Paralajmërimi i Ramës: Do sjell sërish vaksina me 'kuaj'! Po negociojmë me AstraZeneca-n, po presim Jonson and Jonson

14 Janar 2021, 22:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar se Shqipëria ka kapacitete që të ruaj 250 mijë vaksina të Pfizer.

Sipas Ramës nuk është e nevojshme që të merren të gjitha vaksinat përnjëherësh për shkak se nuk mund të injektohen të gjitha.

Më tej Rama ka shtuar se po negociohet me AstraZeneca dhe Jonson and Jonson. Po ashtu ai ka thënë se po mbahen kontakte me kompaninë Moderna.

Ndërkohë Rama duke ironizuar ka shtuar se mund të vijnë vaksina të tjera siç erdhën ato të dhuruarat nga një shtet i BE.

“Ne kemi kapacitet që të mbajmë 250 mijë vaksina Pfizer, por nga ana tjetër sigurimi sot dhe parapagimi me vaksinën më të shtrenjtë kur ti nuk ke nevojë që të kish të gjitha sot. Se si mund të jenë dinamikat.

Është e panevojshme. Ne jemi duke negociuar me AstraZeneca që është më e lirë dhe me të lehtë për tu mbajtur. Jemi afër me AstraZeneca.

Po presim Jonson and Jonson Kemi kontakte dhe komunikojmë me Modernën. Ka edhe një element tjetër se pse është kaq e çmuar sepse kërkesa është marramendëse dhe prodhimi shumë i ulët” ka thënë Rama.

“Do sjell prapë vaksina me kuaj. Është linja tjetër.” Ka theksuar Rama.

3 komente në “Paralajmërimi i Ramës: Do sjell sërish vaksina me ‘kuaj’! Po negociojmë me AstraZeneca-n, po presim Jonson and Jonson”

  1. Kim été says:

    Dhe Kina , Rusia kanë vaksina për eliminimin e virusit, ndaj do ishte mir që të gjithë të bashkpunojm në këtë luftë të përbashkët.

  2. Ramo Mezini says:

    MOS U NXITONI PER VAKSINIMIN SI U NXITUAT PER TUFEZIMIN SE NDOFTA DO KOSTOJE EDHE ME SHTREJT SE TUFEZIMI NE MBARE VENDIN. REZULTATI I VAKSINAVE PER VIRUSIN KORONA NUK ESHTE I SIGURT EDHE KUR JANE PRODHUAR NE VENDET ME TE ZHVILLUARA PA LERE KUR JANE PRODHUAR NE SHTETE SI TURQIA APO GREQIA QE JANE SHEKUJ VON.

  3. Thirrje says:

    Te gjithe karrocjeret ne pensjon te parakohshem te paraqiten sa me pare prane Ministrise se Shendetsise me kuaj the karroce. Sharebajke eshte ideale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje