FOTOT: Zbulohen dokumentet e vilave të kunatit të Lulzim Bashës

16 Janar 2021, 17:54Politika TEMA

Gazeta TemA ka mundur të siguroje dokumentat zyrtare për një truall dhe kërkesën për të ndërtuar një vilë nga kunati i kreut të PD, Lulzim Basha, Erion Isufi.

Së fundmi ka pasur një debat në lidhje me vilat e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi i cili është akuzuar si njeriu që ka marrë benefite nga kreu i PD dhe foltorja e saj është përdorur për interesa klienteliste dhe krejtësisht korruptive nga Lulzim Basha.

Në një takim me disa banorë të Laprakës, disa ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se nga njëra anë Lulzim Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër.

Veliaj deklaroi se i ka refuzuar lejen e ndërtimit një të afërmi të Lulzim Bashës, duke iu referuar kunatit të tij Erion Isufi. Për këtë u pyet në studion e “Opinion” edhe vetë Basha, i cili tregoi se kunati i tij ka paditur Veliajn në SPAK për këtë çështje.

“Për akuzën që ka bërë sot, ai i afërmi im e ka paditur në SPAK”, tha kreu i PD shkrutimisht pa u ndalur shumë te kjo çështje, ndërsa më pas mohoi akuzat e ngritura për katër vilat e tij.

Më poshtë dokumentat flasin vetë:

 

7 komente në “FOTOT: Zbulohen dokumentet e vilave të kunatit të Lulzim Bashës”

  1. Taulant says:

    Po Veliaj sa Vila e pallate ka dhene per klientet e tij e te Rames ????

    1. Ray says:

      Prandaj duhet votuar Basha, se kjoo pune u be si puna e Barsoletes:
      ..
      Qe vajti Basha po ju fliste atyre ne Kashar per votimet , edhe i tha njeri atje : Ore shef ,
      po si eshte kjo pune keshtu: ….,Kemi Ramen ne pushtet po nderton 1 bunker atje ne Surrel,
      ndersa ti ne Opozite dhe po nderton nja 5 vila..?..
      ..
      I pergjigjet Basha : Ndigjo ti shoq, kjo pune eshte keshtu: Ne 25 Prill po fitoi Rama, vetem Bunkere do ju ndertoj ai,
      Po fitova une do ju ndertoj vetem vila.
      Ndaj mendohuni mire kur te shkoni per te votuar ….

  2. Populli zgjuar ,,Simpatizante te zgjebosur.. says:

    Ndertoni sa te keni mundesi ..Se Populli eshte mjafte i kenaqur qe nga 90 e deri me sote.. Duke ngrene me Lugel Floriri Si dikur sic thoshte AI Pederi Enver ..
    Femijet ne gjume pa ngene ,,ndersa Politikane e apo dhe Familiarete e tyre i meritojne Vilat apo Milionat…deri sa te kemi Simpatizantet qe vijne kudo kure kane nevoje Politikanet ,te kujdo Paris qofshim..
    Ashtu Ju pafsha gjithmone Popull Trim..me Aspirata te pavdekshme…

  3. SON says:

    Qenkeni lodhur shume!!! Bashkia jua ka dhene…per mua hiqini se do ju cojne ne gjyq cs qe u keni permendur emrin…me cte drejte…eshte veper penale per ke jua ka dhene….

  4. Ermali says:

    Te ardhurat e kunatit te Lul byhes jane parate e shqiptareve te 97-es , po ti gjurmoni do gjeni vjern e Bashes , si psesidenti i njeres nga firmave piramidale , keni bole ti shtypni koken? Po keni ja sekuesyroni , po skeni e qepni gojen ……..
    Ja si e nxjerin koken hajdutet e 97-tes , ja ku jane parete e vjedhura , ku eshte ai qwlbesira Namo , qe premtoj kthim pas te parave te vjedhura dhe denim per mashtrusat ? Are kapni per zhelesh , sic thosh Jozefina dhe raseni brenda , jo vetem qe nuk behet gje , po pregatitet situata ta bejne Nanon deputet , ti shpwtoj dhe sufllaqi i Greqise drejtesise qe vjen si uragan ……..

  5. artiles says:

    Vilë e re të Arian Krajës – ish Sekretarit të Përgjithshem te Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Financave – a gjeni dot se ku eshte, o Mero!!!!!!
    Aty ne Farke e keni! Germo Tare, germo; nese do te gjesh gje!

  6. Akil says:

    Nuk shoh ndonje problem ketu.
    Me vila te tilla eshte mbushur Shqiperia.
    Kush punon nderton.
    Cfare doni te ndertoje , kasolle kunati, Basha etj . qe te udheheqe opoziten.
    Jemi ne kapitalizem dhe keto jane frutet e sistemit.
    Korrupsion???
    Atehere shkoni zgjidhni njerez te paster pa gje mbas shpirtit tek shtepija e femijes qe te biem rehat.
    Veliaj po shkaterron Tiranen ku do vije koha dhe me biciklete do jene rruget e ngushta , ju thoni kunati.
    Kush i beri me djerse nga keta qe na cane trapin tash 30 vjet.
    Propagande neveritese per fillore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje