Leslie Carleton është një gjyshe ndryshe nga të tjerat. Edhe pse 62 vjeç, ajo vijon të punojë si modele bikinish, duke mos e menduar aspak daljen në pension.
Edhe pse me dy fëmijë dhe dy mbesa, Leslie duket në të njëzetat, gjë që nuk e mendonte kurrë se do të ndodhte.
“Nuk e imagjinoja asnjëherë që do të dukesha kështu kur të mbushja 60 vjeç. Njerëzit habiten kur u them se jam 62 vjeç.
Kur kam qenë e re, nuk isha nga ato vajza që merreshin me sport. Edhe stërvitje nuk bëja fare.
Thjesht mbaja dietë. Kur mbusha 30 vjeç nisa të bëja sport.
Por, sekreti është ngrënia nga pak, çdo 2-3 orë”, shprehet Leslie Carleton.
Sekreti eshte se ha pak cdo dy tre ore dhe ben sport qe te duket si 20 vjeçe….!! Gazetari i Temes, nuk ka pas klikime kto dite te Tema e duhej nji artikull me foto nudo lol Ne dytyre ka nderyhrje, nuk ka asnje rrudhe, ndoshta jo operacion plastik po injeksion produktesh per eleminim rrudhash, gjoksin pa diskutim me proteza… Keshtu qe vazhdoni me fake se ne rregull jeni, edhe foton e pronaarit te gazetes me fake e keni kur e nxirrni, gjysmen e tulles ja fshini qe te duket sikur ka floke…