Trashësia e borës arrin deri në 30 cm në Korçë, vështirësi në lëvizje dhe probleme me energjinë

16 Janar 2021, 09:05Sociale TEMA

Reshjet e borës në qarkun e Korçës kanë vijuar edhe përgjatë natës së mbrëmshme, ndërsa trashësia e saj ka arritur në 10-30 cm.

Sipas të dhënave nga autoritetet edhe pse është punuar gjatë natës sërish lëvizja në disa akse bëhet me zinxhirë. Në drejtim të Dardhës dhe Voskopojës duhet përdorimi i tyre.

Në Qafë Qarr po ashtu është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Qafë Thana gjithashtu ka vështirësi lëvizje pasi dëbora shkon në 20-30 në këtë zonë.

Sa i përket njësive administrative lëvizja vetëm me zinxhirë. Në Pogradec njësia Proptisht vijon të jetë pa energji, ajo furnizohet me fiderin e Librazhdit, por ende nuk është gjetur defekti.

Në njësinë Dardhas vijon të jenë disa fshatra të izoluar ndërsa në njësitë e tjera lëvizja bëhet me zinxhirë.

Në zonën e Maliqit ka probleme me energjinë në fshatrat e Moglicës, 50% e fshatit është pa energji elektrike prej dy ditësh.

Janë këputur telat si pasojë e linjës së amortizuar. Ndërkohë janë të izoluar disa fshatra, kurse fshati Mesmali është izoluar prej 2 ditësh.

1 komente në “Trashësia e borës arrin deri në 30 cm në Korçë, vështirësi në lëvizje dhe probleme me energjinë”

  1. Kozmo says:

    SHQIPERIA NUK MUNDET TE MENAXHOJ SITUATEN E VESHTIRE NGA RESHJET E DEBORES. KETIJ SHTETI I MUNGON PERVOJA I MUNGON KRIPA DHE GURAT E VEGJEL, PER TE HEDHUR NE RRUGE, E TROTOAR. ?‍♀️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje