Nga Kreshnik Kuçaj
Në vitin 1912, kur u shpall Pavarësia, në Shqipëri dega e shëndetësisë publike dhe e higjienës shoqërore ishte lënë në harresë. Në këtë periudhë në Shqipëri do të mungonin organizatat e mbrojtjes së shëndetit publik, institutet shëndetësore e mjekët. Në shumë krahina të vendit do të kishte mungesë mjekësh e farmacistësh të specializuar.
Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane gjithçka ishte si organizatë shëndetësore ishte vetëm një mjek bashkie në disa qendra qeveritare dhe diku në ndonjë skelë kryesore ndonjë mjek i portit. Po ashtu, në vilajete ku kishte ushtri të madhe kishte ndonjë spital por aë ishte i kufizuar në shërbimet që ofronte dhe që kishte me shumë në fokus ushtarët sesa popullatën.
Në qeverinë shqiptare të 1912 për herë të parë u krijua një administratë për shëndetin publik me titullin “Drejtorija e Përgjithshme e Shëndetësisë Publike” drejtimi i së cilës iu besua doktor Mihal Turtullit, titullar i Ministrisë së Arsimit në atë kohë.
Jeta e shkurtër e asaj qeverie, shpërthimi i kryengritjeve dhe lufta e përgjithshme e bënë të pamundur që shteti të kishte organizata e institute shëndetësore. Madje një numër mjekësh shqiptarë të cilët me shpalljen e Pavarësisë erdhën të kontribuojnë për vendin, do të përballeshin me një situatën anarshie e nuk do të kishte një mobilizim të organizuar të tyre.
Kjo situatë kaotike do të vazhdonte deri në përfundim të Luftës së parë botërore ku në vend do të vinin misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan. Ky mision do të kishtë në përbërje një mjek dhe disa infermiere dhe do të pritej me entuziasëm në Shqipërinë që përballej me pasojat që kishte lënë lufta dhe mungesa e stabilitetit. Menjëherë ky mision nisi punën për krijimin e një spitali. Mbas dy muajsh punë u organizua një spital me 30 shtretër për të sëmurë që u instalua në shtëpinë e Hamdi Bimbashit në Tiranë.
Shërbimi i spitalit sigurohej nga një mjeke kirurge. Pas pak kohësh spitali do të transferohej në një godinë tjetër, te Hani i Pashës në kryeqytet ( që i ishte konfiskuar Esad Pashës), duke mundësuar kushte më të mira shërbimi. Pas Kongresit të Lushnjes, kur në vend nis periudha e stabilitetit, Kryqi i Kuq amerikan i bindur se spitalin mund ta mbante qeveria me fondet e saj u tërhoq. Qeveria shqiptare do t’ia besonte drejtimin e spitalit mjekut shqiptar Osman Jonuzi, në atë kohë mjek i Bashkisë në kryeqytet.
Në këtë periudhë në vend u rikrijua Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë e kryesuar nga prof doktor Rifat Frashëri. Aktiviteti i parë u shtri në personelin e profesionave të shëndetësisë publike si mjekë, farmacistë, denstistë, mami etj. duke kontrolluar cilësinë dhe formimin profesional. Për ushtrimin e profesionit të mjekut duhej patjetër pajisja me një leje të posaçme nga kjo drejtori. Pas verifikimit të të gjithë mjekëve do të rifillonte procesi i shpërndarjes së tyre nëpër qendrat e vendeve.
Referuar të dhënave të zyrtare të periudhës së mbretërisë, në 1937 vendi do të kishte 8 spitale për mjekime të përgjithshme dhe një spital për mjekimin e sëmundjeve neuropsikiatrike. Spitali kryesor ishte ai i emërtuar me emrin e mbretit dhe ishte në kryeqytet. Krahas shërbimeve që ofroheshin nga dy mjekë, njëri kirurg e tjetri patolog, në vitin 1930 ky spital do të siguronte edhe shërbimin e një okulisti.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, kur vendi përballej me pasoja të rënda, një nga sfidat kryesore që paraqitej ishte kapërcimi i emergjencës njerëzore. Numri i spitaleve u rrit nga 8 që ishte në 1938 në 12 dhe numri i shtretërve nga 810 në 2 180 përveç 29 spitaleve rurale, sanatoriumeve, shtëpive të lindjes, poliambulancave, kabineteve dentare dhe çerdheve për fëmijët.
Për përgatitjen e kuadrit shëndetësor u çelën një varg kursesh e shkollash me afat të shkurtër ku u përgatitën infermierë, mami, laborantë, radiologë etj. Në 1948 u hap shkolla 3 vjeçare për ndihmës mjekë ndërsa jashtë vendit u dërguan 115 studentë për sektorin e shëndetësisë.
Pas kapërcimit të emergjencës së viteve të para e afrimit të vendit me Bashkimin Sovjetik, për shëndetësinë shqiptare nis një rrugë e re.
Ashtu si në vendet e tjera lindore, edhe në Shqipëri do të niste të aplikohej sistemi shendetësor “Semashko”, i emërtuar i tillë në nder të Nikolai Semashko, që në periudhën 1918-1930 ishte në Rusi Komisari i Shëndetësisë Publike e që kishte organizuar sistemin shëndetësor të Bashkimit Sovjetik.
Për herë të parë, në vitin 1944 Drejtoria e Shëndetësisë u shndërrua në Ministri. Ministria kishte strukturën e saj me 21 punonjës dhe me 175 mjekë shqiptarë e të huaj që ushtronin veprimtarinë në të gjithë vendin.
Ashtu si në Bashkimin Sovjetik, edhe në Shqipëri u përgatit terreni për aplikimin e një modeli shëndetësie të bazuar një sistem thellësisht të centralizuar dhe të organizuar në mënyrë hierarkike me qeverinë. Ky sistem mundësonte një kujdes shëndetësor që financohej nga shteti e që ofrohej pa pagesë te të gjithë qytetarët.
Cilët ishin mjekët, infermierët, mamitë dhe dentistët para vendosjes së komunizmit në Shqipëri
Referuar botimit të vitit “Statistikë shëndetësore e demografike për periudhen 1933-1940”, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë që ndodhet në arkivën e Bibliotekës Kombëtare, në këtë periudhë në sistemin shëndetësor shqiptar janë të regjistruar 164 mjekë shqiptarë të cilët rezultojnë se kanë studiuar në qytetet më të rëndësishme të botës si Paris, Romë, Vienë, Firence, Stamboll, Moskë, Lion apo Mynih.
Ndërkohë, janë 107 farmacistë, 57 dentistë dhe 38 mami. Në këtë periudhë nga italia në Shqipëri janë marrë me kontratë pune, 41 mjekë italianë, 9 mami italiane dhe 6 infermierë vizitues.
Poshte komunistet qe ngriten nje sistem shendetsor sipas modelit rus. Poshte diktatura qe coi deri ne fshatin me te humbur doktore dhe infermire. Rrofte demonkracia e doktor Berishes.
Prandaj vdisnin njerezit si miza ne ate kohe, se ishin keta doktore qe kishin studjuar ne Perendim
Ray.Kur na paskan vdek keta njerez si miza? Te kishin vdek njerzit si mizat me aq banor sa ka pas Shqiperia atehere por edhe sot as ti as une nuk do te ishim ne kete bote. Stergjysherit tane kane jetuar me shume dhe shume here me gjate se sa jetojne shqiptaret sot.
E more plehraaaaaaaaa,istoria eshte kokforte se flet me fakte:
90% e listes jane emra kristiane (shumica grekoorthodhoxe) dhe katholike.
Athere lind pyetja:si spiegohet kjo ne nje vend me 90 turkoshqipfoles!?
Pergjigjen jepeni vet….
Tjeter fakt qe bie ne sy:pothuajse gjithe kristianet kane studiuar ne athine apo evrope,ndersa hasonet shqipfoles ne Istanbul!!!!
Ajo qe dua tu kujtoja komentuesve kristiane eshte se shikoni se sa emra te bukur origjinale kishin te paret tuaj perpara ardhjes ne pushtet sumqiri turk Hoxha!?
Sa per mizeri-t tourkalvanoi,varuni kkkkkkk ……
Një komb që vret intelektualët e vet, është i destinuar të rrënohet. Volter. Siç u rrënua. Anonim.
Deri ne 45 ska pas doktor Shqiperia per Te qare dhe per Te qesh
? ? si dhe tani sal daktorri Na ktheu si ne 36. ? ?
Ke harruar se para 44 kishte edhe fallxhore si monika qe sheronin turkishaket me nuska.
Ke harruar se ppsh mori bariun e dhive sali nga shpella ,e beri dr dhe sekrekar partie dhe shkatrroi mjeksine dhe solli perseri fallxhore si monika e ca budallenj si sazan guri ferdinand cako e injorant e kriminel si tit vasili,tritan preshi e muli nga shpellat….
Porto Edda = Saranda
Perse vazhdohej te quhej keshtu, me emrin e vajzes se Duces? Te cilit vit jane keto dokumente?
Ne statistika thuhet se ne vitet 1930-1940 ishin 164 mjeke ne Shqiperi. Kurse ne artikull thuhet dy mjeke ne Spitalin e Tiranes.
Vazhdon propoganda si ne komunizem. Erresim total i kohes Zogut.
Cdo dite qe kalon kesaj propogante po i cjerret maska.
Spitali Civil i Tiranes ne vitet1930 ishte me moderni ne Ballkan i cilesuar nga Institucione nderkombetare perkatese. Mjeke jashtezakonisht te afte.
Edhe ne komunizem u punua shume per shendetsine, se edhe mundesite u rriten dhe pati shume rezultate. Dihen.
Por mos ecni me nxirje e fshirje, shkruani drejt qe rinia te marre dituri dhe njohuri ekzakte per vendin e tyre. Gjithashtu te mos humbase ajo pune titanike qe beri ai personel ne ate kohe per vendosjen e bazave shendetsore e spitalore ne Shqiperi.