Memorie.al publikon tre foto të panjohura të periudhës së fillimit të viteve ’70-të, me imazhe që janë fiksuar në celuloid pas përfundimit të një stërvitjeje të madhe ushtarake, të cilat filluan të zhvilloheshim dendur që nga fundi i vitit 1968, pak muaj pasi Bashkimi Sovjetik i asaj kohe, kreu agresionin ushtarak, duke pushtuar Çekosllavakinë.
Siç shihet dhe nga fotot në fjalë që janë të një cilësie të lartë, aty duken qartë pjesa më e madhe e udhëheqjes komuniste të asaj kohe, duke filluar nga anëtarët e Byrosë Politike, Këshillit të Ministrave, dhe disa nga hierarkët më të lartë komunistë të kohës, anëtarë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, e deri tek drejtuesit kryesorë të organeve të Drejtësisë, (apo siç njiheshin ndryshe në atë kohë, si organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), si Sigurimi i Shtetit, Prokuroria e Përgjithëshme, Gjykata e Lartë, Hetuesia etj.
Në këtë stërvitje ushtarake që i mendohet se i përket dhjetorit të vitit 1972, apo janarit të vitit 1973 dhe zhvilluar në zonën e Biz Martaneshit përveç katër figurave kryesore të Byrosë Politike, (Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut, dhe Ramiz Alisë), kanë pozuar afro 100 eksponentë të lartë të regjimit komunist shqiptar të asaj kohe, duke filluar që nga kryeministri, ministra, dhe zv ministra, sekretarë të të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretarë të Komiteteve të Partive të rretheve të ndryshme të vëndit, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe asaj të Brëndshme, drejtues të organeve të Drejtësisë, etj.
Në qëndër të fotove, duket qartë kryeministri Mehmet Shehu, (në qëndër të grupit) dhe në të dy krahët e tij vijnë: Beqir Balluku, Haki Toska, Adil Çarçani, Hito Çako, Sulejman Baholli, Aranit Çela, Petrit Dume, Kiço Ngjela, Koço Theodhosi, Mihallaq Ziçishti, Llambi Ziçishti, Pirro Dodbiba, Bato Karafili, Myqerem Fuga, Xhafer Spahiu, Dhori Panariti, Spiro Koleka, Rita Marko, Abdyl Këllezi, Nesti Nase, Shefqet Peçi, Manush Myftiu, Rrahman Përllaku, Rrahman Hanku, Aleks Verli, Milo Qirko, Rebani Shehu, Andon Sheti, Spiro Shalësi, Ernest Jakova, Shefqet Musaraj, etj.
Këto foto nuk u bënë kurrë publike në atë kohë dhe përveç veshjeve (xhupat, çizmet, kokoret, palltot, etj.) që asokohe disponoheshin vetëm nga udhëheqja e lartë komuniste dhe për ushtarakët e niveleve më të ulta ishin “mollë e ndaluar”, një nga arsyet kryesore mendohet se ka qenë edhe vëndi i stërvitjes, i cili ishte dhe mbahej “Tepër sekret, i një rëndësie të veçantë” dhe arsyeja tjetër ishte, sepse shumica e pjesëmarrësve në këto foto, në vitet e mëvonshme, do të goditeshin, apo dhe do të eliminoheshin fizikisht, nga vetë regjimi komunist.
Spo e marr vesh perse nuk po i botoni komentet ,une nuk ofendoj njeri, vetem se urrej komunizmin e kjofte largut … nuk ju mjafton qe jam nder ata qe kam rrespekt per gazeten tuaj ….
Ti je nje truthare qe merresh me tru shplare or shpellar. Nuk te hiqet m’ha mendja mesoje: “thuhet qofte largu e jo kjofte largu”
Dukesh qe je shqipfoles.
Pa le ke edhe respekt per gazeten tema. Shkruaj nje koment per Sali shpellarin, aman! Nga sot e tutje komentet e tua nuk botohen me ne kete gazete. Rrofte Edi Rama e poshte Saliu krimineli.
Kush ju tha more tru pjerdhur qe une kam simpati per Salen , çlidhje ka artikulli ketu me Salen , ky a nuk erdhi nga sistem i kjofte largut pak a shume njeriu i ri pa fe e pa atdhe , ku ju dogji ju , kurse per pune te respektit mu shtua ma shume per kete gazete mbasi pashe intervisten e Zotit Mero ne Kosove 3 a 4 dite perpara , e di qe nuk ju pelqen por Ai duket me te vertete njeri me shume kualitete …… si edhe e fundit une jam me ate qe punon me mire per Shqiperine ….. edhe nese jane me semundjen e sheqerit …………………………………….!!??
Hej cub bre, kosovare! Qe ç’do gje e lidh me Enver Hoxhen. Besoj e sheh naten e zgjohesh diten. Daten te ka kall bre cub!
Te dogji edhe ty , kurr mos u dorezoni, edhe pse deshtuat plotesisht, por ju nuk keni sy ti shihni te keqiat qe i keni ba vendit …. te semure mendore.. ishalla ju merr Biroja ma vete ne boten tjeter .