Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Majnani ka reaguar lidhur me sondazhin e Euronews për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Manjanit ky sondazh tregon se “ose miletit i pëlqen dajaku, rrena e hajnia, ose vërtetë nuk e sheh ende opozitën si varkë shpëtimi”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani thekson se të parët tanë mbajtën në kurriz Enverin, ne rrezikojmë të na mbetet në kurriz Edveri.
Postimi i Manjanit:
“Sondazhi i Euroneës na tregoi se:
–60-70% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia kombëtare është burrnut dhe se vendi po shkon në drejtimin e gabuar.
— Por, jo e njëjta shumicë është e bindur ende, për të larguar drejtuesin e drejtimit të gabuar.
******
Pra ose miletit i pëlqen dajaku, rrena e hajnia, ose vërtetë nuk e sheh ende opozitën si varkë shpëtimi.
Në çdo rast, nëse ky përceptim kthehet në vendim, pasojat e drejtimit të gabuar janë të gjitha në kurrizin tonë.
Të parët tanë mbajtën në kurriz Enverin, ne rrezikojmë të na mbetet në kurriz Edveri.
Të shohim…!
Kujt tja jap voten me thuaj
Ylli është kaq korrekt. Rama nuk bën zgjedhje për shkak të suksesit të tij. Për shkak të gabimeve të vazhdueshme të opozitës ai do të shkojë për mandatin e tretë. Mileti nuk e harroi djegien e mandatit pa leje. Mileti nuk ishte dakord Rama-Erdogan marrëdhëniet private “nën tryezë”. Por blloku i opozitës nuk arriti të tërheqë vëmendjen e njerëzve ndaj gabimeve të mëdha të Ramës. Opozita u largua nga parlamenti për të luajtur në rrugë; veproi si fëmijë! Demokracia nuk është një “lojë fëmijësh”. Unë mendoj se përdorimi do të paguajë koston pas 25 prillit shumë më tepër. Partitë e reja janë duke u zhvilluar.
O Manjan!Perse ben sikur nuk e kupton apo ben rolin e budallait.Pupulli e kupton qe ekonomia ka rene,kjo per kushte dhe objektive,por eshte vetia jone shqiptarce qe dhe ty dhe mua apo te madhin Sali Berisha po te pyesin ata te TV sot a ke ngrene mengjez e themi me plot gojen qe nuk kemi ngrene jo vetem sot por kami tre dite pa ngrene.Nuk them se nuk ka varferi dhe kjo nuk erdhi me kete qeveri,nuk do te kete ne te ardhmen sepse disa do te varferohen dhe disa do te pasurohen por populli shqiptar mbi te gjitha do drejtesi dhe ligjshmeri,te mos punojne qorrat dhe te hane horrat,secili te paguaj ate qe konsumon,qe harxhon etj.