Pas Serbisë, edhe Mali i Zi vaksina kineze kundër COVID-19

20 Janar 2021, 21:05Rajoni TEMA

Mali i Zi do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit në fund të janarit, u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të kompanisë kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq.

Ministria e Shëndetësisë, vuri në dukje se është në fazën përfundimtare të bisedimeve me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me një çertifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.

Mali i Zi po vazhdon gjithashtu bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme , që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetit në Mal të Zi.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar të mërkurën edhe për 351 raste të reja me koronavirus dhe për nëntë viktima.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverën e vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar mbi 56’579 raste me koronavirus. Prej tyre 749 pacientë kanë vdekur.

3 komente në “Pas Serbisë, edhe Mali i Zi vaksina kineze kundër COVID-19”

  1. pjeter says:

    Me sa di une ajo vaksine ka aty tek 50 – 55% te efikasitetit.dhe nuk dihet sa siguri shendetesore te jep.Te duhet tu besosh kinezeve per ato qe thone,boh.Personalish nuk ma mban te bej nje vaksine te tille.

  2. Bashkim says:

    BRAVA ABAZVICI SE SHPEJTI SPUTNIK UN E PUTANES. SI SERBET E TU TE DASHUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje