Spiropali: Te PD është një kec e shumë ‘mamadhi’, Rama kryeministri që i duhet vendit

14 Janar 2021, 22:50Politika TEMA

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se Edi Rama është kryeministri që i duhet këtij vendi dhe PS është forca që i duhet për udhëheqjen e këtij vendi.

E ftuar në PolitikOn, Spiropali nuk i kurseu thumbat as ndaj kundërshtarëve të saj politikë, duke i krahasuar me ‘keca’.

Te PD-ja është një kec i rrethuar nga shumë mamadhi të vjetra. Keci është në krye.

PS është alternativa fituese dhe besoj se këtë gjë njerëz me nuhatje fituese dinë ta dallojnë.

Edi Rama është kryeministri që i duhet këtij vendi dhe PS është forca që i duhet për udhëheqjen e këtij vendi.

Timoni është aftësia për të drejtuar dhe këtë e treguar se e ka më të spikatur se të tjerët,”-tha Spiropali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje