisht nuhatjen e nje zagari gjahu politik kur bene thirje mobilizuese per SQUP in.
    Shpreson per ndonje kocke pas 25 prilli. ? Pse mendon serjozishte se do te fitoj kjo rac tutkalli politikanesh ne lajthitje qesharake?
    Pale kur ben “Trimin” me nje diplomate te larte te nje shteti aleate.
    Po kur I vie shkopinj reformes ne drejtesi me
    nje draft tjeter paralel me qellimin sabotimin e saj.
    Sa ishje ne partin tende, jo ne te paren por ne
    te dyten nuk e gjete me vend reformimin e saj.
    Dhe sa per dieni rotacionin nuk e cakton thirja jote
    por populli me vote qe se honeps llojin tend.
    Edhe kur ishje ne politik edhe tani pak ne tregun mediatik s’ke asnje vlere llogjike.
    Pozicionou mire edhe per kater e kusur vite dhe ke kohe te permiresosh shkrimet tuaja diletante.

  13. Dull tropoja says:

    Po lereni Manjanin ne te vetat.Ky si duhet kujt pse e banalizoni muhabetin me rob koti.

  14. Force e pare ne opozite dhe Ylli deputet , kjo ka rrendesi !

  15. hesap sevap says:

    Manjani thote votat PD-se po Lulqimi ike ne Holande,Meta bahet Kryetar i opozites “demokratike” (pra prej 1 komunisti te vjeter Berishes tek nje i mderuar komu-socialist relativisht i ri Meta) Rama behet President. Kryetari socialisteve Erjon velija.Kryetare bashkie elisa. edhe Ylli ka kocken e vet,Pra reth e reth “istikurac” thone kosovaret.

  16. Ethem Lalaj says:

    Vota ime kurre me per PS.

  17. Ledhelija says:

    Edhe ky miu Manjani , si gjithe te tjeret kerkon te largohet nga kaikja qe mori uje. Kjo ste cudit aspak se nuk mund te veprohej ndryshe nga kjo tufe hajdutesh. Te cudit vetem fakti , te gjithe keta mjerane mendojne se popullin e kane me vete. Jo mor Manjan, pergatituni jo per te ardhur perseri ne pushtet, por per te dhene llogari per corben e prishur qe kini gelltitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje