Tronditëse: Nëna vret 3 fëmijët e saj 3, 5 dhe 7 vjeç

15 Janar 2021, 18:52Lifestyle TEMA
Tronditëse: Nëna vret 3 fëmijët e saj 3, 5 dhe 7 vjeç

Katie Perinovic, dy vajzat e saj Claire 7 vjeç, Anna 5 vjeç dhe djali Matthew 3 vjeç janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre pasditen e së enjtes.

Babai i fëmijëve Tomislav 48 vjeç i gjeti të katërt të pajetë në shtëpi dhe i tmerruar ka thirrur shërbimin e urgjencës.

Sipas policisë australiane, ku dhe ka ndodhur ngjarja e rëndë, hetuesit besojnë se 48-vjeçari nuk është i përfshirë në këtë incident dhe nuk po kërkohet askush tjetër në lidhje me këtë çështje. Sipas hetuesve Katie 42 vjeç është përgjegjësja e vetme për 4 vdekjet.

Disa nga fqinjët e saj, janë shprehur se kanë folur me Katie vetëm disa orë para incidentit.

Daniel dhe Vicky Schembri, banorë në të njëjtën rrugë thanë se Katie i ka çuar disa ushqime tek shtëpia, po atë ditë që ka ndodhur kjo ngjarje.

Z. Schembri tha: “Ajo trokiti ditën rreth orës 5.30 të pasdites solli ushqimet dhe unë i thashë ‘faleminderit shumë ‘ dhe ajo tha ‘mirupafshim’”.

7 komente në “Tronditëse: Nëna vret 3 fëmijët e saj 3, 5 dhe 7 vjeç”

  1. Nje qytetar says:

    Ne cilin fshat,qytet,shtet, kontinent ka ndodhur ?

  2. pa vlere says:

    Ku jetonin keta sI familje, ne Kavaje, Pishkash, apo Kuçove??
    Bejini shkrimet tamam se late nam !

    Jeni sulur mbas titujve dhe klikimeve si budallenj.

    Harroni qe do humbni lexuesit,
    dhe hajde ti kapni prape pastaj!

  3. Ne azi, diku afer afrikes says:

    “Sipas policise australiane”, thote teksti! Keshtu qe me siguri do kete ndodhur diku nga Cecenia!!!

    1. Bangladesh Citizen says:

      Hahahaha…

  4. Baca-Bajram says:

    Hahahahahahah! O Zot! Sa kom qesh! Bukur ja ke then “Policia australiane… diku nga Cecenia!!” se vetem keshtu marin vesh Cecenet.

  5. Black Jack says:

    Kafshe me fytyre njeriu, turren e druve e kane hak , nuk ka rendesi ku ka ndodhur Australia or another country. Matter is kjo lloj makrabre qe ka ndodh, pranej dhe Zoti po e ndeshkon globin me viruse, termete e zjarre pa fund .

  6. Ago says:

    Black Jack. O njeri qe urren gjuhen tende. Perse lexon lajme te gjuhes te cilen e urren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje