Albin Kurti duket se është “hedhur nga froni” si ithtari më i flaktë i bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse ishte kjo platforma ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve të Kosovës që vuajtën shtypjen serbe por edhe shqiptarëve të Shqipërisë, ish-kryeministri duket se braktisur tezën e bashkimit kombëtar, duke garuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit me një qëndrim më të moderuar.
U deshën 100 ditë në detyre si kryeministër që Kurti të shembte “kullën kryesore” të ideologjisë politike së partisë së tij, por “copat” e kësaj strategjie duket se janë mbledhur nga një tjetër ish-kryeministër.
Flamuri i bashkimit me Shqipërinë është duke valëvitur kësaj radhe nga radhe nga Ramush Haradinaj. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar të hënën platformën e partisë së tij, duke zëvendësuar Kurtin me premtimet nacionaliste.
Duke folur për politikat që do të merrte nëse emërohej në krye të presidencës, Harardinaj duket se hipi në kullën nacionaliste të Albin Kurtit duke përdorur jo vetëm kritikat ndaj Perëndimit, por edhe tezën e tij më të flaktë, bashkimin kombëtar me Shqipërinë.
Ish-kryeministri deklaroi se në planin e tij është gjithashtu edhe zhvillimi i një referendumi për bashkimin me Shqipërinë, premtim që ka shkaktuar një varg reagimesh të zjarrta në Beograd.
“Unë nuk do të pranoj që Kosova të mbesë në konflikt i ngrirë dhe as të ndahemi shqiptar me shqiptar. Unë do të mbaj një referendum për bashkim me Shqipërinë”, deklaroi Haradinaj, duke theksuar se shqiptarët nuk mund të presin më nga ndërkombëtarët dhe se bashkimi është rruga e vetme për të ecur përpara.
“Presidenti i ri amerikan apo kancelari i ri gjerman do të vazhdojnë t’i thonë Kosovës në vitin 2024, 2025, apo 2026 të rrijë dhe të presë sepse një ditë do të bëjnë diçka për ne.”
Ashtu si Kurti në zgjedhjet e kaluara, Haradinaj duket se po luan edhe kartën e lodhjes së shqiptarëve të Kosovës nga izolimi ndërkombëtar.
“Prej 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që do të respektojmë një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike , për t’u anaëtarësuar në BE dhe NATO, që të na njohë Serbia dhe që BE-ja të bindë pesë vendet që në njohë.
Por Europa na ka lënë të izoluar. Kur Amerika deshi, na ndihmoi të merrnin njohjen e Izraelit, por partnerët tanë europian po na mbajnë të izoluar, duke mos pranuar të miratojnë liberalizimin e vizave edhe pse i kemi plotësuar të gjitha kushtet”, është shprehur Haradinaj.
Vetëvendosje ka patur deri më tani një paltformtë nacionaliste, duke premtuar bashkimin kombëtar dhe luftën pa mëshirë ndaj elitave të korruptuara të Kosovës. Por ndryshe nga zgjedhjet e vjeshtës së kaluar, kur Kurti kërkonte referendum për bashkimin kombëtar, askush nga Vetëvendosje nuk e ka përmendur këtë fushatë zgjedhore këtë platformë.
“Ne duam të kemi të drejtën të bashkohemi me Shqipërinë,” do të deklaronte Kurti në prezantimin e platformës së tij zgjedhore selia e partisë së tij më 30 shtator. Kreu i Vetëvendosjes shprehej se e shihte bashkimin si një zgjidhje jo vetëm për problemet e sigurisë, por edhe për ato ekonomike e politike për shqiptarët në të dy shtetet e ndara.
“Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët. Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimin, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”, ka deklaruar Kurti në tetor të 2018-ës, gjatë një vizite në Shqipëri.
“Shqipëria dhe Kosova duhet të koordinohen që në dekadën e ardhshme të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Nëse Serbia hyn një ditë para Shqipërisë dhe Kosovës do të na bllokojë integrimin”, thoshte ai.
“Nuk jam fare kundër BE-së, përkundrazi. Jam një avokat i madh i BE-së dhe mendoj se BE duhet mbrojtur. Mendoj se paqja e qëndrueshme mban emrin e Bashkimit Evropian. Dhe në paqe të qëndrueshme kemi antifashizmin brenda. Por jam edhe avokat i shtetit të mirëqënies, i cili e kombinon rritjen ekonomike me drejtësinë sociale”- tha Kurti.
Ai ka folur për modelin gjerman të bashkimit duke rikujtuar kauzën e bashkimit të shqiptarëve, duke bërë që shumë mbështetës ta krahasonin me Helmut Kol.
“Rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës ka disa dallime të mëdha me rastin e Gjermanive por ne kemi të bëjmë me kombe që dëshirojnë të bashkohen. Shqipëria e Kosova kanë përparësi të mëdha, për shkak se në historinë e tyre nuk e kanë ndonjë moment që i bën fajtor, siç e pati Gjermania momentin e Luftës së Dytë Botërore. Ne si shqiptarë nuk kemi pse kemi komplekse.
Bashkimi jonë nuk rrezikon asnjë fqinj, dhe ne nuk kemi në historinë tonë njolla. Bashkimi jonë duhet të jetë dhe do të jetë demokratik, progresist, i fokusuar te zhvillimi ekonomik dhe institucional i shqiptarëve, në marrëdhënie korrekte me fqinjët, dhe evropianist”, shprehej 43 vjeçari.
Ardhja në pushtet duket se ka zhveshur Kurtin nga kostumi i idealizimit, ndoshta kjo edhe për shkak të marrëdhënieve të vështira me kryeministrin Edi Rama gjatë kohës në detyrë. Por atje ku Vetëvendosje mund të jetë duke parë një kauzë të humbur, Haradinaj duket se sheh një mundësi për të ardhur në pushtet. (SI)
Eshte fare e thjeshte sepse koke qoshja nuk do bashkimin e Kosoves me Shqiperine por bashkimin e Shqiperise me Kosoven!Ka kohe qe toke ame ata quajn “Dardanine”!Lexoni UFON Berat Bukshkala dhe do bindeni per tezat qe hedhin here pas here!
Sepse ashtu i thote pronari serbo-rus.
Sepse Koqevari se ka pas ne plan nonjiheri bashkimin me rrumpallen Shqiperi. I kenaq nen Turqi po ashtu Serbia i boni gjysem njerez dhe tani e qujne veten Koqevare dhe flasin Koqevarisht.
=
I vetmi qe kerkon bashkim eshte Erdogani…LOL!!
Si Raush Haradinaj ashtu dhe Albin Kurti jane dy idjot te turpshem qe do te jete nje fatkeqsi po te votohen e te behen debutet. Te dy jane provuar dhe jane te percmuar nga nderkombetaret si deshtak te turpshem per politikat qe kane ndjekur.
Qe vendet te bashkohen ne radhe te pare duhet te kete mirkuptim dypalesh gje qe nuk funksionon per faj teresishte te pales Kosovare qe ka politikane te trashe si Vjosa idjote, Ramush gomari dhe Albini qe fluturoi me persh dhe preshi i hyri ne b*the…..
Si Albin Kufti dhe Ramush Haradinaj jane si muti me kaken.Te dy njesoj jane te cilet shkojn dhe hane ne guzhinen e pergertur te Sali Berishes.Hajde pastaj mendo se do kete shprese Shqiperia te bashkohet me Kosoven.Perkundrazi,ata jane vetem per te keqen tone.
Se ka pas ne mend ndonjehere.Faji kosovareve qe e kane besuar dhe votuar.Edhe Ramushi beri nje deklarate per referendum keto dite kuptohet meqenese pretendon per president.Keta pretendonin te krijonin identitetin kosovar se ishin shtet me vete .Tani i pafshi hajrin.Sa per bashkim duhet te behet edhe tek ne referendum.
Albin Kurti nuk e ka braktisur kurre dhe nuk do ta braktise idene e bashkimit kombetar. Keto budallalliqe i shkruajne bythelepiresit e Rames. Me sa duket ja paska futur deri ne palce friken Rames.
Komentues pa pagese mendohu pak se per ke punon Kurti i cili per aleat ne Shqiperi ka Berishen, Bashen dhe Meten tre bashkepunetore te sherbimeve segrete serbo-ruse.
Pikerisht keta te tre qe permende , jane aty ku jane sepse i ndihmon kryetradhtari Rama qe te jene aty. I ka zene lemeria nga VV. Rama ju bashkua thjesht klubit te agjenteve dhe hajduteve Berisha-Meta -Basha.
Nuk e duan me bashkimin sepse njohen Shqiperine sic eshte tamam: e korruptuar, e kriminalizuar, dhe e kapur nga tre familje kryesore.
Po te jete per te jetuar nen keta, jane mire atje ku jane.
Rambo si nacionalist i mire, mire e ka mendue! Pavresishte gafave qe ka bere ne lidhje me Ashim Thacin dhe ER!
Sepse te kundershtosh ndryshim mkufinjsh me Serbin ne parim eshte e njejte te kerkosh ndryshim me Shqiiperine! Shqiperia eshte shtet Ballkanik qe i kane te gjithe shtet e Ballkanit, perfshire Kosoven!
Patriotikishte ky Rambo eshte OK. Shqiperia love Kosova! Por politikishte Jo! I duhet qe ate mutin qe ka ngrene kur Thaci ( Rama ne parim!) kerkonin shkembim te Shqiperise se Presheve , Bujanovs, me nje pjese te Mitrovices, tash perbene turp politike! Thaci esshte ne perballje! Ne Hague!
Njëherë një burri po i kalonte shumë mosha për tu martuar. Hë, çfarë pret, i thoshin miqtë dhe shokët e tij. Dikur ai vendosi dhe u tha miqve se kishte vendosur të martohej dhe ishte në rrugën e duhur për ta mbyllur atë punë. Po si është puna, na sqaro, i thanë miqtë. Po ja, 50% e punës ka përfundua, tha ai. Unë, nëna ime dhe babai im kemi rënë plotësisht dakord që ta marr atë vajzën për nuse. Ajo, nëna e saj dhe babai i saj janë absolutisht kundër, nuk më duan mua për dhëndër. Pra jemi gjysëm për gjysëm.
Edhe Albini 50% të referendumit e ka të fituar, ai dhe Ramushi janë dakord për bashkimin me Shqipërinë. Po gjysma tjetër??
Vetëm pse nuk e thotë Albini nuk do të thotë që nuk e do bashkimin. Thjesht është bere më diplomat dhe më i pjekur. Çdo gjë me kohë.
Albin Kurti nuk eshte ashtu siç thone armata e sufllaqeve, e kujdo qofte ajo. Ai nuk eshte provuar akoma.
Per aq sa njihet, Kurti eshte njeriu ma i pregatitur dhe ma me integritet prej te gjithe politikaneve te Kosoves.
Atij nuk i njihet asnje skandal, qofte skandal politik, moral apo familjar.
Ai nuk e ka braktise idene e bashkimit kombetar, por per arsye strategjike ndoshta nuk e ka futur ne agjenden e premtimeve te tij.
Te gjithe i dime sulmet qe ju bene Kurtit nga ” patriotet ” keetej dhe andej kufirit, mbi idene e bashkimit kombetar.
Albin Kurti eshte fryme e re ne politiken shqiptare, i cili duhet te perkrahet e jo te denigrohet per hir te sufllaqeve.
Albini ka shume skandale. Gjate vizites se tij qe i beri Turqise ne vitin 2019, tere kohen u shoqerua nga Osman Atalay qe eshte financues i terrorizmit islamik.
Europa dhe Amerika lot me ne shqiptaret si macja me miun . Mund te thoje ndonjeri , po çhyn Amerika ne kete mes une i them hy hyn . Ja pse losin me ne , Europa i thot Kosoves beni kyt beni ate se ju japim levizjen e lire , pasi i bejne keto i thot fali ca km 2 toke Malit zi se te japim levezjen e lire . Pastaj hyn Amerika shikoni mundesine e dhenjen e Mitrovicen Serbis ose beni ca shkembime territori se do te futeni ne N.A.T.O etj , etj .Kjo u pa e qarte edhe kur ftohej Thaçi ne Amerik per marrveshje me Vuçiçin Europa e shpallte kriminel lufte , hajde merru vesh me kete Europe liberal – demokratiko – fashiste qe ti je ne shtepine tende me familjen tande dhe popullin tend , pra shtet i çliruar dhe nje dite te bukur vjen serbi me ushtri te vret burra gra femije te rinj e te reja dhe te detyron me u shperngul ku perveç krimeve te perbindshme ben edhe genocid . Dhe ne nje dite te bukur Europa te thot ke bere krime lufte se e ke prit me arme Serbine por duhej ta pritje me lule duke dale pera tankeve dhe predhave per tju dhuruar lule . Ja pra more shqipetare kendej dhe andej kufirit veprohet ndaj nesh dhe qeverite tona kendej dhe andej kufirit zihen ndervedi dhe njera me tjetren . Po mire more qeveritare kendej dhe andej kufirit kuj duhet ti marrim leje per bashkim kombetare kur e ka karta e kombeve te Bashkuara e drejta e popujve per vetvendosje dhe keshtu shuhen edhe pretendimet e serbise per njohjen e Kosoves dhe e atyre shteteve qe nuk e kan njohur hala se jane bashke me Shqiperine dhe Shqiperia nuk ka nevoj per njohje tjera se eshte e njohur tash 109 vjete . Ja pra me deshiren e dy qeverive per 6 muaj perfundojne çdo gje .
Albini nxori nje mesim te madh nga rrezimi i tij si Kryeminister nga Agjentura Serbe ne Kosove dhe Shqiperi
dhe mesoi se marrja e pushtetit ne Kosove vendoset ne Beograd dhe ne Bruksel, jo ne Tirane.
PERGJIGJIA FARE E THJESHYE
SE ASHTU I THOTE PADRINOJA SERBIA
Ky pler ben mire te shofi punet e kosoves, se te shqiptareve i shofim na vete. Mos e paste at fat kosova qe ta mari ky pushtetin, sepse as zotsi e as burrni nuk ka. Ky vinte ne shqiperi duke organizuar celula kundra Rames, me bushat me fevzi, me eni vasilin e çanin, me shkullakun me fytyre me te poshter si e albin kurtit. Kosova mos beje gabimet tona, duke zgjedhur vrases e hajdute, sepse ka njerez te shkolluar ne perendim, ka njerez qe luftuan per at kosove, prandaj zgjidhni njerezit qe japin ose kan dhene per kosoven.
Po mir or ti “mik’ qe i besoke strategjis se ktij Kurves ,qe ndryshon ideale ,e nxjer flamure sipas situates ! Te vish e te takosh Sali Berishen e te “beshtysh ” dhimbjen e katastrofen qe ky perbindesh tashme i diskretituar ,i pa denuar ,i zhytur ne skandale politike, hajnie krimi e tradhtie ,e te kerkosh ti tregosh ktij populli dashurin e respektin per Sali morjen ,a nuk esht skandal ,a nuk esht karshillek ndaj katastrofes shqiptare ,mendjelehtesi,a mendjemadhesi pedanti kok shkemb ? Meqe e njihka strategjin a nuk mundet qoft edhe per strategji te mos shkonte te falej ne ate “xhami” helmi e armiku ? Mos u nxito te nxjeresh konkluzionet e prallave politikanesh qe kan synim pushtetin ,sa ta marin e te shofesh kush jan ! Ky sharlatan per aq sa ju dha mundesia tregoi ftyren ,e prepotencen ! Popujt e duan bashkimin se nuk kan cfar humbasin dhe kjo duket si po lozin her njeri e her tjetri poe tju mar votat !Kush pra esht armiku numer 1 kunder qe nuk e do bashkimin e shqiptareve ? Kjo dihet si drit e Diellit dhe kushdo i ben bisht ktij bashkimi esht miku i armikut ! Prandaj ,mos u genjeni nga kta zagar pushtetngrenes te pabes ……