Ilir Meta, akuza Edi Ramës: Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken e afgan! Koha për të menduar e vepruar për shqiptarët

22 Janar 2021, 10:32Politika TEMA

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar tek periudha 2014-2019.

Meta thotë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, dhe një shqiptar sot ndihet më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Nga ana tjetër ai bën thirrje që tani është koha për të menduar e vepruar për shqiptarët.

Postimi i Metës:

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

Koha për të menduar dhe veprura për shqiptarët! ??

6 komente në “Ilir Meta, akuza Edi Ramës: Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken e afgan! Koha për të menduar e vepruar për shqiptarët”

  1. eli-tiv says:

    ..cifti meta ne poltik 30 vjet jane pasuruar aq sa vetem ata e dine….partia e tyre ka pasuruar edhe militantet…..Petje ..ne keto vite cfare kane bere bere per shqiperine ???? cili eshte kontributi ! Puna matet….cfare kane bere ??

  2. pjeter says:

    “Gimi me tha: nga une ke 700” shume shpresedhenes per shqiptaret je o Like!!!!
    Po ato nja 20 apartamente qe shite para pak kohesh kush Gim ti dhuroi? Po sarajet ne Lalesit kush ti dhuroi? Po shkollen e femijeve te tu, neper shkollat me emer boteror kush Gim ti financon? Je strumbullari i te ardhmes te shqiptareve o Like hajduti,me te vertet shqiptaret mesi po presin te kene nje hajdut me çizme firmato si ty, ti qeverrisi dhe ti garantoje nje te ardhme te ndritur!!!!! Po nje çike turp nuk te vjen o maskara? Nuk kerkojme shume,nje cike fare,nje fije turp nuk eshte e mundur?

  3. Poku says:

    Blloku, floriri, lalzi, … – kjo eshte e vetmja pergjigje qe Ilir M duhet te marri nga gazetaret kur perpiqet te krijoje tema per te hequr vemendjen.

  4. Keq puna says:

    Kodosh je “President”.Kerkon te nxjeresh geshtenjat e nxehta nga zjarri me duart e te tjereve.Tik tak ,ora po afron.

  5. ilir floriri says:

    Koke sapllakja ne presidence

  6. rexha 10 says:

    PO PSE I KRAHASON SHQIPTARET ME IRAKENET ,DHE SIRIANET ,KETE NUKE ARRIJE TA KUPTOJE???? A KA QENE KY PALO PRESIDENTE 30 VJETE NE PUSHTET??SHQIPERIA I KA 100MIJE HERE ME KEQE QYTETARET E VETE NGA JETA SOCIALE .MJAFTON TE DALESH NE PERIFERI TE TIRANES ,APO NE ZONAT E THELLA TE SHQIPERISE ,DO TE SHOHES QE FAMILJET JETOJNE BASHKE NE KOLIPEN E TYRE ME KAFSHET.KU U MUNGON RRUGA ,DRITAT ,DHE BUKE E TE MIRAT E TJERA MATREALE.C’FARE KUJTONE KY SE SHQIPTARET E SHQIPERISE BEJNE VILAT PER MACET E TYRE???? KESAJE I THONE :QE TI BIESH KOKES ME GRUSHTAT E TUA.SE PRESIDENTI TANI E PASKA MARRE VESHTE QE SHQIPETARET VUAJNE PER BUKEN E GOJES ,SE PO TA DINTE KESHTU ,NUKE DO TI NDERTONTE VILAT E TIJE ANE E MBANE SHQIPERISE, DHE NUKE DO TI KERKONTE PRIFTIT 7% E VLERAVE TE KONCESIONEVE QE MERRESHIN ME MIRMBAJTJEN E HIDROCENTRALEVE TE PRODHIMIT TE ENERGJSE ELEKTRIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje