Ata që do të vaksinohen në Shqipëri, do pajisen me “pasaportë vaksinimi” për të udhëtuar jashtë. Dokumenti do të merret në e-Albania

22 Janar 2021, 10:00Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se ata persona që do të vaksinohen kundër koronavirusit Covid-19, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.

 Ne do të pajisemi me ndonjë dokument për udhëtim?

Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë.

Dhe ky do të shërbejë për udhëtimet jashtë? Çfarë dokumenti do të marrim zonja ministre, se mund të jetë një dokument lehtësisht i falsifikueshëm?

Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje