306 ditë në spital: Shërohet personi i sëmurë më gjatë nga koronavirusi

23 Janar 2021, 21:50Lifestyle TEMA

Një 74 vjeçar nga Britania e Madhe është shëruar ditët e fundit nga koronavirusi dhe nga shumë njerëz konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë.

Avokati në pension Jeffrey Woolf qëndroi në spital për 306 ditë dhe fatmirësisht tashmë ja ka dalë të shërohet.

Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për më të keq, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.

Pasi doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme.

1 komente në “306 ditë në spital: Shërohet personi i sëmurë më gjatë nga koronavirusi”

  1. spartak says:

    Amo , qenka shëru , qenka shurru desha me thonë , për derisa truni i paska fluturu në Honë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje