Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes së Kurtit, AAK të Haradinajt e Nismës së Limajt: Kanë kandidatë të dënuar

22 Janar 2021, 21:09Rajoni TEMA

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.

KQZ nuk ka certifikuar listat e Nismës dhe LVV-së për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit.

Daka ka thënë se LVV ka pesë kandidatë që nuk i ka zëvendësua në listë. Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar pro për të certifikuar listën e LVV-së. “Pesë vota për, nuk cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.

Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, FJALA e disa parti dhe lista tjera.

Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për. daka ka njoftuar se kjo parti ka zavendësuar një kandidat që ishte i dënuar. Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për. PDK kishte zëvendësuar një kandidat që kishte qenë i dënuar. KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbe me 10 vota pro.

 

 

2 komente në “Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes së Kurtit, AAK të Haradinajt e Nismës së Limajt: Kanë kandidatë të dënuar”

  1. Din says:

    Mos se na ngeli al-bina pa dale deputet,ashte humbje e madhe per koqovaret

  2. Astrit says:

    Vete vendosje.Ligji funksionon ne komisjonin e zgjedhjeve te kosoves dhe azgje tjeter.kriteri per te cilen ra qeveria Hoti per keta nuk duhet te funksjonoje,hajde vete vendosje hajde,revolucionare marksitleniniste.Me shashka dhe molotov ne demokraci nuk vihet ne pushtet.per budallalleqe keta ja ne 100vite perpara shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje