SPAK merr nën hetim 23 ish-gjyqtarë VIP, 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI

23 Janar 2021, 20:48Kronika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po heton 23 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të profilit të lartë, ku 9 dosje janë hapur për ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, të emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para vitit 2014, por që sot janë shkarkuar dhe vetëlarguar nga drejtësia, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. 23 njerëzit e drejtësisë së vjetër që po shembet nga Vetingu, po hetohen për pasuri të paligjshme, fshehje dhe mashtrim me deklaratat e pasurisë, vepër penale kjo e parashikuar neni 257/a i Kodit Penal. Shqiptarja.com kërkoi pranë SPAK dhe ILDKPKI emrat e gjyqtarëve që u janë hapur dosjet e pasurive, por që të dy institucionet thanë se emrat konsiderohen sekret.

Megjithatë, hetimi i 23 ish-gjyqtarëve të profilit të lartë reflektohet nga një dokument i qeverisë së ditëve të fundit, për planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për periudhën 2021-2023, ku një nga kolonat kryesore është lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta. Qeveria ka marrë informacion të detajuar nga SPAK mbi dosjet e korrupsionit, duke i reflektuar në dokument. Mësohet se në këtë aksion anti-korrupsion nuk përfshihet dy dosje të ish-kryeprokurorit dhe kallëzimi i avokatit Fran Dashi për 20 ish-magjistratë.

“SPAK ka filluar procedime penale kundër 23 ish-magjistratëve, duke përfshirë 9 çështje në lidhje me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Hetimet e pasurisë në lidhje me këto raste janë ende në proces. Sipas të dhënave të SPAK, ka pasur së paku 22 raste të referuara ndaj kësaj strukture për fillimin e procedimit penal në 2020 në lidhje me zyrtarë të lartë”, thuhet në dokumentin e qeverisë të siguruar nga Shqiptarja.com.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të shkarkuar nga organet e Vetingut janë: Bashkim Dedja, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari, Admir Thanza, Tom Ndreca, Edmond Islamaj dhe Artan Broci. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsion, ndërsa kanë dhënë dorëheqjen Mirela Fana, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo. Në të gjithë sistemin, kanë dhënë dorëheqjen 56 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa janë shkarkuar 110.

Hetimi dhe ndëshkimi i njerëzve të drejtësisë, të cilët i rrëzoi ‘kosa’ e Vetingut është një kusht i vendosur nga Brukseli për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në nëntor të vitit 2020, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u kujtoi autoriteteve shqiptare plotësimin e këtij kushti. Në fund të 2020, kreu i SPAK, Arben Kraha paralajmëroi se të 2021 do të jetë një vit i vështirë për të korruptuarit. Në 13 janar 2021, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se “Ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi”.

Ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese, i emëruar nga PD-LSI në 2013. Dha dorëheqjen më 31 janar 2018, duke shmangur vetingun. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Fatmir Hoxha, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2011 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese, e emëruar në 2010 nga PD-LSI, e shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese, i emëruar në 2013 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë.

Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese, i emëruar nga PD në 2007. Dha dorëheqjen në 2016. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese i emëruar në prill 2007 nga PD, jep dorëheqjen në korrik 2017, pasi përfundon mandatin. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Admir Thanza, Gjykata Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për shkak të fshehjes së një dënimi në Itali për vjedhje dhe mosjustifikimit të pasurisë. Emëruar nga PD në 2013.

Tom Ndreca, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingut, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe kontakteve me një person të inkriminuar. Emëruar nga PD në 2013.

Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Emëruar nga PD.

Artan Broci, Gjykata e Lartë, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Emëruar nga PD në 2013.

Majlinda Andrea, Gjykata e Lartë, e dënuar për korrupsion, e emëruar nga PD në 2008.

Mirela Fana, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2009. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.

Guxim Zenelaj, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë, emëruar nga PD në 2008. E dorëhequr në 2017 para Vetingut. Mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvëndësohej.(Shqiptarja.com)

10 komente në “SPAK merr nën hetim 23 ish-gjyqtarë VIP, 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI”

  1. k says:

    Këta janë qelbi i korrupsionit që shpellari i dhuroi shtetit shqiptar.
    Mallkuar qofshi për 100 breza,se populli i mjerë po e vuan tani mallkimin.

  2. 01 vlora says:

    O SPAK po plitikanët ku jan??

  3. lenci says:

    O gazetar toçi asnje nga keta gjyqtareve nuk jane emeruar nga PD LSI se emerimet i ben presidenti jo parlamenti por shumica e ketyre qe permend jane emeruar nga Bamir Topi dhe nese e ke “harruar” kur PD i rrezoi me vote ish ambasadori amerikan Withers kerkoi me ngulm qe parlamenti ti votonte emerimet e Topit pa debat. Prandaj kopilin ta mbajne ata qe i sollen.

  4. Flori says:

    Pershendetje Tema,

    Sokol Berberi beni shum gabim qe e keni permendur se bashku me llumin e emrave te tjere. Ai nuk ka asnje lidhje me ato. Jo vetem qe nuk dha doreheqjen, por ne respekt te Kushtetutes, kur i mbaroi mandati, nuk ndejti si disa te tjera gjyqtare pa mandat. Mjafton te hidhni nje sy jurisprudences qe ka lene, pasi eshte e qarte te evidentosh menyren e tij te te shkruarit dhe te arsyetuarit te vendimeve dhe te kolegeve. Per me teper, eshte i mirenjohur jo vetem ne rrethin e tij profesional, shoqeror apo pedagogjik, si nje njeri me integritet te larte moral. Ju lutem, rishikojeni shkrimin pasi emri i tij nuk meriton te lakohet per aspekte negative, perkundrazi si nje kontribues i virtytshem i jurisprudences ne Shqiperi.

    Gjithe te mirat.

  5. Shenjestra says:

    Me kembe te mbar SPAK-u. Edhe pse populli ka humbur besimin te SPAK-u,perseri ka shprese se do hetoi dhe do denoi korrupsionin ne nivele te larta shteterore dhe partiake.

  6. Likja says:

    TASHTI E KUPTOJ ORGAZMEN E MONIKES
    NE PARLAMENT KUR HOQI CIZMEN TE GODISTE EDI RAMEN…I IKEN USHTARET DHE KAPITENI LLALLA NGA DREJTESIA…SKISHTE KUSH TA MBRONTE…

  7. Hajro Lula says:

    Nje vend te vecante ne emerimet e prokuroreve dhe gjykatesve te llumit ze dhe Bami , Bami qe na ben tani te persekutuarin , te goditurin prej Saliut , Bamir Topi personifikimi i njeriut lamash dhe nga fryn era , njeri pa ngjyre ,ose sic thote populli as mish e as peshk , Bamir Topi eshte fajtori keyesor i themelimit te drejtesise se kalbur shqiptare me deme qe na shoqerojne deri me sot , dhe akoma nuk jemi shkeputur nga bemat e tyre ……..sa pune duhet qe njerezit te besojne se ne Shqiperi eshte krijuar drejtesia e pavarur dhe drejte , duhet shume shume kohe , deri atehere do hame ne surat bemat e Saliut , Metes dhe pse jo dhe Topit

  8. BYE BYE BUKUROSHE PO TË PRESIM NË QOSHE says:

    E kam fotokopjen e origjinalit të lutjeve për të shkuar në shkollë të lartë dhe për tu pranuar në Partin e Punes së Shqiperisë të Ish-prokurorit dhe sekretarit të 1-rë të komitetit të rinisë Komuniste të Tropojes dhe pjestar të një familje të degjeneruar , Gani mut Dezdari dhe avokati i korrupsionit dhe i hartimit të lidhjeve në mes grupeve të ndryshme të Kokaines dhe zbardhjes dhe investimit të parave të kokaines të nipit të tyre Eldi Dizdarit. Pozicioni oligarshik i ketyre në bashkëpunim në ndarjen e fitimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të kokaines me ndihmen e Sali Berishes, Agron Kuliçit, Shkelzen Berishes e 2–3 personave tjerë tropojan e jo tropojan, kanë bërë të mundëshme në saje të ketij ekipi të rregullt shtetërorë, që një zagarë Tropojan, i biri i një ish-punonjësi të shikut ( i vrarë pasi u diktua që ishte njëvrasës i lig i veshur me shtet ) të provonte të gëlltiste kafshaten më të madhe se e kishte gojen, barkun dhe koqet, në bisnesin e kokaines. Ketij zagari të vogel i pershtatet vjersha e poetit më të madh Shqiptar Gjergj Fishta “”katundar o katundar —- ti kurr s’bëhesh qytetar””. Pthuuu rracë kurvash.

  9. BYE BYE BUKUROSHE PO TË PRESIM NË QOSHE says:

    E kam fotokopjen e origjinalit të lutjeve për të shkuar në shkollë të lartë dhe për tu pranuar në Partin e Punes së Shqiperisë të Ish-prokurorit dhe sekretarit të 1-rë të komitetit të rinisë Komuniste të Tropojes dhe pjestar të një familje të degjeneruar , Gani mut Dezdari dhe avokati Shefqet Dizdari që betoheshin me shkrim që ishin gati ta mbronin me jetën e tyre vijen e kuqe komuniste të partisë dhe të shokut Enver Hoxha, që për Partinë nuk do falnin as familjen e tyre, dhe tani pas 30 viteve janë të damkosur ashtu siç janë, bashkpunëtor të korrupsionit dhe të hartimit të lidhjeve në mes grupeve të ndryshme të Kokaines dhe zbardhjes dhe investimit të parave të kokaines të nipit të tyre Eldi Dizdarit. Pozicioni oligarshik i ketyre në bashkëpunim në ndarjen e fitimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të kokaines me ndihmen e Sali Berishes, Agron Kuliçit, Shkelzen Berishes e 2–3 personave tjerë tropojan e jo tropojan, kanë bërë të mundëshme në saje të ketij ekipi të rregullt shtetërorë, që një zagarë Tropojan, i biri i një ish-punonjësi të shikut ( i vrarë pasi u diktua që ishte njëvrasës i lig i veshur me shtet ) të provonte të gëlltiste kafshaten më të madhe se e kishte gojen, barkun dhe koqet, në bisnesin e kokaines. Ketij zagari të vogel i pershtatet vjersha e poetit më të madh Shqiptar Gjergj Fishta “”katundar o katundar —- ti kurr s’bëhesh qytetar””. Pthuuu rracë kurvash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje