“Doza e shenjtë” e AstraZeneca-s: Katedralja 826-vjeçare në Britaninë e Madhe kthehet në qendër vaksinimi

17 Janar 2021, 09:01Sociale TEMA

Katedralia e Litchfieldit është kthyer në një qendër vaksinimi ndaj pandemisë së koronavirusit.

Qindra të moshuar i janë drejtuar katedrales 862-vjeçare për të marrë dozën e parë të ilaçit të prodhuar nga Oxford, vaksinës së AstraZeneca-s.

Dikur në Mesjetë, njerëzit e sëmurë bënin pelegrinazh në Katedralen e Lichfield-it në Staffordshire, me shpresën që të shëroheshin.

Ndërsa tani sërish kthehen me shpresën për të mos u infektuar nga pandemia.

Katedralia tashmë ka marrë edhe “titullin” si qendra më magjepsesë e vaksinimit në Britaninë e Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje