Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një foto në mediat sociale dhe tregon se ka qenë në Brezovicë për të bërë ski.
Hoti shihet i veshur më rroba përdoren për ski, ku nuk mungon as kapuçi apo syzet e nevojshme për të kryer këtë sport.
Por mediat në Kosovë kanë hedhur dyshimet se veshja e kryeministrit shkon rreth 600 euro. Sipas raportimeve, këtë vlerë e kanë përllogaritur disa qytetarë që quhen “Maniakë t’Skijimit”.
Sipas kërkimeve të tyre, kapela i kushton 9 euro, syzet 49.32, ndërsa xhaketa shkon rreth 221. 96 euro.
Po ashtu sipas këtyre qytetarëve pantallonat i kushtojnë 263.07 euro, ndërsa dorëzat për ski mund t’i ketë blerë 57.04 euro.
Sa te poshter Jane politikanet qe u bejne karshillek fukarenjve me lluksin e tyre!
Nuk jan te shtrenjta se nuk shkohet me lecka per te ski
Mund te kapen me tjera gjera po jo me rrobat
Deri dje se dinim a ekziston familje me emrin Hoti, sot na hiqet si Ismail Qemali.
Popull koti,quajne normale super pasurine e ish ´´udheheqesve legjendare´´qe vrane dhe superpervetesuan dhe merren me nje veshje normale te nje kryeministri normal,qe natyrisht ka dhe nje rroge mbi mesataren.
Ku eshte luksi ketu!?? Per kostum skish ky eshte nga me te liret!