Nga Mero Baze*
Ibrahim Rugova mbylli të shtunë në mesditë, misterin e tij më të madh, jetën. Me gjithësej tri fjali që shpjegonin dogmën e misionit të tij, ai nguliti në mendjen e shqiptarëve dhe Perëndimit, rrugën paqësore, shtetin e pavarur të Kosovës dhe vlerat perëndimore të shqiptarëve. Askush me kaq pak fjalë, kaq pak veprim dhe kaq pak shanse, nuk do të kishte arritut atë që arriti ai.
Miliona shqiptarë që janë të prekur sot nga ky lajm, janë ende të shokuar nga pamundësia që patën për të konsumuar atë histori që Ibrahim Rugova prodhoi për kombin e tyre në 16 vite.
Miliona ballknas dhe evropianë, po ashtu do ta kishin të pamundur të besonin se një individ i vetëm me vizionin e tij origjinal do të prodhonte një histori të re për vendin e vet, duke mundur prodhimet shekullore të miteve dhe historisë së Ballkanit.
Për 16 vite jetë politike, ai ndërroi tërësisht raportet e Kosovës me fiqnjët dhe perëndimin, çmontoi një sistem të tërë që prodhonte histori, politikë dhe vizion negativ për shqiptarët.
Kur ballkanasit e ish Jugosllavisë, rrëmbyen armët dhe nisën luftërat për pavarësi në fillim të viteve 90-të, Ibrahim Rugova arriti të izolojë Kosovën nga konflikti i përgjakshëm me një kurajo dhe vizion, i cili funksionoi.
Ky vizion i dha Kosovës aleatë perëndimorë para fillimit të luftës, u dha shqiptarëve emër të mirë para përplasjes finale, i dha shoqërisë së Kosovës shanse për solidaritet para fillimit të masakrës, dhe mbi të gjitha i dha një orientim të ri çështjes shqiptare në Ballkan, duke e reformuar atë nga një çështje e pambyllur e “Bashkimit Kombëtar”, në një çështje të formimit të shtetit të Kosvës si shtet i pavarur.
Ky vizion po ashtu shpërbëu në pak kohë mitet serbe për Kosovën, dhe çliroi energji të reja edhe në Serbi, për të kuptuar se Kosova nuk është betjea e tyre për jetë a vdekje. Ai ndryshoi edhe historinë e tyre.
Nuk jam i sigurtë nëse shqiptarët e Kosovës e pranuan, si vizion, apo si opsion, projektin e Rugovës, por u pa qartë se në fund ata e pranuan atë si fat.
Ai nuk jetoi gjatë, por pati aq kohë së të vdiste i pajtuar me të gjithë ata që i janë zemruar gjatë jetës për rugën e tij. Dhe iku pak kohë para se sa shqiptarët ta prekin me dorë produktin e jetës së tij politike, pavarësinë e Kosovës.
Nuk jam i sigurt se shqiptarët zgjodhën Rugovën në fillim të viteve 90-të për t’i përfaqësuar, por jami sigurt se Rugova zgjodhi rrugën e duhur për t’i shpëtuar shqiptarët dhe për t’i bindur ata për rrugën që duhet të ndiqnin. Ndaj ata e pranuan atë si një simbol.
1. Paqja si fuqi
Në mes të viteve 90-të, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartë për paqen që po prodhonte. Brenda LDK-së, brenda Kosovës, por dhe në Shqipëri, duket se kishte një lloj paqartësie për fuqinë e rrugës së tij. Kishte presion për më shumë veprim, dhe ndoshta për organizime klandestine ushtarake. Në një prej qëndrimeve të tij të shkurtëra në Shqipëri, në korrik të vitit 1995, e pyeta miqësisht Ibrahim Rugovën në Durrës, përse nuk u hapte rrugë elementëve më radikalë.
Ishte një njeri që t’i zhvlerësonte të gjitha pyetjet pompoze dhe sidomos përpjekjen për t’i dhënë mend. Por atë moment u bë serioz.
– Nuk mund të bëj ushtri në një vend të pushtuar, tha. Kemi zgjedhur rrugën tonë dhe do t’i mundim.
Ngela keq nga serioziteti i tij. Dhe kisha një mister të madh se si ky njeri arrinte të bindtte të huajt për këtë që thoshte. Ju luta të shpjegonte privatisht se si ja ekspozonte ai të huajve çështjen e Kosovës. Cili ishte fjalori? Cilat ishin faktet?
Po më dëgjonte pa shumë bezdi dhe unë përfitova t’ia ilustorja pyetjen me takimin e para disa ditëve që kishte pasur me Sekretarin Amerkan të Shtetit Uoren Kristofer.
– Thjeshtë ua them. U tregoj që ka pas masakra mbi popullsinë civile. U them që janë mbyllur shkollat dhe universitet dhe ne i kemi hapur ato në shtëpi private dhe jemi vetogarnizuar t’i paguajmë. U them se po kështu kemi hapur shtëpi shëndeti për shqiptarët se janë të diskriminuar nga qeveria e instaluar serbe. Dhe u tregoj se kemi fuqi dhe ndërtojmë një shoqëri tonën, duke prezantuar rrugën paqësore.
Në të vërtet për mua ato ishin fjali të rëndomta, por misteri dhe simpatia që ato ngjallën në kancelaritë perëndimore ishin të pashpjegueshme. Kancelaritë panë tek kjo filozofi e thjeshtë mundësitë e një shoqërie për t’u vetorganizuart dhe sinqeritetin e një lideri pacifist.
Këtë vizion nuk mund ta kishte kurrë një njeri normal, një shqiptar “me gjak” si gjithë të tjerët. Për këtë arsye them se Rugova ua imponoi si fat shqiptarëve këtë rrugë, rrugën me kosto më të lirë për të prodhuar një histori të re të tyre.
Kam frikë se askush tjetër nuk do të kishte zgjedhur atë rrugë që prodhoi fuqinë relae të shqiptarve përmes paqes. Për të përmbysur historinë që serbët kanë prodhuar për shqiptarët në Perëndim duhen qindra katedra historie.
Opsioni i Rugovës i bëri të pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se shqiptarët dijnë të bëjnë një histori tjetër nga ajo që është thënë për ta.
Për të përmbysur fuqinë diplomatike të ish Jugoslalvisë në botë duheshin me dhjetra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi mbështetjen jo vetëm të miqëve të kombit shqiptar, por përmbysi vizionin e miqëve historikë të Serbisë për shqiptarët dhe Kosovën.
Për të mundur ushtrinë jugosllave, shqiptarët nuk do të mundin dot sikur të mobilzoheshin të gjithë si komb, por vizoni i Rugovës dhe aleancat e tij bënë që në dispozicion të kauzës së tij të vihej ushtria më e madhe e botës, NATO e cila ishte pjesë e një prej tri fjalive të Ibrahim Rugovës për 10 vitet e para të tij.
2. Sinqeriteti kundër ëndrrës së shqiptarëve për Bashkim
Ibrahim Rugova është i pari që ka formuluar në mënyrë të siqnertë tezën për pamvarësi të Kosovës. Prej Kongresit të Berlinit shekullin e 19-të e deri në mes të viteve 70-të, ëndrra e shqiptarve ka qenë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Opsioni i pavarësisë së Kosovës shihej realisht si hipokrizi. Ibrahim Rugova është udhëheqësi i parë shqiptar që e ka këtë tezë të sinqertë. Ai e kishte të modeluar në vizionin e tij pamvarësinë e Kosovës dhe punoi gjatë ta vizatonte atë për shqiptarët. Ka shumë histori vulgare me simbolet e tij me gurët që dhuronte dhe flamujt që qëndiste, me himnet që prodhonte dhe traditat kosovare që donte të ringjallte, por kjo vinte pik së pari se në atelien e tij politike, modelohej sinqerisht një Kosovë e pavarur. Për shumë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë ky është një opsion politik, por jo i sinqertë. Për Ibrahim Rugovën ky ishte një opsion i sinqertë. Ai e respektonte Shqipërinë por kurrë nuk bëri asnjë gjest që të provnte se ishte nën ndikimin e saj. Ai ishte një indipendentist natyral që refromoi platformën e shqiptareve për Bashkim Kombëtar. Ai prodhoi një histori të re për çështjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovën e pavarur dhe rikonfigurimin e interesave shqiptare në Ballkan.
3. Vlerat perëndimore
Rugova po ashtu prodhoi dhe një histori të re të lidhjeve shpirtërore të Kosovës me Perëndimin, Përkushtimi i tij ndaj vlerave kristaine të Evropës, toleranca e tij proverbiale ndaj kundërshtarëve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonës së Nënë Terezës dhe Papës, e ktheu çështjen e aleancës së Kosovës me Perëndimin, në një betejë të re të tij. Në asnjë shoqëri imponime të tilla si ajo që Rugova i bënte shoqërisë së Kosovës nuk dot ë kalonin pa probleme. Në asnjë shoqëri me shumicë myslymane, predikimet për konvertim në katolicizëm dhe shkuarja drejt rrënjëve kristaine të Evropës nuk do të kishte kaluar pa probleme për një lider. Për Ibrahim Rugovën këto kaluan jo vetëm pa probleme, por me një misticizëm, i cili ka çaramtosur çdo zë kundër tij. Ky dimension e bëri atë po ashtu një lider të pranueshëm edhe për qytetarët jo shqiptarë të Kosovës. Ai është lideri që e pranoi Kosova, që ai, vizatoi në mendjen e tij.
***
Ibrahim Rugova iku. Me po aq qetësi sa përballoi gjithë betejat e pamigjinueshme politike dhe historike, përballoi dhe sëmundjen e qartë të tij. Aq të bukur tentoi ta bënte ikjen, sa shumë kush, nisur nga magjia politike e tij, filloi të besonte dhe tek magjia biologjike e mundjes së kancerit të mushkërive.
Për vite të tëra sa herë kam pas rastin ta takoj atë dhe t’i vizitoj si gazetarë miqtë dhe armiqtë e tij, më ka injoruar përshkrimin që i kanë bërë.
Nuk kam dëgjuar asnjëherë të pranojë dhe të shprehet për kundërshtarët për kritikët dhe ata që e sulmonin.
Nuk jetoi gjatë, por tashmë shikoj se dhe kaq pak jetë sa pati, i mjaftoi t’i bindte të gjithë se kishte të drejtë. Iku gati pa asnjë armik, pa asnjë kundërshtar, pa asnjë rival dhe kam frikë, pa asnjë pasardhës.
Siç mund të ikte një i dërguar i zotit për shqiptarët.
*21 janar 2006
Vetem nje te mete te vogel fare e pa peshe ne historine e Kosoves pati Rugova: ishte i vendosur qartesisht kunder perendimit per marrveshjen e Rambujese, ku u vendos per fatin e sotem te Kosoves.
Historianet le te shkruajne historine ne te gjitha fazat e saj, pa harruar anet pozitive por edhe anet e errta te heronjve gjate luftes dhe ai do te ishte sot Kosova nese nuk do te nenshkruante me perendimin Rambujene.Rusia ishte aty pa ate marrveshje.
nje pyetje Mero ?
Kur eshte shprehur zyrtarisht Rugova per Pavaresine e Kosoves ??
ose kur te huajt japin nje deshmi zyrtare se ai ka shprehur kete Mendim ???
se sot del dhe zoti Berisha se i ka thene Presidentit Bush ai kete i pari ….
Rugova fytyre e poshter shume
ISHTE ”kunder”RAMBUJESE SEPSEAJO NUK ISHTE E PLOTE.Se po te qe eplote ,Kosova nuk do vuante edhe sot ashtu sic nuk vuajne Sllovenia,Kroacia dhe MALI I ZI.
Dihet mire dhe qarte qe Rugova u mbyll ne kullen e tije gjat luftes ne Kosove por nqse te gjith do te mbylleshin neper kullat e tyre dhe do te fshiheshin maleve do te clirohej Kosova…..?????
Kjo qe thua o Mero i bie qe ata qe dhane jeten ishin budallenj……
Vendi nuk clirohet nga pushtusit duke qendruar mbyllur ne shtepi por duke rrokur armet dhe duke luftuar. Vendi nuk clirohet me citate por me pushke..
Lavdi deshmoreve qe dhane jeten e jo atyre qe benin qejf neper vila.
E di qe s’do ta nxjerresh: Rrugova , i nipi Xhafer Deves dhe donte ta mbante Kosoven nen thundren e Serbise e Millosheviçit. Shkruani çfare te doni, ata qe e jetuan e dine mire, por masakren e beni per brezin qe nuk ka jetuar se po e genjeni , Mero! Dhe jeni pergjegjes moralisht po ka ngelur pak moral se demokracia juaj nuk e pranon moralin; vetem kurverine.
Këndvështrim vetjak i Meros, në të cilin ka një të vërtetë themelore: që pacifizmi i Rugovës, i përbuzur dhe i pallogaritur nga serbët, të cilët po nxitonin të zbatonin fazën finale të planit për zhdukjen e përzenien e shqiptarëve, krijoi kushtet që më në fund të mirëkuptohej krijimi i UÇK-së nga ndërkombëtarët, qê ata të bindeshin që Serbia nuk ishte për zhvillimet paqësore dhe t’i jepnin Sllibodanit luftën që deshi.
TE MESOJME NGA HISTORIA
Menyra e drejtimit te nje vendi ka kohe qe trajtohet si ceshtje per te cilen eshte e interesuar tere bashkesia nderkombetare. Vetem shtetet me sistem te qarte diktatorial, te cilet kane per zemer politiken e ‘mosnderhyrjes ne punet e brendeshme’ vazhdojne me kembngulje perbuzjen e ketij interesimi.
Po te verejme me pak kujdes rajonin ku jetojme, nuk do ta kemi te veshtire te veme re interesimin konstant te Serbise per menyren e drejtimit te fqinjeve te saj. Vecanerisht, interesimi dhe kujdesi i saj maksimal per menyren si dhe kush duhet te jete ne krye te qeverisjes ne vendit tone eshte dukshem i nje shkalle me te larte se ai per fqinjet e tjere. Kjo ka qene dhe eshte e kuptueshme, gjithcka lidhet me pretendimet e saj ne raport me Kosoven.
Per te bere te qarte kete interesim, mjafton ti referohemi ne dy raste historise tone te shekullit te kaluar. Ishte Serbia ajo qe u kujdes per vendosjen e Zogut ne krye te Shqiperise pas permbysjes te revolucionit te vitit 1924. Dhe po ashtu, nen kujdesin e saj erdhen ne pushtet forcat komuniste ne Tirane ne vitin 1944. Te dy keto raste jane historikisht te dokumentuara.
Ndryshe nga bota e qyteteruar ,e cila udhehiqet nga parimet e lirise dhe kujdesi i saj per nje vend eshte ardhja ne pushtet me anen e votes se lire e dikujt qe mbeshtet keto parime, Serbia, te pakten ne raport me ne, niset nga konsiderata diametralisht te kunderta. Po t’u referohemi dy rasteve te mesiperme, shohim qarte, se ne perzgjedhjen e saj Serbia ka bere kujdes maksimal qe ne krye te Shqiperise te vijne individ me prirje te qarta autoritariste. Ne rastin e Hoxhes kjo rezultoi edhe pertej interesit te deshiruar prej saj, sundimi i tij tejkaloi cdo kufij brrutaliteti te imagjinuar. Pra, shkurt ,si ne rastin e Ahmet Zogut edhe ne rastin e Enver Hoxhes ishte Serbia ajo qe u kujdes maksimalisht per ti sjelle ne pushtet.
Por, perse Serbia eshte e interesuar per te sjelle ne pushtet ne Shqiperi individe me prirje te qarta diktatoriale? Natyrisht, mund te kete disa arsye. Por, mendoj, arsyeja kryesore ka lidhje me qellimin e saj djallezor, qe, pasi ti kete vene, me pas ti jap te drejte vehtes per ti diskredituar ne cdo hap. Pra, duket, per Serbine problem eshte sa te arrije per ti vene ne pushtet individet e deshiruar prej saj ne drejtimin tone, pa me vone di ajo sesi ti telendise ne syte e botes.
Diskreditimi brutal serb ne cdo kancelari i drejtuesve shqiptar, per te cilet ajo vete eshte kujdesur per ti sjelle ne pushtet, nuk mund te mos sillte reagim te forte te udheheqesve tane ndaj ketij veprimi. Eshte per kete arsye, qe, si Zogu dhe me pas Hoxha kane reaguar ashpersisht ndaj ketij qendrimi te pabese serb. Ne rastin e Hoxhes serbet kaluan pertej edhe agresionit verbal, qysh ne hapat e pare pas Nentorit 1944 ata u perpoqen per ta larguar fare nga skena politike. Por fatkeqesia ne te dy keto raste qendron ne faktin, se udheheqesit tane nuk kane bere perpjekjen me te vogel per te vleresuar qendrimin e tyre gjate ushtrimit te pushtetit, ju eshte erresuar arsyeja nga kjo pabesi e mikut qe i solli ne pushtet, duke e pare ne kete rast te keqen vetem tek pala serbe. Eshte pikerisht ky qendrim, qe kurdohere i ka futur drejtuesit tane shteteror ne vorbullen e nje situate, e cila ka rezultuar politikisht fatkeqe per ne dhe plot sukses per Serbine.
Por permbysja e komunizmit solli nje ndryshim dramatik ne raportet midis dy vendeve tona. Forcat federaliste ne Jugosllavi, te cilat drejtoheshin nga perpjekjet Serbe per te ruajtur sundimin mbi anetaret e tjere te federates, i dhane mbeshtetjen nje sundimtari brutal per te udhehequr kryqezaten kunder shperberjes se Jugosllavise. Dhe kur kjo rezultoi praktikisht e pamundur, Serbet perdoren forcen per te ruajtur dhe zgjeruar hapsirat ne kurriz te fqinjeve.
Ndryshimet ne Jugosllavi sollen dicka te paimagjinueshme ne Kosove. Ne krye te saj del nje njeri qe do te ndryshonte ne menyre dramatike opinionin nderkombetar per gjendjen e shqiptareve ne kete krahine. Ibrahim Rugova eshte ai qe beri me te paimagjinueshmen, ndryshoi kahun tradicional te vleresimit politik nderkombetar ne favor te shqiptareve. Me politiken e tij ungjillore, me durimin dhe urtesine e tij proverbiale, ai hyri ne cdo kancelari te botes per te shpieguar te verteten e popullit shqiptar te Kosoves ne raport me Serbine. Ai nuk fyente, aq me teper te shante, ai vetem shpiegonte me durim. Me shallin e tij karakteristik rrotull qafes, simbol i litarit qe e kish zene per fyti lirine e popullit te tij, ai ecte neper bote duke mbajtur te ndezur flaken e asaj qe po perjetonte populli qe perfaqesonte. Por ajo e cila vlen te vihet me force ne dukje, qendron ne faktin, se ishte gandizmi i qendrimeve te tij ajo qe beri te dilte ne drite fytyra e vertete e Serbise dhe udheheqjes se saj politike. Agresiviteti i udheheqjes serbe, e cila perfaqesohej nga Miloshevici, duke u krahasuar me qendrimet ungjillore te Ibrahim Rugoves bente nje kontrast aq te theksuar sa arriti me te paimagjinueshmen, te ndryshonte drejtimin e vleresimit politike nderkombetar ne favor te ceshtjes se Kosoves. Tere bota e qyteteruar tashme shihte qarte fytyren e vertete agresive te Serbise. Pra, per asnje rast ne nuk duhet te harrojme,se ishte qendrimi gjenial politik i Ibrahim Rugoves ai qe solli mbeshtetjen nderkombetare per ceshtjen tone te madhe, pa kete qendrim ne kurre nuk mund te fitonim mbeshtetje e intervencionit te botes se qyteteruar kunder barbarise Serbe. Kjo njeheresh tregon se sa e nevojshme eshte per ne te sillemi me urtesi dhe nder, si du armet baze per te ruajtur kurdohere mbeshtetjen aq te domosdoshme te miqve tane te medhenje, mbrojtesve konseguent te arritjeve te lirise dhe demokracise
Dobësit e Rugovës të vegjël jemi ne çë ti kuptojm.Po të fillonte kur Kroacia hyri në luftë siq i sygjeroi Tuxhmani ,ne dë të pësonim me tërë popullatën në masë dhe politikisht.Fuçia jonë ushtarake ishte zero.Organizimi me kuadër ushtarak ishte në fazë. Në momentin e duhur doli në skenë UÇK-ja dhe aleatët tanë dhe erdhëm këtu ku jemi sot.Projekti i ti dy shtete shqiptare u realizua,e pjesa tjetër e bashkimit mvaret nga të dyja shtetet dhe miçt tan!.Zoti i shperbleft të gjith ata çë ran në luftë e së bashku me ta edhe Rugoven e Aganin .
..varjantin “rrugova” po vazhdojn shqiptart sot e mot.
Ha pi q.. rri se shtetin do ta ndertoj amerika e europa ashtu sic e cliroooi
Është turp të përkujtosh sot Rugovën, njeriu që piu shlivovica me Millosheviçin, kur trupat e NATO-s po luftonin për çlirimin e Kosovës. Dhe si të mos mjaftonte kaq ai kërkoi “që e gjitha kjo (kupto sulmet e NATO-s) duhet të marri fund”! Rugova ishte kundër luftës së UCK-së dhe Adem Jasharit. Ai i cilësoi ata botërisht dhe publikisht si “fshatarë që duhen qetësuar”! Pa folur këtu për urrejtjen që ky nip ballisti, i transformuar në komunist, kishte ndaj Shqipërisë. Saqë as nga avioni nuk zbriste, kur ndalonte kalimthi në Rinas. Ishte po Rugova që e ka cilësuar UCK-në si “dorë e zgjatur e Serbisë”! se po i prishte statukuonë në Kosovë. S’e kam kuptuar kurrë këtë admirim dhe bythëlëpirje të Bazes për kolaboracionistin e pushtetit serb në Kosovë.
Ishte fat i madh qe shqiparet e Kosoves e paten nje udheheqes e rangut te dr. Rugoves.
Kujt t‘ia thuash o Mero? Rugova kuptohet nga nje pjese e vogel qe pothuajse s‘ndikojne ne shtetformim sikur te ishte e kunderta shqiptaret s‘do kishin nevoje Rugoven as uçk e as naton se punet do ecnin vete.
Rugova ish nje Diktator Oriental si shum Oriental te Tjere qe mündet te vijn ne Kosove?
Rugova e Bujar Bukoshi qe mblidhte 3% ne Diasfore ishin dy hajdute qe nen Masken Patriotismus Ben kerdine nen injorancin e popullit te Kosoves!
Analize shume e sakte dhe e thelle nga Baze per Rugoven, qe pa asnje dyshim mbetet nje lider i klasit te larte dhe nje vizionar qe dallon koke e kembe nga shume te tjere si ne KS si edhe ne Shqiperi, qe per nje karrike dhe per leket grabitur, ishin e jane gati ti vene flaken vendit due mos pasur asnje armik real,, vecse armik politik, ndersa ky burre kishte perballe aparatin me te eger dhe te fuqishem ne Ballkan, qe ste bente per njeri kushdo qe te ish,, dhe me intuiten e tij politike, vizionin e tij, mencurine e tij, diti te vere themelet e asaj qe sot quhet Republika e Kosoves.
Mbështetja e ymer bazës për rugovën e ka fillesën tek fakti që rugova kërkonte një vilajet të shkëputur nga shqipëria, dhe ymeri si shërbëtor i interesave grekë, i jep mbështetjen maksimale. Sikur albin kurti psh, ndaj të cilit ymeri nuk lë gjë pa thënë sepse mbështet bashkimin kombëtar, të ishte për “kombin: kosovar të rugovës,do ta lëvdonte më shumë se këdo.
Modeli i rugovës ishte dështimi,kapitulimi, dhe bosmjëzimi i shqiptarëve.
Njëlloj si berisha në shqipëri.
Nqs rugova do ishte hero,do ishte hero i kombit serbo-kosovar, ldk-së si zëdhënëse e këtij projekti antikombëtar ,dhe largove të grekut dhe saliut në shqipëri.
Hero i shqiptarëve është adem jashari dhe uçk-ja. Janë që luftuan për 1 shqipëri dhe jo për flamurin e vizatuar në beograd