Pilotja shqiptare në Dubai: Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së aviacionit në Shqipëri

15 Janar 2021, 18:35Sociale TEMA
Pilotja shqiptare në Dubai: Ëndrra ime më e madhe është

Historitë e suksesit të të rinjve shqiptarë jashtë kufijvë nuk kanë të ndalur!

Xhesina Xhika, është një vajzë shqiptare e cila prej katër vitesh jeton në Dubai. Në një lidhje “Skype” në “Shqipëria Live” , 25-vjeçarja ka treguar se punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj kohe i lindi pasioni për pilotimin dhe së shpejti synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.

Xhesina është nga një fshat i Elbasanit dhe shprehet e lumtur që iu dha mundësia të mësonte një profesion si pilotimi.

“Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Misa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion. Është i kushtueshëm. 

Më duhet rroga dhe më shumë. Fatmirësisht më ka ndihmuar familja. Është sakrificë e madhe por ia vlen. Shpresoj që brenda këtij viti do të marr licencën për të pilotuar si profesioniste”.

Ajo ka treguar se ëndrra e saj më e madhe është hapja e një shkolle aviacioni në Shqipëri.

“Unë mendoj se në Shqipëri janë mundësitë për të hapur një shkollë pilotimi. Është terreni i duhur dhe jam e sigurt që ka kapacitetin. Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së pilotimit në Shqipëri”.

12 komente në “Pilotja shqiptare në Dubai: Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së aviacionit në Shqipëri”

  1. Ray says:

    Urime moj goce , Urime !

    Ne Shqiperi ka pasur Shkolle Aviacioni por e prishi Berisha,
    ndersa ky qe eshte tani ne krye , nuk e ka mendjen per keto gjera se ky eshte Lider Global,lol

  2. Luli vet says:

    Goca, avioni nuk eshte makine. Kujdes perqendrimin. Ajo pune kerkon cilesi te vecanta.

  3. Atdhetari says:

    Po është Pilote apo do të bëhet!!!!!!????
    Ç’farë Idiota Gazetarucë. Na tregojnë se ç’farë Ëndrre ka kjo Stjuardesë!? Ku Fakti ë ku Shkrimi!?

    1. Angjelini says:

      Atdhetari nuk dijne me mire te shkretet gazetar. Me shkolle te Kristalit ket kapacitet kane. O zot ku kemi perfunduar.

  4. american16al says:

    Bravo ??, suksese ne karieren tende..!!?

  5. lekur bardhat nga europa says:

    o motre ti je lekur bardh dhe dije se arabet marojne per lekuren e bardh boj kujdes ne kthes se pastaj upssss, dhe un kete e di shum mir qe arabt vdesin per europjane.

    1. ...... says:

      Kush te tha ty o plako ? mamamja apo motra . apo eksperienca yte personale ? klluf cari.

  6. Alba.ny says:

    1. Të ëndërrosh është bukur. Aq më tepër të luftosh për ta realizuar ëndrrën. Urime dhe suksese Xhesika.
    2. Shkrim(!) gazete i bërë para kompjuterit. Hap Facabook-un , lexo statusin e Xhesikës-, shto dhe nja dy broçkulla dhe…: Mero, shkrimi gatiiii! ????

  7. Doni says:

    Ka pasur shkolle aviacioni dhe jashte piloted tane jane vleresuar shume.
    Ka qene nje force ushtarake shume e pergatitur ne te gjitha drejtimet,
    Po tha berishacic Saliu se I thane serbet e greket ju mbrojne ne.
    Por tani skemi as coban

  8. Doni says:

    Ka pasur shkolle aviacioni dhe jashte piloted tane jane vleresuar shume.
    Ka qene nje force ushtarake shume e pergatitur ne te gjitha drejtimet,
    Po tha berishacic Saliu se I thane serbet e greket ju mbrojne ne.
    Por tani skemi as coban per dhite

  9. Dubai says:

    Te lumte per endren po me rrogen e stjuardeses pak si e veshtire ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje