Fatos Lubonja ka bërë një shkrim i revoltuar tek Panorama, pse Edi Rama nuk tregon se nga i ka marrë vaksinat kundër Covid.
Pjesë nga shkrimi i Lubonjës
Ndonëse Edi Rama na ka paralajmëruar se “nuk keni parë gjë akoma”, duke na e provuar këtë në mënyrë të progresive me skandale gjithnjë e më të rënda, përsëri do të thosha se kjo mënyra e sjelljes së 900 vaksinave hyn në çuditë që nuk i kishim parë deri tani. Përpara saj nuk mund të mos ngresh me një habi të re pyetjet: si ka mundësi të dalë Kryeministri i një vendi të thotë në publik – për një çështje kaq sensitive – se këto vaksinat na i ka dhënë një vend i BEsë, por unë nuk e them se cili është?! Si ka mundësi t’i trajtojë vendet e BE-së sikur të funksionojnë me mendësinë tonë: si shtet trafikantësh?
Dhe kjo habi e re nuk ka të bëjnë thjesht me Edi Ramën, por me pyetjen më të përgjithshme: si ka mundësi që jemi katandisur deri këtu?! Nuk po e lidh habinë me faktin se shteti e ka për detyrë të na bëjë transparencë, veçanërisht duke pasur parasysh skepticizmin që ekziston mbi efektet anësore që mund të shkaktojnë këto vaksina të nxjerra në kohë rekord. Ajo që është shumë më e habitshme dhe shumë alarmante në këtë histori, është se Kryeministri i vendit sillet si një kontrabandist në qiell të kaltër dhe nuk ka asnjë reagim institucional, por as nga opozita, për të ngulmuar në kërkimin e së vërtetës të kësaj ngjarjeje, përveç disa gazetarëve që u jepet nga Kryeministri përgjigjja: “Nuk të përgjigjem”.
Ndër variantet që kam dëgjuar nëpër korridoret e gazetarisë për atë se kush i ka sjellë vaksinat, më kanë tërhequr vëmendjen dy syresh. Njëri që vjen nga më afër zyrave të Kryeministrit, sipas të cilit vendi mik qenka Italia, por Kryeministri Conte nuk dashka që kjo të dalë për shkak të opinionit publik italian që pret me padurim vaksinat për vete. Ky version më duket krejtësisht i pabesueshëm. Sepse, nëse do të ishte vërtet Italia, jo vetëm se kjo nuk do të mbahej e fshehtë për detyrimet e transparencës që ka shteti italian ndaj qytetarëve të vet, por edhe sepse Conte nuk do ta kishte aspak problem t’ua bënte të ditur këtë italianëve, duke u rikujtuar faktin e shumëduartrokitur prej tyre se qeveria shqiptare dërgoi në pranverën e vitit të kaluar grupin e mjekëve dhe infermierëve. Italianët kanë një shprehje: “O mangi questa ministra o salti dalla finestra!”. (O haje këtë çorbë, o hidhu nga penxherja!). Ky varianti i Ramës me shtetin e BE-së që nuk do t’i dalë emri më duket si: “O hani gënjeshtrën time, o hidhuni nga penxherja!”.
Mungesa e paraqitjes së çertifikatës doganore nga vendi prej ku kanë dalë vaksinat për mua bën më të besueshëm një variant të dytë që kam dëgjuar: se vaksinat i paska sjellë një privat që merret me shpërndarjen e vaksinave në Gjermani. Sjellja dorazi e kësaj pakoje, pretendimet e Kryeministrit se nuk ka si na e thotë emrin, gënjeshtrat e atyre mjekëve si Pipero që deklaruan se këto kishin ardhur që dy ditë më parë dhe ruheshin në frigoriferë e posaçëm për to, ndërkohë që ato erdhën ditën që u injektuan, mua më duken si prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin e arsyeshëm se këtu kemi të bëjmë me një trafikim, përveçse me një mashtrim të rëndë të shqiptarëve e prandaj duhet hetuar. Kurse ky reagim kaq i dobët i opozitës, por edhe i opinionit, për të ngulmuar në zbardhjen deri në fund të së vërtetës të kësaj ngjarjeje është një sinjalizim se do të na shohin sytë gjëra edhe më të paimagjinueshme se kjo në degradimin e shtetit.
U bëfsh mut, e të hënkshin pulat, o hajvan i ngordhur .
Shume mire thote Lubonja ,
C’eshte ky halabak Kryeminister qe vepron si trafikant droge ?
Kujdes veten,se po te fut dhe ty ndonje trafikim dhe si do bajme pa ty,ty Spaci te ka ba mire,se ti ka mesu ca gjana,qe ne bllok e kishe te pamundur ti mesoje,po te ka lane e ca vese qe te detyrojne te militosh ne shoqate
Trafikantët,drogaxhijtë dhe prostitutat,nuk jua solla unë,ata i gjeta mes jush.
Perderisa Edvin D’Rama ka qenë trafikant ikonash,nuk e ka problem qe te trafikojë edhe vaksinat.Kot nuk thone,se vesi vdes ne nje ditë me shpirtin.(Per dijeni,Fatos Nano,Gjergji Thimion dhe Martin Henze,kan akuzuar Edvin D’Ramen se ka qenë trafikant ikonash dhe per kete eshte denuar ne France.Deri tani nuk ka pasur asnje pergjigje dhe asnje padi per projektuesin e ligjit antishpifje!)
O zot…sa i ndyre !
Nuk e kuptoj perse te ka futur Enveri ne burg, por i jepkam te drejte diktatorit qe nuk linte psikopater verdalle.
O Fatosi i xhaxhit Enver po fole kunder partisë do të shkosh në spaç me drejtu sytë. shadap mek.
Minestra dhe jo Ministra !
Vaksinat janë dhuratë turke. Ja ku e mbështesë unë këtë:
Edi Rama thotë se ja ka dhuruar një vënd i BE. Kjo është një tymse, për të hutuar njerzit dhe ta paraqesë si një puzzle, si ushqim për të konsumuar kohën njerëzia duke folur vetëm për të. Që është Turqia dhuruese unë arrij në këtë përfundim mbi këtë histori me një të marrë:
Një turmë punëkotësh hargalisej me një të marrë duke i bërë pyetje dhe ai përgjigjej kodra pas bregut. Punëkotët shqyheshin gazit me përgjigjet. Por një ditë na ju tek të marrit të pyeste “të mënçurit”. Pa hë, çfarë do na pyesësh i thanë të mënçurit? Ja dhe pyetja e tij: Ç’është një gjë e varur në pemë, jeshile që këndon? Dhanë e musrën të mënçurit me përgjigje nga më të ndyshmet por nuk e gjetën që nuk e gjetën dotë.
-Hë, e gjeni dotë? – drejtohet triumfator i marri.
Dorzohemi! Nuk e gjejmë dotë – thanë të mënçmit. Pa na thuaj, çfarë është?
– Peshk, thotë i marri.
-Peshk? Po ti the që është në pemë?
– E kam varur unë.
– Peshk jeshil?
– E lyeva vetë me bojë jeshile.
– E bukur kjo. Po ti the që këndon? Këndon peshku? Dhe i marri o fryrë so kaposh nga kënaqësia thotë:
– Këtë punën e “këndimit” e thash nga frika se mos e gjenit.
Loni pe Kolkondasi ose Koqe!
Loni: Turqia mori vaksina kineze ndersa keto qe solli Rama ishin PFIZR.Le qe tani doli se si qendronte ceshtja: – te mos flitej per cmimine vaksines te cilin nuk e kishin njesoj per te gjithe.
Une nuk jam i habitur me katandisjen e Tosit! Shenjat i ka dhen qe ne femijeri! Me vjen keq sinqerisht per kete idiot te lindur qe ju sherben njerezve si Saliu! Tosi i biri i Todit kerkon dy gjera ne radhe te pare nenshtrim me idete e tij te cmendura dhe Euro le te jene edhe dollare s’ka gje! Por kryesorja ne tipin e tij eshte urrejtja dhe hakmarja per ate qe ai mendon se eshte me i zoti se ai!
Z. Lubonja ! Ke gjithe jeten qe i kundervihesh Rames, shkruan, futesh neper aksione anti qeveri( e mban mend kur doje te hyje ne nje takim per punen e stadiumit?) , e pershkruan me cdo variant te keq qe egziston, por per cudi ai vetem ecen para me projektet e tij. Tani njeriu ka dhe pak arsye dhe mbase ka ardhur koha te besh nje llogari: ja vlen apo jo te vazhdosh akoma “ti biesh fyellit” ne nje vrime???? Kujt i drejtohesh me fjalet e tua ? E kupton qe nuk ngjit fare??? Fare???? Pse nuk nderron taktike? Bej sikur nuk shikon apo degjon per “bemat” e Rames, mbase te shkon me shume….