Lindi sot 139 vite më parë, Fan Noli më 1924: 5 anarkitë e Shqipërisë

6 Janar 2021, 09:26Dossier TEMA

Sot 139 vite më parë lindi Theofan Stilian Noli = Fan Noli. Po e rikujtojme lindjen e tij me shkrimin e tij “5 anarkitë e Shqipërisë”.

“Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive:

E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”

▪Pjesë nga fjalimi i mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1924, por që tingëllon njësoj aktual edhe sot.

14 komente në “Lindi sot 139 vite më parë, Fan Noli më 1924: 5 anarkitë e Shqipërisë”

  1. Kosta says:

    Nder e Lavdi Fan Nolit tone te madh.

    1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      Kur je beqir turk perse perdor nick kristian (Kosta)!?
      A e dini o beqiraaaaaaaaaa se Theofan aMavromati ka lindur ne nje dite te shenjte ,sot dita e fotave!?
      Ai erdhi ne Albanistan te fotise gjerat por aty gjeti: nje hale islamikesh,anthropofagesh, injorante,dumbabista,kokezinje etj sic i pershkruan ne kete material .

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Ej tfgs. .ne ‘sunitët’ e dimë shumë mirë se në çfarë dite të shënuar ka lindur Noli e dimë shumë mirë kush ishte dhe çfarë bëri për këtë vënd prandaj edhe sot e kujtojmë me respekt. .
        Po anastasi a di gjë për Theofan Mavromatin? A bëri ndonjë liturgji për shpirtin e tij në këtë ditë të shënuar?

    2. Pashai says:

      Lavdi këtij Burri të madh të Kombit!

  2. Si Noli i Madh nuki vjen me Shqiperise. I paharrueshem!

  3. Pd rrumpalla says:

    NOLI…figura gjigante e kombit

  4. Vao says:

    Percaktime aktuale qe qendrojne akoma,
    Farkeqesi, nuk kemi ndryshuar fare prandaj kemi mbetur keshtu,
    Ne bejme komente por cila eshte zgjidhja. fjala e Migjenit qendron akoma
    Mjerimi s’do meshire por do te DREJTE

  5. Genti says:

    Lavdi Fan Nolit

  6. Mandravellua says:

    100 vjet – ” ne vend numero”.
    Te ngrihej gjigandi Noli nga varri, nuk dihej se cdo bente: do qante apo do qeshte…

  7. Real says:

    Noli nje prift ortodoks,por nje komunist i oreve te para. Jo vetem komunist,por edhe i nje lloji special te tije, komunist islamik ,i nje gjejte me regjimin qe erdhi ne Shqiperi ne vitin 1944. Dhe ai ishte i pari kryeminister qe aplikoi aleancen e ortodoksise me komunizmin qe po vinte,kunder Europes katolike. A e kujtoni se ai i ka shkruar nje elegji Leninit kur vdiq.
    Dhe nuk eshte rastesi qe ketij i drejtohej me “ hazreti Lenin” . Pra perzierje e islamit me bizantin, nga ku Shqiperia ka vuajtur me shekuj,dhe akoma nuk po gjen rrugen e vertete.
    Dhe nuk eshte rastesi qe kur Ahmet Zogu u rikthye ne Tirane me 24 Dhjetor 1924, naten e Krishtelidjeve, asnje shtet europian nuk i doli ne mbrojtje “ Nolit te madh “. Sepse politika europiane e kishte nuhatur prej kohesh se cfare perfaqesonte Noli. Edhe reformat qe propogandoi kjo qeveri,pamvarsisht se nuk pati kellce per ti perfunduar ishin tipike te majta si reforma agrare. Prandaj mendoj se duhet rishikuar veprimtarija e tije per Shqiperine europiane.

    1. Mandravellua says:

      Dhe nuk eshte rastesi qe ti je nje rrote kari per arsyet e meposhteme:
      ……
      nuk kam kohe te merrem me ty, se je “kohe e humbur”

    2. Ray says:

      Lenini na shpetoi Shqiperine nga copetimi ne vitin 1919, ne Konferencen e Paqes,
      ndaj edhe Noli i shkroi Leninit
      Sepse ishte Lenini ai qe demaskoi Traktatin e copetimit te Shqiperise te firmosur nga fuqite e Medha,
      kjo pastaj e detyroi Presidentin Willson te ndryshoje qendrim
      dhe te mos e aprovoje copetimin e Shqiperise , sipas Traktatit te Fshehte

  8. Real says:

    Lenini e shpetoi Shqiperine jo per ate qe thua ti Ray por sepse nga Lenini kemi peshqesh se nga Ruset kemi te deleguarite pare te komintermit, qe me vone bene te mundur ardhjen e regjimit komunist ne Shqiperi, qe ishte shpetimi i vendit.
    Do te ishte Fishta i madh qe e parashikoi qysh ne vitin 1908 ardhjen e ketyre te mirave nga Lenini:
    Dhe cfare do te lene pas keto kater ujq
    Do te dale nje dreq i kuq………….

  9. taso kume says:

    NOLI do ngelet si me i madhi i SHQIPTAREVE,te gjithe te tjeret jane me poshte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje