Raporti sekret i Sigurimit: “Xhevdeti ka lidhje me një dibran, Eqerem Kllobçishtin, i cili shkon e vjen në Shqipëri si tregtar dhe…”/ Historia e panjohur e ‘bandës Mustafa’

10 Janar 2021, 09:32Dossier TEMA

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) që për vite me rradhë kanë qenë në fondin rezervat me siglën “Tepër sekret të një rëndësie të veçantë”, të cilat i përkasin periudhës kohore 1976 – 1984, ku Ministria e Punëve të Brendshme në Tiranë, me anë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe asaj të Zbulimit Politik, kanë survejuar dhe mbajtur nën kontroll të arratisurit politik dhe krerët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar, kryesisht atij të Legalitetit që vepronin në Suedi dhe disa vende të tjera të Evropës Perëndimore, si Belgjikë, Itali apo dhe në SHBA-ve, Rodezi etj., ku zhvillonin aktivitetin e tyre eksponentë të njohur antikomunistë, si: Abedin Mulosmani, Jahuz Kuçi, Xhedvet Mustafa, Sami Korri, Adil Biçaku, Aziz Biçaku Kadri Biçaku, Xhafer Jakupi, Hasan Berisha, Ramazan Selami, Kujtim Berisha, Sherif Pleshti, Irfan Bushati, Niman Aliaj, gruaja e Xhafer Elezit, E. Haxhiymeri, Skepët, Vishajt, M. Shpata, F. Gjuraj, I. Leka, Sh. Reçi, I. Sallaku, etj.

Nga Dashnor Kaloçi

Raport – informacionet e Zbulimit Politik shqiptar që vepronte në shtete të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe Sigurimit të Shtetit, lidhur me stërvitjet dhe përgatitjet për të zbarkuar në Shqipëri të grupit të kryesuar nga Xhevdet Mustafa (me origjinë nga Durrrësi), ku bënin pjesë edhe Selim Kuçi, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Anton Frroku dhe Fadil Kaceli, të cilët me ndihmën e dy ushtarakëve të huaj, William Vincent e Fogarty Rutherford, ekspertë të armatimeve, si dhe të Jani Lekës në Itali dhe Eqrem Kllobçishtit, tregtar me origjinë nga Dibra që hynte dhe dilte nga Shqipëria si tregtar, do të realizonin misionin e tyre sekret.

Cilët ishin oficerët e Zbulimit Politik që vepronin nën petkun e diplomatit në ambasadat shqiptare që survejonin dhe mbikqyrnin lëvizjet e përgatitjet që bënte grupi i kryesuar nga Xhevdet Mustafa në shtete të ndryshme të Evropës dhe ata të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, të cilët me anë të bashkëpunëtorëve si “Liqeni i Shkodrës, “Aktori”, “Boga” etj., do të mbanin nën mbikqyrje familjen e Selim Kuçit, (i njohur ndryshme, si Jahuzi), në qytetin e Shkodrës, prej nga ai ishte arratisur në vitin 1963, një prej antikomunistëve më të egër, që shërbente në Oborrin e Princit Leka Zogu në Rodezi dhe që Zbulimi Politik dhe Sigurimi i Shtetit, e etiketonte si ‘Trimi i Mretit’?!

“Grupi i Xhevdet Mustafës, përbëhet nga 6 shqiptarë, dhe dy të huaj. Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Fadil Kaceli, Selim Kuçi, dhe Anton Frroku. Xhevdeti ka thënë, se ka dhe dy shqiptarë të tjerë, shokë të tij që sipas tij, janë trima. Dy të huajt janë William Rutherford, i cili është diplomuar si kapiten barke, dhe ka ardhur vetëm për këtë punë, d.m.th. vetëm për të drejtuar barkën. Ndërsa tjetri, është Vincent Fogarty i cili, ka ardhur për t’u bërë filtrimin, tytave të pistoletave dhe automatikëve. Këta të dy të huajt, nuk janë të qartë për qëllimet që ka grupi, ata dinë shumë pak, Xhevdeti, ju ka thënë se grupi do të shkojë për të marrë një sasi floriri që kanë lënë gjermanët, gjatë luftës. Grupi po përgatitet, dhe mendohet që nga fillimi i shtatorit, të hyjë në Shqipëri. Diskutohen dy intenerarë, njëri është Italia, për brigjet e Durrësit dhe Kavajës, ndërsa intenerari i dytë është, Jugosllavia me anë të detit, duke e bërë nisjen nga Ulqini ose nga ndonjë vend tjetër i Jugosllavisë. Nisja do të bëhet shumë sekrete. Në rast se grupi niset nga Jugosllavia, kjo do të bëhet me dijeninë dhe lejen e shtetit jugosllav, nëse grupi do niset nga Italia, atëhere kjo do të bëhet në mënyrë ilegale. Objektivi kryesor i grupit është që të hyjë në Tiranë, dhe atje të kryejnë aksionin. Qëllimi kryesor i grupit, është që të eliminojnë udhëheqësit kryesorë të Partisë, dhe njerëzit e tjerë me rëndësi të Byrosë Politike…”.

Përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për të mbledhur të dhëna mbi Selim Kuçin, duke mbajtur nën kontroll familjen Haznedari

      S E K R E T

Shoku Ymer Berberi në telin nr, 936, njofton “Stambollin”: 

Vazhdoni përpunimin e familjes së I. Haznedarit, dhe na njoftoni për çdo gjë. Po ashtu grumbulloni të dhëna mbi Selim Kuçin, pjestar i bandës i cili ka qenë aty, dhe është takuar me shqiptarë të ndryshëm.

Presim.

Nxori në tre kopje, për veprimet diversive I. Haznedarin, e S. Kuçin, P. op. Flamur Selimi, datë 1.10.1982.

Informacion i Sigurimit të Shtetit më 5 shtator 1982 për ‘Bandën Xhevdet Mustafa’ dhe misionin që do kryente ajo në Shqipëri

 Dhënë B.p. “Bazeni”  

Marrë P.op. Haki Keta

Asistoi P. op. Ymer Berberi

Datë 25.8.1982

                                              S E K R E T

                                              Ekzemplar Nr.

                                          Tiranë më 5.10.1982

   I n f o r m a t ë

Grupi i Xhevdet Mustafës, përbëhet nga 6 shqiptarë, dhe dy të huaj. Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari, Halit Bajrami, Fadil Kaceli, Selim Kuçi, dhe Anton Frroku. Xhevdeti ka thënë, se ka dhe dy shqiptarë të tjerë, shokë të tij që sipas tij, janë trima. Dy të huajt janë William Rutherford, i cili është diplomuar si kapiten barke, dhe ka ardhur vetëm për këtë punë, d.m.th. vetëm për të drejtuar barkën. Ndërsa tjetri, është Vincent Fogarty i cili, ka ardhur për t’u bërë filtrimin, tytave të pistoletave dhe automatikëve. Këta të dy të huajt, nuk janë të qartë për qëllimet që ka grupi, ata dinë shumë pak, Xhevdeti, ju ka thënë se grupi do të shkojë për të marrë një sasi floriri që kanë lënë gjermanët, gjatë luftës. Grupi po përgatitet, dhe mendohet që nga fillimi i shtatorit, të hyjë në Shqipëri. Diskutohen dy itenerarë, njëri është Italia, për brigjet e Durrësit dhe Kavajës, ndërsa intenerari i dytë është, Jugosllavia me anë të detit, duke e bërë nisjen nga Ulqini ose nga ndonjë vend tjetër i Jugosllavisë. Nisja do të bëhet shumë sekrete. Në rast se grupi niset nga Jugosllavia, kjo do të bëhet me dijeninë dhe lejen e shtetit jugosllav, nëse grupi do niset nga Italia, atëhere kjo do të bëhet në mënyrë ilegale. Objektivi kryesor i grupit është që të hyjë në Tiranë, dhe atje të kryejnë aksionin. Qëllimi kryesor i grupit, është që të eliminojnë udhëheqësit kryesorë të Partisë, dhe njerëzit e tjerë me rëndësi të Byrosë Politike. Në rast se do të ketë mundësi, do të kapen dhe do të vriten, antarët e familjeve të udhëheqsave. Bazat e grupit në Shqipëri, ende nuk dihen, por Sabaudin Haznedari ka thënë që ka lidhje sekrete me Jani Lekën, ish-federal fashist në Durrës, ndërsa Xhevdet Mustafa, ka thënë se ka lidhje me vëllezërit në Durrës. Sabaudini ka biseduar me Jani Lekën, këtu në Romë, dhe këta paskan kontakte sekrete me anë telefoni Itali – Shqipëri. Xhevdeti, paska krijuar lidhje me anë të emigrantëve ulqinakë që shkojnë në Durrës, dhe me një dibran, Eqerem Kllobçishtin, që tani jeton në Itali. Ai është mik i Xhevdetit i cili, shkon e vjen në Shqipëri, si tregtar.

Informacion i agjentit të Zbulimit Shqiptar “Boga”, mbi përgatitjet e grupit të kryesuar nga Xhevdet Mustafa për zbarkimin në Shqipëri

 “S E K R E T”

Dhënë nga “Boga”

Marrë nga P. op. K. Jaho

                                              I n f o r m a t ë

Organizata më aktive reaksionare tani për tani është “Legaliteti”. Njerëzit më të rrezikshëm të cilët, mund të kalojnë dhe në kryerjen e veprimeve të mprehta janë Sami Korri, Sherif Pleshti, Selim Kuçi, etj.

Nxjerrë për Selim Kuçin nga rap. inf. i “Bogës” i datës 27.11.1976. nga P. op. Hidai Xhafa më 5.12.1976.

Armatimi i grupit përbëhet nga 6 pistoleta, 5 copë belge, 14 dhjetëshe, dhe një beretë italiane me 4 automatikë. Armëve, janë duke u vënë tyta heshtëse. Xhevdeti, është interesuar për të blerë armatim special. Për këtë ka shkuar dhe në Bruksel (Belgjikë) por nuk gjeti sepse personi që e furnizonte, ishte futur në burg sepse kishte vrarë një jugosllav. Sabaudini ka marrë përsipër të blejë veshëmbathje dhe plaçka të përdorura ushtarake e civile, si dhe çanta. Gjithashtu ai do të marri dhe medikamente për mjekimin e grupit. Grupi gjithashtu disponon dhe dylbi, radio transmetimi, busulla dhe harta për udhëtim. Zbarkimi i grupit, do të bëhet me anë të detit. Udhëtimi, do bëhet si më poshtë. Nga Italia ose nga Jugosllavia, do nisen me barkën e cila ecën me 115 km në orë, është barkë sportive dhe mban 8 persona, ka një motorr me 350 kuaj fuqi. Pastaj kur të afrohen afër bregdetit tonë, do të kalojnë në një barkë gome me motorr të vogël dhe me këtë do të zbresin në tokë. Këtë barkë të gomës, do ta fshehin në det ose në tokë, sepse ndoshta do t’ju duhet prapë. Ndërsa barka e madhe, pasi të zbarkojë grupin, do të kthehet me shpejtësi për në bazën e saj. Ajo do të rikthehet pas një jave për të marrë grupin, në vendin e caktuar. Varka e madhe, do të vijë deri në tre herë, dhe nëse grupi nuk do të paraqitet, në vendin e caktuar, atëherë ajo do të kthehet në bazë, dhe nuk do të vijë më për të marrë grupin. Ndoshta grupi, do të kthehet me anë të tokës. Veshja do të jetë, si turistë ose si peshkatarë. Vitin e kaluar, Sabaudini dhe Xhevdeti janë njohur në Zelandën e Re, me një rreshter policie të quajtur John Roberts. Ata, i kanë propozuar atij që të shkonte me pushime në Itali, dhe i kanë premtuar 50.000 dollarë në rast se do të bashkëpunonte me ta, për të kryer një veprim me rëndësi në Shqipëri. Aty për aty rreshteri (muaji tetor 1981) pranoi, por kur Sabaudini shkoi në Zelandën e Re, në korrik 1982, ai nuk pranoi me pretekstin se nuk kishte marrë lejen e hyrjes për tu kthyer atje. Sabaudini kishte mendimin se vendin e Robertit, do ta zinte trimi i Mbretit Leka, Selim Kuçi. Ky i fundit, në një bisedë të bërë me antarët e grupit në Belgjikë, kishte thënë se ishte ekspert në çdo lloj armatimi, dhe se kishte bërë një kurs të gjatë në Rodezi, ku kishte pasur dhe shumë shqiptarë të tjerë.

Përpjekjet e Zbulimit Shqiptar, për survejimin e Selim Kuçit në Suedi

 “S E K R E T”

 Ekzemplar Nr 1

                                    Tiranë më 23.2.1984.

Sh. Hasan Luçi, nga Parisi me Tel nr.131 dt 21.2.1984. njofton: Në një telefonatë që i bënë Selim Kuçit, në shtëpi nuk përgjigjet njeri. Teli, është parë nga shoku Ministër, nuk bën shënim. Materiali, u nxuarr për dosjen e S. Kuçit për Vep. Diversive e Vep. të Mprehtë.

14 komente në “Raporti sekret i Sigurimit: “Xhevdeti ka lidhje me një dibran, Eqerem Kllobçishtin, i cili shkon e vjen në Shqipëri si tregtar dhe…”/ Historia e panjohur e ‘bandës Mustafa’”

  1. Tuk Tuk says:

    Keta bashbozuke sigurimi i dinte para se te niseshin….ushtria e asaj kohe i shtypi me bythe se sot hane dhe…..

  2. Martin says:

    E gjithe loja u organizua nga KGB-ja Sovjetike qe pushtetin ta trashegonte Hrushovi i Shqiperise.

  3. Tironci says:

    Pordhe me rigon.
    E para Xhevdeti erdhi me nendetese, dhe nendetsja ishte e nje shteti qe quhet Italia.
    E dyta ata jane stervitur per 6 muaj me rradhe ne nje teritor te marre nga CIA,
    E treta Ata ishin kater vete, ku njeri, dy dite para nisjes per ne shqiperi , u terhoq nga ky mision, ndersa nje tjeter nga grupi ka qene spiun i sigurimit. Ky i fundit edhe i kishte tradhetuar.
    Sa per ato armet, i kemi pare me syte tane kur u vendosen per ti pare publiku tek museu i armes se sigurimit, aty afer Teatrit. ishin arme speciale nuk po i numeroj ketu.
    Ndersa Xhevdetin nuk e vrane morrat e kuq, por vrau veten se e pa qe nuk mund te cante merrethimin se kishte mbetur vetem me nje pistolete dhe pak municion, nga qe armet i mbante sipas urdherit te sigurimit spiuni qe kishte ne grup Xhevdeti.
    Kete e ka pranuar edhe vete Ramiz Alia ne nje liber te tij, ndersa spiunin e cuan tek 15 kateshi dhe mbas disa ditesh e derguan perseri si agjent ne greqi, ku vete ramiz alia e pranon se ishte nje gabim i madh per kete veprim. Aresyet dihen qe ate e morri perseri CIA dhe ja shkerdheu mamane.

    1. Iliri says:

      Nuk jam kunder per te gjitha qe thua si fakte, kurse per analize….me dukesh si nje oficer i mykur i Gazidedes..! Deshiroj ta kem gabim .

    2. ben says:

      Tironci-keto jane ato brockulla qe perhapi Sigurimi. E verteta eshte se ky grup u krijua ne ilegalitet prej legalisteve te Leka Zogut. Italia dhe CIA nuk jane marre fare me kete pune.

    3. hetuesi says:

      O Tironcic ha mut ha! E para agjenti i Sigurimit ja shkerdheu motrat te gjithe anetareve te bandes, e dyta agjenti i Sigurimit shendoshe si molla iku ne Zelande te Re dhe nuk i preku kush qimen e flokut, e treta Xhevdet halabakun e vrane qe c’ke me te dhe nuk vrau veten!
      Te fala sat’eme ?

  4. Korabi says:

    Lavdi e perjetshme te gjith styre trimave qe nuk kuisyen jeten per te cliruar popullin e tyre nga diktatura e qelbur sllavo-koministe apo ne gjuren popullore. kopilat e Rusis the yllin bolshevik qe vetem te zeza dhe mundime i prune ketij kombi. Halet komuniste te lehin sa te don se kane kapitulluar nje here e pergjithmon

    1. Korabi says:

      Kush jane “trimat qe nuk kursyen jeten per te cliruan popullin” o kodosh i Sali serbit!? Po keta bashkepunonin me UDB-ne mor moterqir, si na qenka patriote?
      Pthuuuuuuuuuuuu funderrine antishqiptare.
      Mire ja u beri Enveri atyre (qe kane ngrene dhe’ qe te gjithe) dhe juve qe e keni bythen te cpuar dhe ashtu do ngeleni ne jete te jeteve o BYTHCPUAR!

  5. cezari ballkanit says:

    ish kovaci hekurkthyes Kaloci duhet merret i pandehur per publikimin e dosjeve “teper sekret te rendesise vecante” bashke OJQ-ete qe financon Jorgosorra

    Provoni te hapni keto dokumente te asaj kohe per kete ngjarje te Cia-udb-asfalia ….qe besoj se do hapen pas 100 vjetes dhe atehere shqiptaret do mesojne se cfare shteti te fuqishem kishin ne kohen e Enverit

    i takoj atyre shqiptareve q mendojne se ideologjia e Enverit ishte gabim por merita e tij ishte qe me nje sistem te gabuar krijoi nje shtet qe dhe cia-me udb ngelen me gisht ne goje.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Ideologjia e Enverit ishte dhe eshte me e mira, eshte e ardhmja e njerezimit! Eshte ceshtje kohe historike.

  6. Rita says:

    M.q.se.dokumentat e deklasuara s’tregojne te verteten familjaret e Xhevdetit rrojne e shkoni e i pyesni se sa here vinte inkonjito Xhevdeti per te takuar prinderit.Si nje trim e antar i sigurimit ( te jadhtem ) per cdo aksion ne sherbim te atdheut nr.1 vendlindjes dhe atdheut nr.2 Amerikes atij i plotsohej nje deshire e vogel ; te takonte nenen ne mesnate ku shtepia ishte e rrethuar dhe e mbikqyrur mire nga policia Sekrete .Ky sherbim per dy atdhe e cuditshme por fakt i vertete.Njesoj si ate Studente ekselente qe dergohen te sdudjojne me NASA apo diku tjeter qe t’i sherbejne njerezimit.Dhe ato heronj te heshtur i sherbyen agjenturave,shteteve,e interesave te ndryshme dhe i genjyen keq .Madje per t’i bo qe te besonin ne suksesin e aksionit i derguan familjareve disa qindra dollare muaj me pare.E shoqja e Xhevdetit dhe femijet kurre s ”pranuan te flisnin ne mediat per punen e aktivitetin e Xhevdetit.Ato ishin mirenjohes familjarit te tyre ( badhkshortit babes) per mireqenien ekonomike por….se ky Xhevdet zhdukej me jave e muaj per aksione te ndryshme sekrete ne Australi,Arabi,France,Itali (madje ne Itali punoi dhe shofer autobusi dhe nje Zot e din se cfare aksioni ka kryer atje dhe per ke.) Pra t’i leme te qete te ndjeret aty ku jane nen dhe.U mashtruan keq .

    1. Lala i Lushnjes says:

      “Trimëria,, më e madhe ati kërmës së ndyrë ishte therja e fëmijës në Divjakë moj putana
      “Rita,, (edhe mashkull po je putanë je) , vrau të zotin e shtëpisë në Zhamë para fëmijëve
      ( saktë si pjellat Salibiberoviçit sot). Po me Tomorrin ç’pati ? Tomorri i tha:- Dorzohu Xhevdet se mbaroi kjo punë! Nuk e priste Kadriu atë kriminel, se po ta priste ai nuk do i bënte ato 20 kilometra që bëri, thjesht
      “ustallarët,, i thanë ato që tha. Përfundimj?
      Ata që vranë Kadriun si “tradhëtar,, , vranë gjithë Shqipërinë si “patriot me besë,,
      ( dhënë UDB-së sigurisht) nga 90-ta e këtej.

    2. Reporter Tarasi says:

      Fantazi rinoceronti ?

  7. astrit says:

    Ne arkivin e ministrise se Brendeshme eshte dosja gjyqesore kunder Halit Bajramit, Ulqinak me origjine, ish partizan arratisur rreth vitever 1947 banonte ne Zelanden e Re dhe ishte bashkepuntor i sigurimit. Gjyqi sekret ju be me akuzen se nuk ka zbatuar urdherin per ta vrare Xhevdet Mustafen e te tjeret. Gjithashtu bashkepuntor ishte dhe Fadil Kaceli i cili inskenoi vrasjen e gjurit, kur po hipnin ne varke dhe u kthye nga misioni. Grupi ishte plotesisht ne radaret e sigurimit. Ishte rryma detare qe ja ndryshoje kursin e zbarkimit qe ata ben ate qe bene. Lexojeni ose botojeni kete dosje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje