Misioni i vështirë i Partisë Demokratike: Dy "armiqtë" Dule-Idrizi në të njëjtin koalicion?

15 Janar 2021, 11:10Politika TEMA
Misioni i vështirë i Partisë Demokratike: Dy

Lulzim Basha duket se është përballë presionit të disa prej aleatëve në lidhje me hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht, kreu i opozitës e ka zgjidhur këtë problem vetëm me Nard Ndokën, Agron Dukën dhe Dashamir Shehin, duke i vendosur në lista të sigurta përkatësisht në Shkodër, Durrës dhe Tiranë.

Diskutimet janë përqëndruar më fort me aleaten historike; Partinë Republikane. Burime të gazetës “Si” thonë se Fatmir Mediu kërkon vende të sigurta fituese në listë jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe, ndërsa propozimi fillestar i Bashës ka qenë vetëm përfshirja e emrit të tij në kryeqytet. Pritshmëritë janë që të dyja palët do të gjejnë deri ditën e hënë gjuhën e përbashkët.

Por, diskutime të vështira ka edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe me Vangjel Dulen e PBDNJ-së. Këtu, më shumë se kërkesat për vende të sigurta përpjekja e Lulzim Bashës për momentin është përqëndruar në ruajtjen e balancave dhe përfshirjen e të dyja subjekteve në listën e përbashkët të Partisë Demokratike.

Për momentin, thonë burimet e gazetës “Si”, ky duket një mision i vështirë, por jo i pamundur. Nga ana e PDIU-së nuk ka vërejtje për përfshirjen në të njëjtin koalicion me PBDNJ-në, por Vangjel Dule, si përfaqësues i minoritetit grek i ka përsëritur Lulzim Bashës qëndrimin se nuk bëhet pjesë në të njëjtën listë me Shpëtim Idrizin.

Përplasja mes dy aleatëve “armiq” duket se ka detyruar Partinë Demokratike që të përgatitet për të gjitha skenarët. Në të parin është përpjekja për t’i përfshirë bashkë të dyja partitë, duke i ofruar Vangjel Dules vendin e sigurtë në listat e Vlorës ose të Korçës dhe Shpëtim Idrizit vendin e sigurtë në Tiranë.

Kjo ofertë e Bashës, thonë burimet, në mos e kundërshtuar, mund të thuhet se është pritur me rezerva nga të dyja palët. Veç vendit të sigurtë në Tiranë, PDIU kërkon edhe një emër në listën e sigurtë të Fierit dhe përflitet edhe për një emër në listën e luhatur të Elbasanit e Vlorës.

Vangjel Dule nga ana tjetër, thonë burimet, “ndihet i joshur” nga oferta për t’u përfshirë vetë në listën e sigurtë të Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, por kërkon edhe përfshirjen e të paktën një emri tjetër nga PBDNJ në Vlorë, ose në Gjirokastër, çka pas 25 prillit do të shtonte zërat e minoritetit grek në Kuvend.

Por, nuk është sekret që të paktën Vangjel Dule është në bisedime edhe më LSI-në, që do të dalë me listat e saj në këto zgjedhje. Burimet thonë se nëse LSI i bën të njëjtën ofertë PBDNJ-së, atëherë është i sigurtë largimi i kësaj force politike nga Partia Demokratike.

Për të mos u zënë të papërgatitur nga ky skenar, drejtuesit e Partisë Demokratike duket se kanë nisur një proces grumbullimi informacioni me bazën për të vënë në kandar peshën elektorale të mundshme më 25 prill të të dy aleatëve “armiq”.

Burimet thonë për gazetën “Si” se bazës së Partisë Demokratike në disa qarqe ku si PDIU, ashtu edhe PBDNJ kanë pasur peshë elektorale që s’mund të shpërfillet, i është kërkuar informacion mbi pritshmëritë e rezultatit që mund të kenë këto dy parti në zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë pjesë, “kandari” mund të favorizojë PDIU-në, për peshën e saj në qarqet si Fieri, Vlora dhe Elbasani, ndërsa PBDNJ mund të jetë aktor përcaktues në rezultat vetëm në Vlorë dhe Gjirokastër.

9 komente në “Misioni i vështirë i Partisë Demokratike: Dy “armiqtë” Dule-Idrizi në të njëjtin koalicion?”

  1. make albania great again says:

    përse pd-ja do ta kandidojë dulen në korçë? çpunë ka korça me pakicën greke?
    vetëm kjo mjafton që qytetarë me ndjeshmëri kombëtare të mos e votojnë partinë e lulit.
    do të fitonte më shumë vota pd-ja nëse nuk e pranonte dulen në koalicion.
    është që është një parti pa bosht dh ndjenjë kombëtare! kjo e nxin edhe më shumë në sytë e shqiptarëve

  2. janullatos arxidoglyftis says:

    eeeeehhhh ca nuk behet per poste e ofiqe, edhe shpirtin shejtanit ja shesin

  3. Taulant dautllari says:

    Lulke haroje korçen me duleshin

  4. sali says:

    Po clesh armiqsh jane keta,Keta jane dy matrapaze qe duan te vegjetojne duke u hequr si patriote gjoja njeri mbron camet e njeri greket

    1. Krio says:

      sakte, e ke shoku. seicili per bythen e vet mendon.
      ktu jan te gjith shqiptar, s ka as cam dhe as grek

  5. Erdogan says:

    Ndryshimi ndermjet Dules zoti Taulant dautllari me Zotin Idrizi eshte se Dulja vendos mbi cdo gje Kombin Epirote dhe per ate lufton,kurse zoti Idrizi lufton per prezencen e Turqise dhe kunder Cameve te Thesprotise.
    Te jesh me turqine eshte njesoj si me Serbet,Amerikanet,Cifutet etj.
    Zoti Idrizi nuk e kupton qe pa Marreveshje te Mira me Greqine nuk ka per te pare nje Dite te Bardhe.
    Sot Erdogani lufton per interesat e Israelit,kush la pak tru e kupton,ajo e furnizoi si nje shtet tjeter turk Azerbaxhanin me arme kunder Armenise nje Komb i Lashte.
    Po te doje Israeli d.m.th Amerika e gjunjezon per 24 ore bile jane shume Turqine duke i prere Rubinettin e Parase,Armeve etj.
    Ky Rubinetto quhet Standard &Poors zoti dhe vellai Taulant.
    Sic beri me ate “Pastorin spiun” qe e liroi se ja beri bene Trampi.
    I pari zoti Taulant eshte pasarrdhes i Grekeve,te ashtuquajtureve “Arvanitas” term ky turk nga Arnaut dhe bijte e Zeusit bashke me Pirron,Kastriotin,Kostantinon kurse i dyti eshte pasardhes i 39 Vezireve,Dhjetra,Pashallareve,Mijera Bejlereve ,Agallareve Dervisheve,Hoxhallareve si Ismail bej Vlora,Frashellinjte etj qe luftuan per Osmanet.
    Aresyeja eshte se nuk kishin idene per ndonje “Komb Arnaut” sta nga Frasheri apo Vlora.
    Flasim per vitet 1870 e ketej qe Epirotet e Kastriotit,te ashtuquajturit Arvanitas,Greket etj kishin rreth 5 Dekada qe po clironin Epirin e Jugut,Ishujt Greke.
    Kurse keta shkuan te behen Deputete,Pokitikane,Shkrimtare per Atdheun e tyre Turqine.
    Kombi nuk eshte vetem Gjaku,por Ndergjegja,Lufta per Te,Sakrifica,Nderimi etj.
    Per fat te keq zoti Idrizi eshte viktime e realitetit historike te djeshmes dhe sidomos te sotmes.Te braktisesh Identitetin e te pareve (te pakten keshtu pretendojne katoliket apo myslimanet) dhe Besen e dhene ne Ilisus sot Lezhe e ashtuquajtura Bese-lidhja Greke Orthodhokse Bizantine e Lezhes dhe te urresh dhe ti perbuzesh ata qe nuk u turqizuan,eshte me e pakta Hipokrizi dhe Ignorance.
    Keta lloj “njerezish” jane te pershtashem per shtete colonizatore.
    Ne nuk jemi Barbare por me nje Histori dhe Lavdi per tu pasur Zili prandaj na percajne,na ofendojne,na zbrazin Atheun me llotto dhe menyra te tjera.
    Realiteti zoti Taulant eshte ky.
    Ne vend qe te kerkonin nje Falje te Madhe bijte e atyre qe luftuan per Osmanet atyre qe mbajten me gjak,me sakrifica,me lufte Identitetin Greke te lashte dhe Orthodhokse (“i mire” apo i keq) sollen perseri Turqine!
    Feja eshte me shume se nje besim,eshte Identitet,Kulture,Emra,Festa,Percarje,Urrejtje,Shkaterrim.
    Te dyja Fete Abrahamike te krijuara ne kohen e Gladiatoreve te Romes nuk kane lidhje me token qe shkelin,jane pushtuese dhe jane te denuara ng Zoti i Vertete i Evropit Zeusi i gjithpushtetshem dhe i Drejtesise.
    Te jesh Besimtare ne Zot nuk do te thote te jesh pjese e nje Pushtimi apo Colonizimi.

  6. Taulant dautllari says:

    Feja eshte identitet per tuqit dhe per neo greket por jo per ne shqiptaret per ne shqiotaret eshte identitet gjuha shqipe jo ajo turke jo ajo neo greke ketu ne shqiperi diskutojme vetem me shqiptaret per shqiptaret ata qe ndihen turq apo neo grek te diskutojn me patiotet e tyre por jo me shqiptare per shqiptaret ..zoteri qe me permende emrin

  7. Taulant dautllari says:

    O tema une jetoj ne greqi por nuk i lexoj dhe nuk ikomentoj kure gazetat greke kete te drejt ekane vetem greket ta bejne une kujtoj se tema eshte gazet shqiptare apo bej gabim

  8. neseba says:

    Idrizi të mos hiqet si patriot dhe se i dhimbset çështja çame, përkundrazi, pjesmarrja e tij në një kualicion me Dulen tregon se nuk është për zgjidhjen e çështjes çame, por për të siguruar prapanicën e vet në një karrige të parlamentit. Të dashur miq çamë, ju që jeni të interasuar për Çamërinë jeni të tradhëtuar nga kreu juaj. Ju qofshi që mbani në krye një kryetar që ve interesin e prapanicës së vet mbi interesat e Çamërisë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje