I panjohur në Shqipëri, por një hero anti-mafia në Itali: Historia e pabesueshme e 22-vjeçarit shqiptar që u vra si tek "Oktapodi"

16 Janar 2021, 19:21Politika TEMA
I panjohur në Shqipëri, por një hero anti-mafia në Itali:

Më 9 korrik, u ekstradua nga Shqipëria në Itali Luan Vrapi, shqiptari i shumëkërkuar nga drejtësia italiane për vrasjen e 22-vjeçarit Hyso Telharaj, në shtator të 1999-s. Në pamje të parë, duket si një nga ato lajmet rutinë, që nëpër media shqiptare i has shpesh. Por, në anën tjetër të detit, në Itali, ky lajm u prit me gëzim dhe interes. Hyso dhe Luan janë emra të njohur në shtetin fqinj, protagonistë të një historie që nuk është harruar, edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite.

Hyso është më i vogli nga gjashtë fëmijët, i lindur në një fshat të vogël afër Vlorës, në një familje shumë të thjeshtë, por plot me dashuri. Me babain e paralizuar, që kur pësoi një aksident të rëndë në mesin e viteve ‘60, është e ëma ajo që drejton familjen e vetme, duke punuar dhe rritur gjashtë fëmijët e saj dhe duke u kujdesur për burrin e saj të sëmurë. Hyso rritet me ndjenjën e burrit të shtëpisë, një detyrë dhe një përgjegjësi e madhe që rëndon mbi shpatulla. I rritur si shumica e shqiptarëve duke ndjekur serialin televiziv italian “Oktapodi”, prodhim i Rai-t, ndër të paktët filma të huaj të lejuar në ekranin e vetëm shqiptar, Hyso nuk e mendonte në ato momente se fati i tij, si te ‘’Oktapodi’’ do të kryqëzohej me mafien italiane.

Përpos faktit që në shkollë ishte një nxënës i shkëlqyer, në moshën 13 vjeçare vendos të largohet për në Greqi. Si shumica e emigrantëve, fillon të punojë si murator. Punëtor dhe miqësor me të gjithë, fiton simpatinë e banorëve, madje edhe të punëdhënësit të tij, i cili e strehon dhe e trajton si djalin e tij. Ai dëshiron ta adoptojë për ta ndihmuar me dokumentet, por Hyso nuk pranon: ai nuk dëshiron që e kaluara e tij, familja e dhe origjina e tij të fshihet nga dokumentet.

Me kalimin e kohës, dhe me përkushtimin e tij ndaj punës, ai mëson edhe si ti projektojë shtëpitë, dhe jo vetëm si t’i ndërtojë ato. Për vite, ai vazhdon të shqetësohet për nënën dhe motrat e tij, duke dërguar të gjitha kursimet e tij në familje, për t’u siguruar që asgjë të mos u mungonte. Në vitin 1999, pas një periudhe të kaluar në Shqipëri, në të cilën ai personalisht ndërtoi shtëpinë për prindërit e tij, vendosi, i mbështetur nga motrat e tij, që të vazhdonte studimet. Ëndërronte të bëhej topograf.

Hyso vendos të ndjekë shembullin e shumë bashkatdhetarëve të tij: dëshiron të largohet në Itali për të filluar studimet dhe më në fund të mendojë për veten e tij. Motrat janë të gjitha të martuara dhe ai, i cili deri më tani kishte luajtur rolin e babait, inkurajohet të kujdeset për veten e tij dhe të mendojë për të ardhmen e tij. Nuk i bën të ditur familjes së tij se si do të largohet, ndoshta me një nga gomonet e shumta që nisen për në Itali: fillon aventura italiane.

Largohet bashkë me kushëririn e tij 17-vjeçar, Simon Tragaj. Ata mbërrijnë në Puglia, ku fillojnë të punojnë për mbledhjen e produkteve të stinës midis Cerignola dhe Borgo Incoronata. Hyso dëshiron të kursejë para për t’u regjistruar në universitet dhe për të studiuar si topograf. Por ai, gjithmonë i sjellshëm me të gjithë, gjithmonë i buzëqeshur, nuk është në dijeni që jeta e punëtorëve sezonalë në Puglia përbehet nga rregulla të rrepta, që nuk mund t’i shpëtojë një sistemi të ashpër siç është ai i mafies. Ai nuk pranon t’i nënshtrohet shantazheve dhe nuk pranon të dorëzojë një pjesë të fitimeve të tij. Nuk e kupton rrezikun, pothuajse me siguri nuk e di që gjesti i tij është një akt rebelimi dhe se ka shkelur rregullat e ‘’mafies’’.

Në mbrëmjen e 8 shtatorit 1999, informohet se njerëzit që ai ka kundërshtuar po vijnë për ta kërkuar në vilën ku ai jeton në fshat afër Borgo Incoronata. Dikush i sugjeron që ai të arratiset, por nuk pranon. Në bordin e një Croma të drejtuar nga Addolorato Pompeo Todisco, një sipërmarrës bujqësor nga Orta Nova, mbërrijnë katër persona të armatosur, tre shqiptarë dhe një grua polake. Gruaja dhe Todisco qëndrojnë në makinë, tre bashkatdhetarët e Hyso hyjnë në vilë dhe fillojnë tw dhunojnë Hyson dhe Simon. Fillimisht janë përplasur me njëri-tjetrin vetëm fizikisht, dhe më pas grupi i shqiptarëve kanë marrë armët dhe konflikti ka arritur deri tek përdorimi i tyre. Hyso vdes atë natë nga plagët e marra.

Në 2012, Ajada, një vajzë me origjinë shqiptare, në Itali që nga mosha 11 vjeçare, merr pjesë në kampin veror të Liberi (shoqata që ka për synim kujtimin e viktimave të mafies). Një pasdite në hijen e ullinjve të vilës së konfiskuar një prej bosëve të mafies, një vullnetar i Libera tregon historinë e Hyso-s. Ajada tronditet nga historia dhe në ditët në vijim mendimi i saj është t’u japë jetë atyre fjalëve. Dëshiron të gjurmojë familjen, t’i tregojë atyre historinë e Hyso-s, por gjithashtu t’i bëjë ata të marrin pjesë në aktivitetet që të rinjtë e Libera zhvillojnë. Në përfundim të kampit merr me me vete një shishe vere të quajtur Hyso Teleray.

Një pasaportë, një dhuratë miqësie

Emërtimi i të vdekurve nuk është një gjest i thjeshtë keqardhjeje, por ju kthen atyre nderimet e mohuara. Për një kohë të gjatë, në Itali, Hyso ishte një hero ‘’anonim’’, pa asnjë foto apo imazh. Një emër që përkujtohet çdo vit gjatë Ditës së Përkujtimit dhe Angazhimit të Libera-s, së bashku me viktimat e tjera të pafajshme të mafies. Emër i zgjedhur për verën e parë të prodhuar në ato vreshta që dikur i përkisnin familjeve mafioze.

Dhe një ditë, të dy rrugëtimet kryqëzohen dhe më në fund Hyso ka një emër dhe një imazh. Ajada e nuk e ka harruar historinë. Nuk është dorëzuar asnjëherë dhe një ditë qershori 2016 falë internetit dhe ndihmës së disa ish-shokëve të shkollës në Shqipëri, Ajada gjen motrën e Hyso-s, Polikseni Telharaj. Ajada i shkruan një letër të gjatë Poliksenit, duke u përpjekur me delikatesën më të madhe për të kuptuar nëse është familja Telharaj. Gjatë verës Ajada shkon të takojë familjen në Shqipëri dhe i bind ata të udhëtojnë në Itali. Ajada i tregon familjes se në Itali, Hyso është një hero dhe ka një verë që mban emrin e tij.

Familja e Hyso-s

Këtu fillon një bashkëpunim i ngushtë. Motra e vogël e Hyso-s, kontakton Libera-n dhe pas disa muajsh organizohet një udhëtim në Itali. Vëllezërit e Hyso-s sjellin dhurata, fotografi dhe dhuratën më të çmuar: pasaportën e Hyso-s.

‘I vëllai më dha pasaportën e Hyso-s. Ai e vuri jetën, identitetin e tij në duart e mia, gati sikur të donte të më thoshte se në këtë tokë ku humbi jetën, është e drejtë që ai të jetojë në mendimet tona. Ndjeva se ai moment ishte një pikë e jashtëzakonshme arritjeje. ” – u shpreh Daniela Marcone, kryetare e Libera.

Procesi gjyqësor

Të dyshuarit për vrasjen e Hyso ishin tre shqiptarë (Edmond Vrapi, Kujtim Celhaka dhe Luan Vrapi), një vajzë sllovene Liekova Maria dhe Addolorato Pompeo Todisco, i vetmi italian. Në shkallën e parë, Gjykata e Foggia Assize, më 24 nëntor 2009, i dënon tre shqiptarët me 21 vjet secili dhe Todisco me 14 vjet për bashkëpunim në vrasje. Gjykata e apelit në Bari, konfirmon dënimin e tre shqiptarëve me 21 dhe 18 vjet; Todisco u lirua nga akuza e bashkëpunimit në vrasje.

Familjarët e Hyso Telharaj nuk marrin pjesë, ata madje nuk caktuan një avokat të besuar. Askush nuk u kishte thënë atyre se çfarë hapash duhet të ndiqnin. Dhe ata kurrë nuk kishin arritur të merrnin një vizë për të hyrë në Itali. Dokumenti i vetëm në posedim të tyre është një njoftim nga ana e prokurorit V. Cananiello të Prokurorisë Publike të Gjykatës së Foggia, e cila përmban emrat e të dyshuarve dhe të drejtën për të caktuar avokat të besuar. Një fletë, e cila nuk ishte përkthyer në shqip.

Kujtimi i Hyso është akoma i gjallë në Itali, ku shumë evente të e Universitetit të Libera-s në Torino i janë kushtuar Hyso-s. Për më tepër, Kantina e Kooperativës Sociale “Terre di Puglia” – Libera Terra, e vendosur në një pronë të konfiskuar nga mafia i dedikohet atij.

Emri i Hyso është bërë një simbol i rebelimit kundër mafies, i kujtuar shpesh nga shoqata Libera, e cila për përvjetorin e njëzetë të vdekjes së tij, në shtator 2019, organizoi tre ditë aktivitete të quajtur “Buzëqeshja e ëmbël e Hyso Telharaj”, ku u prezantuan filmi-dokumentar ‘’Hiso’’ dhe libri ‘’Non a caso’’, në kujtim të heroit shqiptar. Pas 20 vjetësh, Hyso mund të prehet i qetë, më në fund. Përgatiti Mendrit Shehu

Marrë nga gazeta “Si”

17 komente në “I panjohur në Shqipëri, por një hero anti-mafia në Itali: Historia e pabesueshme e 22-vjeçarit shqiptar që u vra si tek “Oktapodi””

  1. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

    Me preku shume si histori.

    U prehte ne paqe Hyso Telharaj.

    Zoti i dhente qetesi keti njeriu te mire dhe shembull qe Shqiptaret duhet te ndjekin.

    Por i dhente mbi cdo gje force familjareve.

    Djal model por edhe burr qe organizatat demoniake mafioze te ushqyer me para dhe pushtet nga cifuteria nderkombetare ja moren jeten ketij djali te mire.

    Do ta ruaj kete artikull dhe shpresoj qe historia e tij te bej jehone edhe ne Shqiperi.

    1. ben says:

      Shume drejt keni shkruar per kete djale model qe na perfaqeson aq denjesisht ne shtetet fqinje Greqi e Itali. I prefte shpirti ne paqe.
      Ajo qe me vrau me shume ne kete histori, eshte se u vra nga bashkatdhetaret e vet. Pse kemi aq shume ndyresira qe vrasin vellezerit e tyre ne vend qe ti ndihmojne?

      1. Genti says:

        Ndihmon njeriu i mire,jo i ligu qylaxhiu dembeli hajduti.Ata qe e vrane ishin langaraqer,qenie te uleta qe nuk ishin per veten e tyre e jo te benin mire.Po ti kishin denuar me burgim te perjetshem do ishte drejtesi pak me e drejte po ligjet jane te buta fatkeqesisht.

    2. Ke shum kohe qe flitet per kete histori…ti e paske zbulu shum vone…

      1. Ajada says:

        Nuk është asnjëherë vone për të bërë të ditur botës kush ishte Hyso. Asnjëherë!!! Edhe koha nuk i heq vlerën as sot e as mot. Se ka djema si Hyso që emri i tyre duhet të bëhet jehonë për shprese,për krenari, per burrëri, për virtyte që jo të gjithë djemtë tanë i kanë. A i ulët vlera Hysos se kane kaluar vitet? Hyso fatkeqeshit nuk është me me të afërmit e tij por emri edhe vepra e tij nuk do vdesi kurre!!!
        Ndryshe nga në që ndoshta na lexojnë në ndonjë koment edhe pastaj heshtje….

    3. Toni.D. says:

      Ta kujtojme kete djale trim nepermjet Istitucioneve te Shtetit dmth ndonje Kryebashkjak (Vlore vendi i ndjerit) qe eshte ne dijeni te kesaje historie te dhimsshme duke i vene emri e nje rruge- rrugice per te qene gjithmone ne zemer te shoqerise.

  2. k says:

    Ky djalë na bën të ndjehemi krenarë dhe të mos humbasim shpresën tek ndershmëria e njerëzve të thjeshtë.
    Kurse në shqipëri admironë drogaxhijtë,tutorët e prostitucionit,trafikantët e të gjitha poshtërsive ,të korruptuarit,
    hajdutët me foristrada,politikanët me pasuri të vjedhura,etj,etj.
    Kjo mungesë ligji dhe rendi ,e ben shqipërinë një vend pa asnjë shpresë për të ardhmen dhe brezat e ardhshëm.

  3. Çentrale says:

    Onore djalit

  4. qazim says:

    U prehsh ne paqe o njeri i mire.

  5. Aleksander says:

    Armiku ma i madh i Shqiptarve jane Shqiptarte.

  6. S.Ram.B says:

    E kam blere Kete vere Te Libera KU shjegohej historia dhe emri Shkruhej HISO. Shpresoj QE kjo kooperativa Libera ti japi NJE % familjes ne Shqiperi Mqs gjykata nuk e ka bere. Uroj qe Libera te bej Ndonje projekt ne Shqiperi. Si PO shkon menaxhimi I Santa quaranta hotel i mafias sone?

  7. Ray says:

    Gjykata dhe Prokuroria Italiane shume hileqare ne lidhje me kete ceshtje nga sa duket aty.

    Sepse vrasesit vertet jane ata 3 Shqiptaret, por ata kane qene te paguar nga Italiani per ate pune
    Ndaj Prokuroria duhej te gjente kush ishte urdheruesi i krimit
    Dhe nqs urdheruesi ka qene ai Italiani aty qe gjasme u denuar per Bashkepunim dhe pastaj na doli i pa-fajeshem ,
    ai duhej denuar me denim kapital
    Ose nqs nuk ishte ai italian urdheruesi, te gjendej kush ishte urdheruesi duke perdorru ndonje nga vrasesist Shqiptare si te penduar dhe ti falej denimi ., ne menyre qe te gjendej nga kush e kishin mare urdherin vrasesit ..

    Por nga sa duket aty, edhe nga puna e Prokurorise qe nuk e lajmeroi fare familjen,
    edhe nga denimi i Gjykates,
    kuptohet qe pala Italiane si Gjykata edhe Prokuroria jane totalisht ne favor te krimineleve Italiane

    Eshte interesant , se qe nga helmimi i Ismail Qemalit, ashtu dhe me radhe si ata Marina Italiane qe mbyten 100 emigrantet shqiptare e deri tek ky i fundit i vrare nga Mafia Italiane, Gjykata dhe Prokuroria Italiane kane bere gjasme sikur po perpiqen te gjejne kriminelet dhe ti denojne ata, duke e mbeshtjelle nje-aneshmerine tyre ndaj krimineleve italiane ,
    me fjale te bukura , dhe me gjasme se “Populli italian i atij rajoni eshte shume i prekur ” saqe nuk i ze gjumi naten .
    nderkaq bashkepunetoret Italiane te krimeve dalin te pafajeshem nepermjet marifeteve te ndryshme ligjore…
    ..
    Nuk ke ci ben , se ne nuk kemi shtet qe ti kerkoje llogari shtetit italian per fshehje te krimineleve , por kemi politikane servile ,

    Nuk ka rrace me te lige ne Europe se minjte italiane, sepse keta ngaqe jane nje komb prej minjsh , te vrasin pas kraheve
    ndaj kini parasysh se me ke kini te beni , kur ju lidh puna me keta krimba

    1. Ergys says:

      Nuk ka qene fare urdheruesi italiani.Keta vrasesit qe bene krimin jane njerez halabake qe nuk punojne dhe jetojne me djersen e ballit po u gjejne pune ne te zeze nevojtareve dhe duan perqindjen.Ne pjesen e poshtme te italise egziston dhe sot e kesaj dite punetoret italian bullgar rumun polak dhe afrikane qe punojne arave bujqesore.Ne veri ka qene ne vitet 50-60.Quhet kapolarato fenomeni dhe e bejne bashkekombasit e vete punetoreve gjoja sikur u bejne nder po qe duan nje perqindje nga puna ditore.

  8. Na myten says:

    Histori e dhimbshme sepse eshte me e njohura. Shqiptaret vrasin njeri-tjetrin. Te tjeret gezojne parate.

  9. trendafili Permetit says:

    Mua, veç ngjarjes qe te vjen keq se si ka ndodhur, me beri pershtypjen e madhe se: si ne kete qe e quajme demokraci dhe ka nje emer kaq te madh per jeten e qenies njeri, se si ne nje vend qe e quajme demokratik, egziston dhe flitet e shkruhet se egziston nje mafje e njohur ligjerisht qe gjoja luftohet nga shteti ligjor, por nuk arrin qe ta mposhti dhe shpesh shteti vihet ne funksion te saj. Eshte nje çudi e madhe , po ta marrim seriozisht gjendjen se ne demokraci mafja eshte pjese e shtetit dhe pushtetit, se ne demokraci hajdutelleku eshte norme dhe rregulll, se krimi sindon mbi ligjin qe predikohet si mbitokesor! Por na ana tjeter perfaqesuesit e shteit e pranojne njesoj si pranojne opoziten konstruktive per pushtet! Pra, njerezimi i nenshtruar nga ky helm i genjeshter duhet ta kuptoje dhe ta dije qe jeton ne nje bote dhe sistem shoqeror qe nuk i perket atij, por atyre qe e sendojne ne emer te tij dhe propaganda kaq e madhe mbi te e ka fyer, ofenduar dhe nenshtruar me keq se feja e artikuluar si perfaqeusese e shenjterise se padukshmes dhe te pa degjuares . Njerezim eshte kthyer ne idiot, pa karizemen e gjallese me te zgjuar . Dhe ketu keqardhja eshte e barabarte me “miresine” e kujteses, duke e sfumuar sistemin dhe regjimin qe i lejon keto pune me dashje apo pa dashje. Perfundimisht, njeriu i ndershem si Hyso, sot nuk ja vlen te jetoje, por te kujtohet si hero per ato qe kane ngjare, duke mbuluar me çarçafin e zi jeten e vertete nepermjet shoqatave apo çfare jane sot dhe per ti paraqitur me ndergjegje apo pa ndergjegje si perfaqesuese te se mires. Fiks: jetoni si gjallesa dhe nenshtrihuni atje ku nuk mund te jetoni me, ndryshe shkoni tek Hyso. Indinjohesh per jeten e njeriut qe ka rene kaq poshte dhe eshte kthyer ne rutine te kohes qe jetojme. Ketu nuk diskutohet me shteti dhe sistemi, diskutohet se njerezimi i eshte nenshtruar se keqes se tij nen formen e shtetit ligjor e demokratik. Dikush duhet te ngrihet ti therrase njerzeve. Shpetoni ata qe ka lene Hyso prapa si veten se me kete gjendje vetem vdekje te tilla do kete!

  10. Po po po.. says:

    I pa harruar kujtimi tij……. Por duhet ta promovoje shteti kete…… Kryebashkiaku Vlores eshte Mish me dy sy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje