Nga Artur Mecollari
Në një dokument të hartuar nga Forcat Detare, që i dërgohej ish-përfaqësuesit të Shqipërisë në negociatat për Konventën e Tretë të OKB-së mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS III) Sokrat Plaka, në atë kohë Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, nëpërmjet Zëvendësministrit të Mbrojtjes Jaçe Lula, argumentohej se legjislacioni shqiptar binte në kundërshtim me UNCLOS III (1982) lidhur me gjerësinë e detit territorial prej 15 milje detare. Po ashtu, letra në përputhje me konventën e sapo nisur të firmosej argumentonte se legjislacioni kombëtar binte në kundërshtim me këtë konventë lidhur me regjimin e kalimit paqësor të anijeve të luftës.
Me ligj Shqipëria kishte kufizuar të drejtën e kalimit paqësor të anijeve të luftës nëpër detin e saj territorial.Në vitin 1983 legjislacioni kombëtar mbi detin mbështetej kryesisht në dekretin Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH”, ndryshuar me dekretin nr. 5384, datë 23.2.1976. Në përfundim letra rekomandon ”për ndryshimin ose korrigjimin e tyre duhet marrë miratimi nga organet përkatëse”. Ky vlerësim i raporteve të legjislacionit shqiptar me të drejtën ndërkombëtare të detit mban datën 18 janar 1983 dhe është hartuar vetëm 39 ditë pas fillimit të firmosjes në Montego Bay të Xhamajkës UNCLOS III, më 10 dhjetor 1982. Megjithatë, kjo shkresë u arkivua dhe asnjëherë nuk u mor në konsideratë.Shqipëria kishte shpallur me ligj gjerësinë e detit territorial 15 milje detare në vitin 1976.
Negociatat për përgatitjen e UNCLOS III (1982) kishin nisur në vitin 1973 dhe Shqipëria kishte përfaqësuesit e saj në konferencat e saj. Gjatë punimeve të Konferencës për UNCLOS III, sesionit të 139-të i zhvilluar në 27 gusht 1980, përfaqësuesi i Shqipërisë Z. Murat Angoni propozoi që gjerësia e detit territorial i shtetit bregdetar të shtrihej deri në një distancë të arsyeshme në përputhje me rrethanat gjeografike, biologjike, sociale, kushtet ekonomike, etj. Kjo me qëllim marrjen në konsideratë të sovranitetit kombëtar, interesave ekonomike dhe rrethanave të tjera lundrimore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Pavarësisht pozicionit të Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera në zhvillim, Konventa e Tretë e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, e cila filloi të firmosej në Montego Bay më 10 dhjetor 1982, kodifikoi gjerësinë e detit territorial 12 milje detare. Gjithsesi, edhe Konventa e OKB-së mbi Detin Territorial 1958 kishte kodifikuar gjerësinë e detit territorial 12 milje detare, pavarësisht se Shqipëria nuk kishte aderuar në këtë konventë. Duket se Shqipëria kishte hyrë në negociatat për UNCLOS III me gjerësinë e detit territorial 15 milje detare si një fakt i kryer.Më 16 dhjetor 1981 anijet ushtarake të SHBA-së kishin hyrë në ujrat detare të Shqipërisë (operacion deklarimi), në distancë mbi 12 milje detare, por brenda 15 miljeve.
Ky ishte një sinjal i qartë se Shqipëria kishte shpallur gjerësinë e detit territorial 15 milje detare në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Programi i “Lirisë së Lundrimit”, kishte nisur të zbatohej nga SHBA dhe ai kishte dhe vijon të ketë si qëllim të detyrojë shtetet aleate, mike dhe kundërshtare të SHBA të respektojnë dispozitat e të drejtës ndërkombëtare të detit. Midis vitit 1981 dhe vitit 1987 anijet e Forcave Detare të SHBA do të kryenin disa operacione deklarimi në ujrat territoriale shqiptare.Edhe pse propozimi i Flotës Luftarake Detare i 18 janarit 1983 nuk u mor në konsideratë nga politika, në vitin 1990 do të provohej se ai ishte i argumentuar. Duket se oficerët e Flotës Luftarake Detare kishin lexuar qartë jo vetëm të drejtën ndërkombëtare, por edhe mesazhet diplomatike të SHBA nëpërmjet Forcave të tyre Detare. Mbas telegramit të SHBA, nëpërmjet Ambasadës Franceze në Tiranë të korrikut 1989, në vitin 1990 Shqipëria me ligj do të ndryshonte gjerësinë e detit territorial nga 15 në 12 milje detare. Ky akt ishte një pranim i UNCLOS III (1982), në të cilin Shqipëria edhe pse kishte marrë pjesë gjatë negociatave, nuk e njohu kurrë atë deri në vitin 1990. Shqipëria do të aderonte në UNCLOS III (1982) në vitin 2003.
Ky dokument deshmon aftesine dhe seriozitetin e drejtuesve te Flotes Luftarake Detare ne vitet para 1990.
E ca pastaj? Cili eshte qellimi i gjithe ketij artikulli ?
Qe Greqia ka te drejte te zgjerohet me 12 Milje ne detin e Shqiperise,
duke u nisur nga ishulli Othonoi ?— Akoma politiken e te huajve ben ti more shoku ?
Edhe Shqiperia edhe Greqia ka te drejte te shtrihet ne 12 milje, secili ne detin e vet, askush ne detin e njeri-tjetrit! Shqiperia e ka bere me kohe shtrirjen deri ne 12 milje. Aty ku deti ndermjet njeri-tjetrit eshte me i ngushte se 24 milje (12+12) nuk zbatohet parimi i 12 miljeve, por parimi i marreveshjes dypaleshe per ndarjen e detit. Edhe ishulli i Othonit eshte territor i Greqise, ku eshte problemi ketu. Edhe ai ishull do kete peshen e vet ne ndarjen e detit, por specifikat e nje ishulli dhe te nje kontinenti jane te ndryshme, keshtuqe ndarja e detit aty behet me marreveshje sipas specifikave. Nese nuk ka marreveshje shkohet ne gjykate nderkombetare. Aty secila pale paraqet argumentat e veta dhe vendos gjykata. E more vesh!?
Mjaf the karagjozlleqe!
Flet budadalleqe ky idiot. Shqiperia deri ne 1990 nuk e njihte UNCLOS, prandaj nuk mund te ishte ne kundershtim me nje te drejte nderkombetare te cilen nuk e njihte. Turqia edhe sot nuk e ka firmosur UNCLOS. Ligji nderkombetar ka vlere vetem kur njihet nga shteti nacional.
O shoku. Di shqip. Lexo shkresen e vitit 1983.
te gjitha shtetet antare te okb qe kane firmosur apo ratifikuar law of the sea jane te detyruar te zbatojne pike per pike cdo rrjesht te ketij ligji.ai eshte shume i thjeshte i kuptushem dhe i lehte per tu zbatuar.cdo gje eshte e sqaruar ne detaje dhe e ilustruar me harta aq mire sa jo vetem detaret por edhe muzikantet piktoret mesuesit por edhe per fermeret minatoret etj po ta lexonin nuk do te kishin asnje veshtiresi per te ditur saktesisht si ndahen ujrat ne te gjithe boten.ne vitin 1983 shqiperia ishte antare e okb por ne ate periudhe ndarja e ujrave behej me marrveshje dypaleshe pra me shtetin kufitar derisa ne 10 dhjetor 1992 doli konventa e kombeve te bashkuara mbi ligjin per detin qe jane te detyruar ta zbatojne te gjitha shtetet qe aderojne ne te sic aderojme ne e gjithe shtetet kufitare me ne.keshtu rrini te qete se nuk do te ndodhe asnje padrejtesi .sa per him dua te them se zoti artur mecollari eshte nje nga oficerat me te mire detare te shqiperise me dy kolegje te mbaruara ne amerike dhe me nje karriere brilante qe cdo kush nga ushtaraket do ta kishte zili