FOTOT: “S'duam Biden, duam hakmarrje”, protesta të dhunshme nga Antifa dhe Black Lives Matter

21 Janar 2021, 12:28Bota TEMA
FOTOT: “S'duam Biden, duam hakmarrje”, protesta të

Policia federale u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve që godiste me gurë dhe vezë zyrën e Emigracionit dhe Doganave në Portland, Oregon, të mërkurën në mbrëmje.

Një grup prej 200 personash, të cilët mbanin në duar pankarta të ndryshme, u mblodhën para godinës ku dogjën edhe flamurin amerikan, në shenjë proteste. Godina është sulmuar disa herë nga protestuesit, të cilët identifikohen si pjesë të organizatave Antifa (AntiFascist) dhe BLM (Black Lives Matter), që prej vrasjes së George Floyd 25 majin e vitit 2020.

Protesta nisi vetëm pak orë pas inaugurimit të Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara, edhe pse ky i fundit firmosi një urdhër ekzekutiv për të ngrirë për 100 ditë deportimet dhe ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Pjesëtarë të Antifa-s thyen edhe xhamat e selisë së Partisë Demokratike në Portland, edhe pse udhëheqësit e saj i kanë mbështetur protestat e tyre. Protesta pati edhe në Denver, Siatëll, Kolumbus dhe Sakramento.

7 komente në “FOTOT: “S’duam Biden, duam hakmarrje”, protesta të dhunshme nga Antifa dhe Black Lives Matter”

  1. Ari says:

    sa me shume shoqeri e hapur dhe demokratike qe te jete, aq me shume nderhyjne (blejne) ekstremiste ruset apo kinezet etj. Keto jane pasojat. Sigurisht shfrytezohet edhe varferia sidomos ne kete kohe pandemie. Keta te fundit e emer te Lirise se Individit mund te bene cte duan??!!!
    Fatkeqesi afatgjate per US dhe vendet demokratike.
    Qellimi i tyre eshte “diskretitimi i demokracise ne zemer te saj”

  2. american16al says:

    Keta jane ata qe do ta “ shpetojne” Americen ..!!!
    Keta jane ata qe demostrojne “ paqesisht” dhe po e bejne kulture te demostrimit djegjet, plackitjet , djegjet e flamurit dhe kafsheri te tjera qe jane paqesore sipas CNN’ it …!!!!
    Dhe shteti bene sehir…..!!!

    1. ??Usa says:

      American16al. Jo nuk jane keta te paret. Te paret jeni ju o monstra qe tentuat te digjnit Kongresin dhe te vrisnit kongresmene. Ju jeni kafshet.

  3. Veritas says:

    O Ari vetem amerika qe sduhet te qahet per varferi ne kohe pandemie, cdo person ne kohe pandemie perfiton nga shteti amerikan nje vler me shume se 1000 dollar ne muaj(vleren e sakt nuk e di) gje qe nuk i jep asnje justifikim popullates te influencohet nga rusi apo kinezi, nga ana tjeter shkaku i vertet eshte shteti liberal qe e lejon kete gje ndaj dhe konservatorismi eshte e vetmja ideologji qe mund ta shpetoj shoqerin amerikane nga nje e ardhme alla “sallat ruse”

    1. ??Usa says:

      Veritas, kush te ka genjyer kaq bukur? $1000 ne muaj?! Nga i ke keto info se me duhen per ta hedhur ne gjyq qeverine amerikane sepse mua nuk me ka dhene muaj per muaj por 1 here ne 7 muaj. Te lutem me ndihmo te kem fakte per ti hedhur ne gjyq. Gjysmat e parave do ti jap ty pasi ti kem marre.

      1. Veritas says:

        USA ndjes nese nuk eshte cdo muaj por ki parasysh qe kjo eshte asistence ekstra pervec rroges apo asistences invalide/papunesis qe mund te ket dikush apo jo? Pra mua nuk me duket se nga aspekti financiar rusia apo kina mund te influencojne qytetaret amerikan!

      2. Veritas says:

        USA mesa shof je kunder konservatizmit i bie si mashkull duhet te jesh me ata qe te lejojne te perdoresh tualetin e femrave nese sot zgjohesh duke e ndjehur homoseksual. Jo vetem kaq por dhe te ndeshesh ne nje kampionat femrash me femra te tjera nese ndjehesh homoseksual edhe pse seksi eshte nje strukture biologjike dhe jo shoqerore!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje