Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur plot 87 vjet më parë, më 14 gusht të vitit 1933, kur teksa ishte duke shëtitur në një prej rrugëve kryesore të Selanikut, në rrethana jo shumë të njohura, mbeti i vrarë në një atentat, Hasan Prishtina, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministër i Shqipërisë, i cili ishte si refugjat politik në Greqi. Sipas shtypit grek që i referohej organeve kompetente të policisë vendase, personi që qëlloi me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Çelo dhe ishte mik i ngushtë i viktimës! Dëshmitë e rralla të studiuesit, publicistit dhe historianit të njohur, Gani Demiri (Ratkoceri), mbi përpjekjen e një grupi intelektualësh me origjinë nga Kosova, të cilët në vitin 1960-të, arritën të bindin autoritetet përkatëse të Tiranës zyrtare rreth figurës së Hasan Prishtinës dhe t’a kthenin atë nga “tradhëtar dhe armik të popullit shqiptar” siç konsiderohej ai në tekstet shkollore dhe librat e Historisë së Shqipërisë, së asaj kohe, në një “patriot të madh të çështjes shqiptare”!
Nga Dashnor Kaloçi
Plot 87 vjet më parë, më 15 gusht të vitit 1933, pothuaj të gjitha gazetat që botoheshin në Shqipëri si dhe ato të diasporës së saj, publikuan lajmin e bujshëm të vrasjes me atentat në qytetin e Selanikut në Greqi, të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtinës. Sipas shtypit shqiptar të asaj kohe, i cili për atë ngjarje më së shumti i referohej gazetave greke, atentatori që kishte qëlluar me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, që asokohe qëndronte si emigrant antizogist në Greqi dhe disa shtete të tjera të Evropës, ishte po një shqiptar, madje mik i nguhstë i viktimës dhe quhej Ibrahim Çelo.
Në faqet e gazetave të shumta të atyre ditëve që komentuan gjerësisht atë ngjarje, bëhej me dije se personi në fjalë, i cili ishte me origjinë nga shqiptarët që banonin në Resnjë të Jugosllavisë, kishte qëlluar mbi ish-kryeministrin shqiptar, teksa ishin duke shëtitur bashkë, krah për krah në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Selanikut. Po si qëndronte e vërteta rreth atij atentati dhe cilat ishin arsyet kryesore që e shtynë shqiptarin Ibrahim Çelo për të qëlluar mbi politikanin e njohur, i cili përveç postit të kryeministrit të Shqipërisë, që e kishte mbajtur vetëm për pesë ditë në dhjetorin e vitit 1921, kishte qene i zgjedhur si deputet në disa legjislatura ne parlamentin e Turqisë dhe atë të Shqipërisë?
Lidhur me këto, po japim vetëm disa prej komenteve që u bënë në atë kohë nga shtypi shqiptar dhe ai grek, një përmblëdhje të shkurtër të jetës dhe veprimtarisë politike e atdhetare të Hasan Prishtinë (sipas Fjalorit Enciklopedik, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1988), dhe dëshminë ekskluzive të studiuesit, publicistit e shkrimtarit të njohur, Gani Ratkoceri (“Mësues i Popullit”), i cili në vitet ’60-të, së bashku edhe me disa intelektualë të tjerë me origjinë nga Kosova, ndërhyre tek autoritetet përkatëse shqiptare të asaj kohe në Tiranë duke bërë të mundur rehabilitimin e Hasan Prishtinës dhe nga “tradhëtar” që etiketohej ai në tekstin e Historisë së Shqipërisë së asaj kohe, e kthyen në “patiot të madh”!
Lajmet dhe komentet e gazetave greke dhe shqiptare, për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik
Gazeta ‘Vatra’: Hasan Prishtina u vra dje mbrëma me pesë pushkë në rrugët e Selanikut. – Vrasësi u arrestua nga autoritetet. – Ç’thonë gazetat greke për shkakun e vrasjes.
Me anë të radios u lajmërua se dje mbrëma në rrugën kryesore të Selanikut, Hysen Tolja Ibrahimi nga Resna, shtiu pesë herë me revolver kundër Hasan Prishtinës, të cilin e la vdekur. Vrasësi u zu me njëherë dhe u vu nën hetime, për të mësuar shkakun. Autoritetet vazhdojnë hetimet mbi shkakun e vrasjes. Disa gazeta thonë se vrasja është bërë për arsye personale, një pjesë tjetër e gazetave tue marrë parasysh se vrasi disa ditë më parë kishte ardhur prej vendit të tij, supozojnë se ai gjishte të huaj në këtë vrasje.
Hollësirat e vrasjes së Selanikut në botimet e gazetave greke
Qysh ndodhi vrasja e Hasan Prishtinës?
I vrari i pat propozuar guximtarit atentat kundër Mbretit Zog. Shkruan gazeta “Fos”, ndërsa “Informationi” thot se e kanë shtyrë të arratisurt.
Selanik 16 Gusht – Aty nga ora 2 mbasdreke të së Hënës, dje domethënë, Hasan Prishtina dhe Ibrahim Çelo (dhe jo Hysen Tolja Ibrahimi), kalonin rrugën “Cimiski”, tue kuvenduar me zë të lartë në gjuhën shqipe. Kur arritën në kryqëzimin e rrugës “Vogaciku”, Ibrahimi nxorri me shpejtësi revolverin sistem “Smith” dhe shkrepi dy herë kundër Hasanit, tue e shtrirë këtë pa frymë në tokë. Me gjith këtë, guximtari u ul mbi trupin e shtrirë dhe zbrazi mbi kryet e të plagosurit edhe tre pushkat të tjera të revolverit për të përfunduar krejtësisht qëllimin. Mbas këtyre, guximtari vrapoj për t’u larguar nga rruga “Vagaciku”, aty nga Mitropolia, nga shkaku që të shpëtonte prej popullit i cili u grumbullua shpejt. Turma filloj të gërthiste dhe t’a ndiqte, dhe kjo sqenë duket se turbulloj Ibrahimin i cili, i shushatur u rrëzua mbi vitrinën e një dyqani atje afër dhe të cilën e theu, por shpejt fitoi fuqinë dhe vrapoj nga rruga e Mitropolisë. Por populli e ndiqte nga pas dhe ky ahere u fut në shtëpinë e doktor Dukidhit, ku pastaj e zuri një polic. Ky e vuri në një motoçikletë dhe e shpuri në qëndrën e policisë, ndërsa Hasan Prishtina, sillej në spitalin bashkiak, ku doktorët vërtetuan vdekjen. Vrasësi i ish-kryeministrit Shqiptar, quhet Ibrahim Hysen Çelo, edhe është në moshën 37 vjetësh. Është prej Resnjë të Shqipërisë (gazeta greke “Fos” që shkruan këtë, gabohet pasi Resnja është në Sërbi), nënshtetas shqiptar, mjaft intelektual, flet frëngjisht dhe italisht pa gabim dhe turqisht në gjuhën amtare. I sjellshëm në mënyrat, i veshur bukur, bën përshtypjen se është një njeri që nuk ësht lindur për vrasës. Në Greqi erdhi prej Nicës të Francës më 9 Maj 1933 edhe pse nuk u paraqit të rregullohet sipas ligjit për të huajt, u dënua me një gjobë prej 230 dhrami. I vrami Prishtina Hasan Ahmet, edhe ky shqiptar, i ardhur dikur si nënshetas austriak, ka qenë Ministër i Punëve të Brendëshme dhe i Punëve Botore në Shqipëri dhe për një kohë të gjatë kryeministër i Shqipërisë në regjimin e Fan Nolit. U tha konkretisht prej qarqeve shqiptare të këtushme, se ky qe nënkryetar i fanolistëve dhe përfaqësonte në Ballkan, Turqi dhe Evropën e mesme Fan Nolin, i cli ndodhet në Rusi tue drejtuar propagandën kundër Mbretit Zog. Vrasja e Hasan Prishtinës, është një mister i math për arsyen pse autoritetet mbajnë një fshehtësi të madhe. Por megjith këtë, prej lajmeve që kemi mbledhun, kuptohet se gjatë shumë ditëve, shikoheshin që të dy bashkë e sidomos në hotelin “Astorja” ku banonte i vrami. Bashkëfjalimet e tyne dukeshin miqësore edhe për të njohurit e tyne përshpëritesh si “diçka përgatitnin”, e cila plasi në vrasjen e djeshme. Nga sa kemi mundur të informohemi prej burimeve të ndryshme që mundin t’a dijnë më mirë se si qëndrojnë punët, Hasan Prishtina qe një tip i njeriut të çqetësuar, që mundohesh me çdo sakrificë t’organiozojë organizata komplotiste, gjë që i ka kushtuar kurdoherë ekspulsive (ekstradime), shënimi ynë), nga gjithë shtetet e Ballkanit ku banonte.
Hasan Prishtina në Nicë të Francës
Hasan Prishtina vajti në Nicë të Francës edhe atje u njoft me Ibrahim Çelon që ish instaluar aty prej 26 vjetësh dhe qëndroj atje gati 20 muaj, duke ikur prapë në Turqi. Nga Turqia u ekspulsua dhe u instalua në Sofje, nga ku i shkrojti Shelos një letër, tue e ftuar atë të zbresë dhe të takohen në Selanik kur do të vinte edhe ky. Në letrën politikani shqiptar nuk përmëndëte shkakun pse e thërriti, por i theksonte se kish për t’i ngarkuar një punë që do të merrte 5000 dhrami në muaj. Kështu pra Sheloja mbasi dërgoj të shoqen dhe kalamanit e tij në Spanjë, nga ku është e shoqja e tij, mbërriti në Greqi ku u prezantua ne i vëllaj viktimës, pronuar në rrugën “Tsimiski”, Z. Omer Fejzi. I tregoj letrën e këtij, por ky i’u përgjigj, se i vëllai nuk ka ardhur ende nga Vjena edhe se nuk dispononte as një peshës për politikë pse nuk përziesh në të.
Prishtina i propozon Ibrahim Çelos të vrasë Zogun
Para një muaji, Sheloja marsi shikonte se kish mbetur pa të holla, u nis për në Vjenë për të takuar Hasanin, por për fat të keq, kur ay nisesh për në Vjenë, ky i fundit kthehesh për në Selanik. U kthye këtu para 14 ditëve dhe e takoj duke dashur të mësoj se ç’punë do t’ë bënte që të merrte 5000 dhrami në muaj. Prishtina pa shumë dredhina, i tha se ishte koha të vritet N. M. Tij, Mbret i Shqipëris Ahmet Zogu dhe disa nga Ministrat e tij dhe kjo do të bëhesh shkak që të ngrihesh statut për shërbimin që do t’i sillte vendit. Sheloja u trondit nga ky propozim dhe i tha, se duhet të mendohet. Por i kërkoj t’i nepet ndonjë punë tjetër, nga ku të fitonte të 5000 dhramitë në muaj. Qysh atë ditë, gjatë këtyre 14 ditëve takohesh ditë për ditë me Prishtinën dhe dje i tha qartas, se nuk mundje të bëjë një punë të tillë, se me një anë të mëndohet për familjen e tij dhe nga ana tjatër nuk mund t’i bëj varrin Shqipërisë. Por i kërkoj që të mos shkelë zotnimin e tij, që t’i gjejë një punë që të marrë shumën e premtueshme. –Unë nuk të solla të të jap para për sytë e bukur t’ujët. Ja se të veç në Bullgari, ku të marësh dhjetë komitaxhi të vrasësh Zogun, ja po të ikësh s’ë këndejmi. Mbas kësaj përgjigjie, atentatori nxorri revolverin dhe i’a zbrazi kundër nënkryetarit të partisë fanoliste. Qarqet e Konsulatës Shqiptare kur u pyetën dje prej redaktorit të “Fosit”, thanë se e dijnin prej kohe ardhjen e Prishtinës këtu, por nuk kish asnjë lajm për vrasjen e tij. Zoti Konsull as nuk do t’i shkojë nëpërmënd se shkaqet e kësaj vrasje janë politike. Gjithesi çfaqi tmerrin e tij për këtë krim.
Gazeta “Information” shkruan se e ka shtyrë Moska
Nga ana tjatër, fletorja në gjuhën frëngjishte “Information”, tue u marrë me shkaqet që munt të kenë shtyrë guximtarin të futet në këtë vrasje, shkruan se simbas informatave të saj, Ibrahimi do të jetë shtyrë nga të arratisurit politikë shqiptarë. Gazeta në fjalë, zhustifikon këtë version në këtë mënyrë: Të arratisurit politikë shqiptarë janë ndarë në dy grupe. Njërin e kryesonte Hasan Prishtina dhe tendencat e këtij grupi kanë qenë konservative, ndërsa grupi tjetrë lidhet drejt për drejt me Moskën. Tani vazhdon fletorja greke, ka shumë të ngjarë që Ibrahimi të jete shtyrë nga grupi që lidhet me Moskën për të çkatërruar grupin konservativ.
Jehona e shtypit të Selanikut për vrasjen e t’arratisurit politik
Në Selanik, pesë plumba revolveri të zbrazura njëri pas tjetrit nga një dorë shqiptari me nënshtetësi të huaj, çkëputën, tragjikisht, përin e jetës të një ish-Kryeministri Shqiptar, të arratisur për arsye politike. Gazetat greke të atij qyteti, shkakun e asaj ngjarje të shëmtuar, e mpështetin në dy arsye. E Para: se Hasan Prishtina – viktima, nuk e mbajti premtimin që i kish dhënë me letër Ibrahim Çelos, – guximtarit, – për t’i gjetur në Greqi një punë të ndershme, ndërsa me gojë i shpjegoj se ato të holla, 5000 dhrami në muaj, – do t’i paguheshin vetëm kur të vriste Mbretin e Shqiptarëve, por Ibrahim Çelua, i zëmëruar me lodrën që i luajti, i mërzitur nga mungesa e të hollave nga shkaku i Hasanit që e solli në Selanik, dhe i inatosur për propozimin e dedestuar që i bëri, nxori në një minutë dëshpërimi revolverin dhe e shtriu në tokë të vrarë.
E dyta: se shqiptarët e arratisur janë ndarë në dy grupe, njërin të kryesuar prej Hasan Prishtinës, me tendenca konservative dhe të dytin të dirizhuar prej njërzëve me tendenca bolshevike, të lidhur drejt për drejt me Moskën, dhe nga kjo antagonismë parimesh, Ibrahimi është vënë nga grupi i dytë për të çdukur personin e Hasan Prishtinës që do të sillte çkatërrimin e partisë konservative në dobinë e së parës. Ngjarja u zhvillua në një qytet të një shteti të huaj dhe tye qene gjithashtu se kaq guximtari sa dhe viktima kanë jetuar përsëriu në vendet e huaja, është shumë zor, ose më mirë e pamundur që të jemi në pozitë të formojmë, qoftë dhe një supozim, mbi shkaqet e vërteta që përfunduan në tragjedinë e Selanikut. Jemi pra të shtërnguar, që për të komentuar vrasjen e shëmtuar të së hënës, të bazohemi në botimet e gazetave greke. Megjith këtë, është mirë të shënohet, kështu midis parëthënësit, se opinioni i gazetave të Selanikut, nuk duhet të hidhet dhe kaq mbrapa krahëve. Fletoret e republikës greke në çështjen konkrete, duhen të jenë të paanshme, se ngjarja ka rrjedhur midis dy personave që s’kanë të bëjnë me çështjet e brëndëshme të Greqisë. Por sidoqoftë puna, dy gjëra mund të nxjerrim nga vrasja e Selanikut, dhe meqë të dyja janë nga ato çështje që provokojnë përbuzjen e çdo shqiptari që i dhëmbet atdheu dhe që dëshiron të mbajë nalt prestigjin dhe nderin shqiptar. Shqiptari me këto parime, i dënon kryekëput atentatet, kushdo qoftë ay që shkrep pushkën dhe kushdo qoftë ay që pranon plumbat në trupë. Gjith ashtu, ay shqiptar me ato parime, dënon përsëri kryekëput çdo person që mejton të ngrejë dorë kundër Mbretit të Shqiptarëve. Fati i atdheut t’onë lidhet ngushtë, shumë ngushtë, me personin e Zog-ut dhe kush është kundër këtij, duhet të dijë se është kundër atdheut. Bisedim mbi këto dy pika nuk hyjnë. Dhe ja pse, populli shqiptar dëgjoj me përbuzje atentatin e shëmtuar të Selanikut dhe dënon me koshiencën e tij me tradhti të naltë, çdo shqiptar që mejton të prekë Udhëheqësin e sotëm të Shqipërisë.
Hasan Prishtina, sipas Fjalorit Enciklopedik, i hartuar nga Akademia e Shkencave
(1873-1933). Patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, për demokratizimin e jetës së vëndit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi në Vuçiternë në një familje patriote. Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë në parlamentin osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Në fillim të vitit 1912 së bashku me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Në vitin 1912, u ngarkua me detyrën e ministrit në qeverinë kombëtare të Vlorës. Me themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (shih) u zgjodh antar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919, komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris, ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Mori pjesë aktive në organizimin e Kongresit të Lushnjes në vitin 1920 (shih) dhe në prill të vitit 1921, u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921, kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit dhe organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922-1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e “Zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit demokratiko-borgjez të Qershorit të vitit 1924 (shih) dhe luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në shtator të vitit 1924, në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, shkoi në Lidhjen e Kombëve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë Atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarko-fashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës serbo-madhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional (shih). Hasan Prishtina, luftën nacionale në Kosovë u përpoq ta bashkrendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtarë i bashkëëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja. Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arriej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonizmit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë dhe bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje: xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë, Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut. Më 14 gusht 1933 u vra me atentat nga agjentët e Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave. Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si dhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912-ës që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike. Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. (A. Ha.) (Marrë nga Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1988)
Deri në vitin 1960, Tirana zyrtare, e konsideronte tradhtar Hasan Prishtinën!
Si rrallë ndonjë figurë tjetër e politikës dhe historisë së Shqipërisë. që aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre e patën gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, Hasan Prishtinën, e ndoqi i njëjti “fat” si në gjallje, ashtu dhe pas vdekjes së tij. Kjo ka të bëjë me faktin se ashtu si gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, ku pati një sërë oshilacionesh, me mjaft ngritje dhe ulje (nga deputet i parlamentit turk dhe atij shqiptar, në kryeministër i Shqipërisë dhe më pas emigrant politik në disa shtete të Evropës), edhe pas vdekjes, për një pjesë të shqiptarëve, ai mbetej një “patriot dhe atdhetar i madh i çështjes kombëtare”, kurse për një pjesë tjetër të shqiptarëve, ai s’ishte gjë tjetër veçse një “renegat dhe tradhtar i atdheut”! Madje edhe historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës, deri në fillimin e viteve ’60-të, Hasan Prishtinën e konsideronte një “reaksionar dhe tradhtar të adheut”, gjë e cila ishte e shkruar mjaft qartë në të gjitha tekstet shkollore dhe ato të institucioneve shkencore dhe akademike të shtetit shqiptar të asaj kohe. Edhe pse në historiografinë dhe librat e ndryshëm të botuara deri në atë kohë në Shqipëri, vrasja e Hasan Prishtinës në Selanik në vitin 1933, ishte e kurdisur nga Mbreti Zog, propaganda zyrtare e asaj kohe, vazhdonte ta etiketonte atë si tradhtar të atdheut. Sipas dëshmive ekskluzive të studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit të njohur Gani Demiri (Ratkoceri), me origjinë nga Kosova (ish- burgosur politik para viteve ’90-të dhe Mësues i Popullit), rehabilitimi i Hasan Prishtinës, u bë i mundur vetën në fillimin e viteve ’60-të, kur një grup studiuesish, historianësh e publicistësh kosovarë që kishin ardhur si emigrant në Shqipëri, si: Ajet Haxhia, Gani Demiri etj., i bënë kërkesa të shumta Komitetit Qëndror të PPSH-së, duke i kërkuar rishikimin e figurës së Hasan Prishtinës. Mbas një sërë takimesh e konsultash me studiues dhe profesorë të historisë, ata patën një takimi edhe me ish-ministrin e Arsimit të asaj periudhe, Manush Myftiun, të cilit i parashtruan shqetësimin e tyre për figurën e Hasan Prishtinës. Pas atij takimi, çështja filloi të merrte rrugë dhe figura e Hasan Prishtinës u mor në shqyrtim nga Instituti i Historisë. Sipas Gani Ratkocerit, ai personalisht, ishte ndër të parët që e ngriti problemin e figurës së Hasan Prishtinës, gjatë një bisede të lirë që kishte pasur me profesorin e tij, Aleks Buden, të cilit i tha: “Profesor, ne në Kosovë e kemi njohur për patriot Hasan Prishtinën”. Sipas Gani Ratkocerit, pas një sërë debatesh dhe mbledhjesh, diku atu nga viti 1961-1962, më në fund u vendos që Hasan Prishtina, të shpallej patriot i atdheut dhe si i tillë të trajtohej edhe në librat dhe historiografinë zyrtare të regjimit komunist të asaj kohe. Pas rehabilitimit të figurës së tij, regjimi komunist i Tiranës, bëri të mundur edhe sjelljen e eshtrave të tij në Shqipëri në vitin 1977.
Kush i beson kulaqit cka zhgarraviit?
Te “kenaqet” shpirti me bemat e turkoshakeve ne token greke e me gjere ketu e 100vjt me pare por edhe sot.Sapo i hodha nje sy midias vendase ajo qe te ben pershtypje ngjarja e Kritis,babe/teras ther sebashku me gyzelin tjeter djalin e vet i cili humbi jeten sot.
Me kujton nje ngjarje ne Istanbuli ku baba Hasoni se bashku me gyzelin Karim hodhen nga kati i katert te bijen 18 vjecare se nuk pranoi burrin 58 vjec te gjetur nga familja.
Pa harruar ketu edhe agresivitetin cnjerzor te kosovareve ne Gjermani
Shko cliro Qipron e mos ha mut ketu .
Shume shpejt Erdi do pi kafen ne Athine e do shkruash Turqisht.
Filluan kelyshet e janulles te hellin balte kunder Shkelqesise F.S.Noli dhe njerezve te tij.
Pleraaaaa arabe. Ajo nuk eshte toke greke por otomane. Idiot qe nuk njeh histori.
Nga monarko fashistet nuk mund te presesh ndonje lajm pozitiv.
Cfare jane keto shpifje qe duan te njollosin figurat tona kombetare.Dashi nga kush qarqe shoviniste paguhesh per te njollosur historine e kombit shqiptare.Shkruan cfare te vjen nga bytha nqse nuk je agjent i sherbimeve shoviniste.Pse nuk i citon ne cfare arshivash i ke gjetur kete material te citosh librin faqen nga e ke marre kete informacion,shkrimet nqse nuk bazohen ne shkrimet e historinave te atyre viteve qe e kane jetuar dhe kane mbledhur fakte per to atehere te tjerat jane shpifje dhe me to kombi yne fshin bythen.
Poshte kafshet e ketij soji .Sterniperit e Hasan Prishtines ta hedhin ne gjyq duke i kerkuar demshperblim moral dhe material per njollosjen e figures se njeriut te tyre.Vetem duke u denuar financiarisht keto lloj shpifesish do mendohen 100 here te shkruajne dhe te baltosin njerezit.
Keto jan teorite boshe te Dashnor Kaqoleve si zogiste te thekur!Une do kisha vene autoresine edhe Agron Gjelmarku dhe behej nje dyshe bindese!
Teori idotesh me pak fjale!
Mosni more te pa udhe, more bukeshkele,
Nuk keni bythe te merrenei me tradhetite e dites, kur politikanet tan falin, jo shesin pjese te vendit tone, dhe po baltosni cdo figure shqipetare, po perse ky artikull qe serviret nga shtypi Grek, O Mero , po mblidh mendjen o i uruar. Je nje gazetar i zoti, po je larg te qenit patriot, dhe po nuk qe patriot nuk ka se si te jesh internacionalist.
EDI RAM Ziu fale dete, ndersa ne gazetet tuaj del se si e kan vrare Grekerit nepermjet duarve kriminale, dhe me e keqja po i beson Grekerve se cfar thon per Shqipetaret, zoti te ruajt e Mero.
Po te jesh sadopak i pa anshem, dhe patriot.
Historia e Shqipetareve me dredhira, pabesir, puce e kurthe…pse ?
Sepse te paket kane qene ata atdhetar te betuar per vendin dhe kombin.
Edhe ata Pak qe kane qene, Jane ngren ne pabesi po nga vet bashkkombas sepse nuk patur idene e shqipetarizimit por te lidhur me serb, turq, greke etj…..
Jane vrare patriot te medhenj si Cerciz Topulli, Isa Boletini, Ismail Bej Vlora, nga super tradhetar e antishqipetar te pabumert vetem e vetem per te kenaqur interesat personale apo per te shpetuar pasurit e tyre.
Shume te tjere i kane kthyer menderen Shqiperise sepse te shitur tek armiqte tane kombetar…..por disa shqipetare as sot skane sy ne balle te shikojne, sepse disave duhet tu q….sh nenen qe pastaj te te thote bab. Shqiperia vetem per SHQIPETARIN !!
Vrasje midis cubash nga tribute
mesjetare te turko-shqipove, pavaresisht se kjo nuk u pelqen Meros me ca truthare “patriota” qe ngopen me perralla dhe nuk shikojne realitetin… Vetem urrejne e shajne te tjeret “qe u kane fajin” per gjithe te keqiat qe na kane gjetur dhe gropen e halese ku jemi zhytur … !
Ama ti kaloc e ke shkruar?? Ti je nje bythqir burr qe nuk gjen te dyte.
Te qifsha ropte e shtepise ty o kaloqe deve mero bazes se keni mar qe persiper qe te pegejtni gjithe figurat tona kombetare…ropte e shpise o te pa nder familje..e di qe nuk do ta botoni po ta dini do tiu shkerdhehen ropte nje dite..
po gazeta tema qe boton pacavure te tilla eshte serioze…edhe kjo gazete eshte thjeshte tregetare boton kush paguan edhe genjeshtra e shpifje…eshte ne tregun e zi te informimit…duan te fshijne me genjeshtra nje periudhe te tere te historise e cila i ka te gjitha por ka qene shume mire e dokumentuar…ky Kaqoli eshte shembulli me i paster i nje shpifsi profesionist dhe ne 99 perqind te atyre gjerave qe shkruan nuk duhet marre seriozisht.ky eshte si vrasesit me pagese ..shtie genheshtra qe jane njelloj si plumbat per te mbjelle mosbesim ,percarje,e per te ulur vlerat e nje kombi te tere duke pergojuar figurat patriotike e rivleresuar zogun i cili dihet eshte nje figure qe ka poshteruar dinjitetin e nje populli te tere e la e braktisi ne momentin me te veshtire edhe duke e vjedhur pervec pishtersive e marrezive te tjera qe beri gjate sundimit te tij.une i perbus tere keto shkrime tinzare e te poshtera duke e kethyer historine permbys
Si nuk ka kurrfar kontrolli nga shteti neper kto gazeta kur shkruhet keq dhe shtremberohet historia kti vendi me dashje , ku baltosen patriot nga kta bythqira si ky kaloç kurva qe nuk nje te ndalur , ne xhdo vend te perendimit fjala e lir nuk pengohet , por ka nje kufi , aty ku shtremberohet historia dhe ka rrezik komtar mbyllet gazeta menjeher , i vihet gjob qe nuk ka byth te paguaj dhe personi qe perdhos figurat komtare mban pergjegjsi penale , se po te shkruanin te ter si kaloç bytha vendet e perendimit do ishin ne anarshi totale siç jemi ne , ktu nuk ka shtet ka 30t vjet dhe del lloj lloj bastardi dhe baltos figurat komtare me qellim te caktuar , ne jo rastesisht nuk na dhjet njeri per te na futur ne europ , ja per kto gjera , se vetem shtet nuk jemi por band mashtrusish e bastardesh nga gazetarit dhe tvt deri ne krye te shtetit . Vendi ka ren ne dor te bastardeve te te gjitha llojeve ka prek fundin .
Keshtu ka qene, qysh ne kohen e shekspirit. Pse nuk e bedoni? Arsyja eshte karrikja. Ne karrike je gjithekushi, pa karrike askushi. Perse po futet kosova ne zgjedhje te parakoshme? Se Haradinaj don te behet president. Enveri vrau Mehmet Shehun se ky beri krushqi me Qazimin, qe kishte te aferm filanin ne amerike. Pse? Sepse kishte frike mos pushtetin e merte Mehmeti e jo Ramizi. Kush eshte me patrioti; Enveri, Mehmeti apo Ramizi? Te tre bandite te nje bande ishin, ku cdokush luftonte te ishte kapobande.
Cfare del nga shteti grek si lajm nuk eshte per tu botuar ne gjuhen tone neper gazetat nga Greqia ne kemi marre vetem helm edhe sot mjekroshat e greqise jane ne Shqiperi dhe me mijera Shqiptare marrin pagesa nga keta tinzare mijera vjecare evgjite. Kush ka luftuar kundra A.Zogut eshte nje atdhetar i shquar shqiptar . Asnje mbret ne bote nuk e ka vjedhur shtetin si Ahmet Zogu pervec se mbreti Faruk i Egjyptit i cili ishte edhe ai me origjine shqiptar dhe njelloj si Zogu mbeti neper rruget e botes derisa e helmuan ne Itali. Njerzite qe luftuan per bashkimin e Shqiptareve kundra Zogut dhe punuan per formimin e shtetit tone edhe pse jetuan jashte shtetit si psh Faik Konica,Fan Noli mbeten per te gjithe brezat Shqiptare ne zemrat e tyre . Mediat jane fryme e percarjes sidomos sot qe kane arritur kulmin , per njerzite e pa kulturuar televizori dhe gazeta dhe fjalet qe qarkullojne merren si ngjarje te kohes apo te se shkuares.
Interesant vertet interesant ,te gjithe “patriotet” e “shquar” turko arnaut kane dale nga parlamenti otomano-turk !!!! Ki Hasoni tre here i zgjedhur ne kete parlament na del patriot shqipetar !!!!! Kur i rane patkonjte kalit (perandorise otomane) u turren keta “patriota” nxitur nga deshira te beheshin te tere “kapo” ne kete pjese te ballkanit duke i futur njeri tjetrit “sterkembesha” deri dhe duke paguar vrases me pagese te cilet ishin te shumte ne keto territore ,per te eleminuar njeri tjetrin sipas variantit qe dhe sot eshte evident ne politiken arnaute . Te tere keta “babaxhaner” turko-shqipfoles kerkonin te nduknin pjesen qe ju “takonte” per sherbimet qe i kishin bere portes se larte dhe hanin kokat njeri tjetrit , prandaj lerini historite barcaleta me “baballare te kombit” qe shkrine pasurite dhe dhane jeten per kombin !!! As edhe sot nuk gjen ndonje “babaxhan” te tille patriot ,ku jemi deshmitar te gjithe se cilet mostra kemi neper partite politike dhe ne parlamente te te dyja aneve ,pa perjashtim hajduter dhe bashibozuke si qe moti . Ki Hasoni “patriot” pjesetar i parlamentit osman , nenshtetas Austriak ,azilant ne Greqi …….se kuptoj se ku na doli kaqe i shquar “patriot” arnaut ??????!!!!!!!! Theksoj per ca idioter komentues me siper se ki zotnia “patriot” ishte azilant politik ne Greqi ….degjuat Greqia i kishte njohur azilin politik (ne ate kohe) ketij “armiku” te grekerve dhe serbeve !!!!! PS nuk ju aka fajin Kaloçi se ki “patrioti” i juaj eshte menderosur ne krime ku kerkon te mashtroje fakire me para per te eleminuar kundershtaret e tij per poste ………. as greku nuk ja u ka fajin per kete Hasonin se eshte DNA e hasonit qe ju a ka fajin . Popull car qe ushqeheni me , lugen bosh dhe ju vene ne gjume me perralla cubash-patriote ……..!!!!!
Respekt për gjithë historianët patriotë si më sipër, që harxhojnë nga koha e tyre e çmuar, për të na ndriçuar mendjen dhe ne kokëboshëve.
Mos hani kot ju uzmetqaret e bejlerve qe sot i thoni vetes greke hasan prishtina ishte zoteri po pse nuk thoni ta kompesoj greqia familjen etij se ka pas shpi ne mes selanikut dhe e keni be shkolle po normal se do shikoni pak drite se keni qene 400 pjese e haremit
Mirë që gazeta Tema informon se c’ka shruajnë shtypi grekë e parasegjithash urrejtjen e tyre për shqipëtarët në të gjitha format. Këtë herë një figurë patriotike shqipëtare ku një vrasësi i jep epitetin e guximtarit. Për këtë sorti njerzësh që sot e quajnë vetën grekë dhe identifikohen me primitivizëm, vrasje, shkatërrime nuk keni pse të na merrni kohën. Ma me ëndje do kisha lexuar ndonjë shkrim për një qytetarë të thjeshtë se si ka arritur suksese në veprimtari afariste apo edhe vetëm përpjekjet e tij. Këto llojë shkrimesh mund ti ndihmojnë lexuesëve që të marrin ide nga më të ndryshme dhe mund të jen një fillim i mbarë për tjetrin. Njeriu, sot ka nevojë për shkëmbim të ideve e jo budallaqe të arabëve krishtere që 200 vite fizikisht në qytetërim e me mendje në stepat e Azisë së Vogël.
Perveç kalvarit shumeshekullore te patrioteve SHQIPTARE qe nga do te ketheheshin ishin te rethuar nga HIJENAT kristjane dhe myslimane qe pa dyshim pagonin per te vrare e perçare SHqiptaret ,shikojme akoma sote dalin avokat mrojtesit e evgjiterise GREKE E TURKE ( e kame me bashkekomentuasit ) duke shumzuar me zero mundimin titanik te nje shteti te vogel per pavarsi ku na dalin si cuba te epokes moderne duke share duke ngateruar fene me pavarsine mos jene bijte e politikaneve aktuale qe per pasuri shisni bythen dhe jeni dakorte qe te vine spiunet e GREQISE dhe TURQISE SI JANULLATOSI DHE HOXHE PORDHA se nuk ja di emrat. ?.
Perallat e Dashnor Kaloçit apo dasho Peles siç njihet ne popull jane argetime per ne WC jo ne historiografine shqiptare. Pirdhu o Dasho idioti!
Eshte shume e cuditshme se pse Mjeshtri i madh i gazetarise Shqiptare, Mero Baze,
i jep hapesira pa fund ne portlin e tij nje shpifesi dhe mashtruesi si Dashnor Kaloci?!
Se pari, te dergoje nje aventurier se Ibrahim Celoja te vrisje Mbretin Zog ne vitin 1933,
kur ai ishte ne kulmin e fuqise ne Shqiperi-kete shpifje te propagandes se MPB te Zogut,
vetem dashnori i Kaloceve mund ta servire dhe ta haje per vete. Se dyti, Akademia e Shkencave
e Shqiperise ka botuar se fundi “Fjalor Enciklopedik Shqiptar” ne tre vellime ne vitet 2008-2009
dhe ate qe permend Kaloci nuk eshte i vitit 1988; se treti, mbi vrasjen e Hasan Prishtina
jane bere disa botime serioze ku vertetohet me dokumente dhe deshmi okulare se vrasja e
patriotit te madh Prishina u organizua nga bashkepunimi i Sherbimit te Fshehte Jugosllav dhe ai Shqiptar,
ne nje kohe kur Mbreti Zog donte te shkeputej nga Musolini dhe te hynte ne Aleancen Ballkanike te kryesuar nga Jugosllavia.
Sherbimi jugosllav aktivizoi agjentin e tij potencial, Irfan Bej Ohrin, i cili banonte ne resnje te Maqedonise
dhe e kishte mik shtepie Ibrahim Celon. Pas kesaj vrasjeje, Irfaan Ohri u kthye me lejen e Mbretit Zog ne pronat e tij ne Kavaje.
Qe kur u krijua Shteti Shqiptar e ka patur kunder Greqine.Ja nje shembull tjeter qe na e sjell ky spiuni Kaloci pavetedije.Nje shpifje e shtypit grek qe ne ate kohe para 100 vjetesh.E si do ta vriste Hasan Prishtinen kur akoma nuk e kishte kryer punen ky atentatori??Zogu e mori vesh per atentatin nga ish kunati i tij Qafziu nga Kosova dhe i premtuan atentatorit dyfishin e shumes dhe ky e vrau Prishtinen se Zogu i ofroi me shume.Zogu me vone vrau dhe ishkunatin e tij Qafziu.Zogu ishte mjeshter i korruptimit me napolona dhe ofiqe prandaj u shpetoi dhjetera atentateve.Shtypi grek dhe politika greke ka nje politike korruptive konstante dhe ne ditet e sitme.Shume miliona derdh Greqia per korruptimin e mediave dhe gazetareve alla Qafoku Kaloci.