Serbia nis nesër vaksinimin masiv të popullsisë kundër Covid-19

18 Janar 2021, 19:14Rajoni TEMA

Serbia fillon të martën (19 janar) vaksinimin masiv kundër koronavirusit, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Ajo në qytetin Ub, në perëndim të Serbisë, tha se në këtë fazë do të vaksinohen mësimdhënësit, pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë si dhe gazetarët.

“Ne tashmë kemi filluar të ftojmë njerëzit që kanë shprehur interes të vaksinohen. Ju lutemi aplikoni sa më shumë dhe më shpejt në mënyrë që ta kryejmë këtë proces në mënyrë efikase dhe t’i kthehemi jetës normale”, tha kryeministrja Bërnabiq.

Branko Ruzhiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, tha se vaksinimi i mësimdhënësve në Serbi është me përparësi pasi ata janë një pjesë e rëndësishme për funksionimin e shoqërisë.

Serbia ka aktivizuar një portal online ku qytetarët mund të regjistrohen dhe të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen.

Serbia deri më tani është furnizuar me vaksinën e Pfizer/BioNtech, atë ruse Sputnik V dhe vaksinën kineze Sinovac Biotech.

Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit, që prej se fushata e vaksinimit nisi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Në Serbi, fillimisht janë vaksinuar më të moshuarit që jetojnë në shtëpi të pleqve dhe punëtorët shëndetësorë.

2 komente në “Serbia nis nesër vaksinimin masiv të popullsisë kundër Covid-19”

  1. lymi says:

    Shume mire Serbia qe fillon vaksinimin e mare nga Rusia dhe Kina, mendon per popullin e saj, keshtu duhet te bej gjith ballkani, beni m*tin BE se kjo eshte e deshtuar. BE e terheq nga hunda burri i plakes ne France, kjo eshte BE.
    Kurr nuk do te behet BE si Amerika qe eshte njish ne kete bote.

  2. Një says:

    Vaksinat ruse dhe kineze nuk janë aprovuar nga ndonjë organizatë apo institucion europian. Asgjë për t’u marrë shembull këtu, asnjë nuk i bën këto vaksina në botën perëndimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje