"Tradhtia": Republikanët lobojnë në heshtje për dënimin e Donald Trump-it

23 Janar 2021, 10:17Bota TEMA

Ndërsa dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u përgatitur për ta dërguar të hënën në Senat nenin për shkarkim, agjencia CNN ka mësuar se dhjetëra republikanë me ndikim në Washington – përfshirë disa zyrtarë më të lartë të ish-administratës – janë duke lobuar në heshtje tek pjesëtarët republikanë të Kongresit për shkarkimin dhe dënimin e Donald Trumpit.

Përpjekja bëhet e ditur se nuk është e koordinuar, por e reflekton betejën mbizotëruese përbrenda partisë midis besnikëve të Trumpit dhe atyre që duan që ai të mos mund të kandidojë më kurrë për president.

Lobimi, sipas CNN-it, ka filluar pas sulmit të 6 janarit në Capitol dhe në ditët para shkarkimit të tij nga Dhoma e Përfaqësuesve. Por është tani më i përqendruar tek senatori Mitch McConnell, udhëheqësi me ndikim i shumicës që ka sinjalizuar se mund ta mbështesë dënimin e ish-presidentit.

“Mitch më ka thënë se dëshiron që Trumpi të shkojë”, ka thënë një pjesëtar republikan i Kongresit, duke folur për CNN-in. “Është në interes të tijin politik që ai të shkojë. Është në interes të Partisë Republikane që ai të shkojë. Pyetja është nëse do të arrijmë gjer aty?”.

McConnell kishte propozuar shtyrjen e gjykimit deri në shkurt, por meqë nenet do t’i dorëzohen Senatit të hënën, procesi sipas të gjitha gjasave do të ndodhë më herët. Do të nevojitej që 17 republikanë t’u bashkohen radhëve të 50 demokratëve në mënyrë që Trumpi të dënohej.

Teksa tensionet janë të larta, disa burime të afërta me republikanët kanë pretenduar se orekset për ndëshkimin e ish-presidentit janë më të larta sesa që shihen në publik.

“Ishin 10 republikanë të Dhomës që votuan për shkarkim. Ishin mbase mbi 150 syresh që e mbështetën atë”, ka thënë Charlie Dent, një ish-kongresist republikan.

Fushata e heshtur e republikanëve, sipas më se dhjetëra burimeve që kanë folur për CNN-in, bazohet në besimin e përbashkët se dënimi i suksesshëm është i domosdoshëm për të ardhmen e Partisë Republikane. Burime të shumta e kanë përshkruar këtë moment si përcaktues për partinë.

“Trumpi ka krijuar njëfarë kulti të personalitetit, që vështirë se mund të rrënohet”, ka thënë një ish-zyrtar i lartë republikan. “Dënimi do të mund ta bënte këtë”.

Përpjekja lobuese ngërthen edhe presionin prapa skene të donatorëve republikanë, thirrjet e ish-zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë të Trumpit dhe muhabetet e vazhdueshme midis republikanëve që argumentojnë për shkarkimin e Trumpit.

Ish-presidenti Trump akuzohet për “nxitjen e mbështetësve nga çdo cep i vendit për të ardhur në Washington dhe për të penguar Kongresin” më 6 janar. Si rrjedhojë e kësaj, ligjvënësve republikanë u janë adresuar thirrje publike për ndërmarrjen e një veprimi kundër Trumpit.

Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, ka thënë për CNN-in se po të mbetej në duart e tij, ai do të votonte për largimin e Trumpit. Prokurori i dikurshëm i përgjithshëm, Bill Barr, ka akuzuar presidentin për “orkestrimin e turmës për të ushtruar presion mbi Kongresin” dhe madje e ka quajtur veprimin e tij si “tradhti ndaj zyrës”.

Konsensusi midis republikanëve, të cilët kanë folur për CNN-in, është se vendimi i McConnellit për dënim do t’i tundojë të tjerët.

Për më tepër, CNN-i ka mësuar se më shumë se 30 pjesëtarë republikanë të Kongresit kishin nënshkruar një letër, nëpërmjet së cilës u kishin kërkuar anëtarëve të Dhomës që të votonin për shkarkim, gjatë procesit të fillimjanarit.

Një ish-zyrtar i lartë republikan, i cili ka thënë se do të dëshironte ta shihte Trumpin të dënuar, e ka karakterizuar gjithë këtë përpjekje të bashkëpartiakëve si një luftë e brendshme përbrenda partisë dhe shprehje e pesimizmit se numër i mjaftueshëm i senatorëve do të ngrihen për çështjen.

Donald Trumpi është bërë presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është shkarkuar dy herë brenda një mandati nga Dhoma e Përfaqësuesve. Të parën herë për aferën me Ukrainën, në kuadër të së cilës ai i kishte kërkuar homologut ukrainase që të inicionte hetime ndaj rivalit të atëhershëm dhe presidentit të tanishëm, Joe Biden dhe të birit të tij, Hunter. Të dytën, për “nxitjen e kryengritjes” në Capitol, kur turmat e frymëzuara nga një fjalim i tiji ndezës vërshuan ndërtesën e Kongresit në Washington. Në rastin e parë, Trumpi ishte shfajësuar nga Senati me shumicë republikane.

Ai gjithashtu është i pari në histori që do të përballet me gjykim në Senat, pas përfundimit zyrtar të mandatit presidencial më 20 janar. Po qe se dënohet, Trumpi më nuk mund të shkarkohet nga detyra, por mund t’i ndalohet kandidimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, të parapara për vitin 2024.

Reuters-CNN

8 komente në ““Tradhtia”: Republikanët lobojnë në heshtje për dënimin e Donald Trump-it”

  1. leone says:

    Makari ta shkarkojne psikopatin !

    1. ??Usa says:

      Shkarkimi eshte simbolik. Ajo qe do ti ndodhe me pas eshte mesim per cdo klluf qe ben cubin. Sapo te votohet edhe nga republikanet denimi i 6Janarit, atehere eshte pika zero ku do filloje pikiata e Trumph.

      1. Dyli says:

        Kur fle ti o perfaqesuesi me i denje i te majtes, loqe komplet ?

        Ne per kete rast kemi fjalen e bukur shqipe “trapllik” – si mund te pushosh nga puna ate qe ka ikur nga puna ?

        Ne lidhje me propaganden, sipas hetimeve te FBI te deritanishme ajo qe ndodhi ishte e parapregatitur dhe ka mundesi nga paqedashesit e majte te Antifes.

        Nuk duhet qe tu japesh mundesi profesionisteve te mbarojne hetimet para se te fillojne gjykimet !?!?!?

  2. jon says:

    Si shqiptare qe jetojme ne nje shtet te vogel llogjike do ishte qe manipulimet politike ti kuptonim me lehtesi. Berisha , Nano, Rama, Basha , Meta dhe 100 deputet ne kuvend sjane as te PD,PS LSI apo cdo lloje partie . Jane thjeshte aktore per te mshtruar popullin. Se bashku me Median dhe te tjere si, avokate apo analiste. Rrogen e marrin te gjithe nga Sorrou apo nga kushdo tjeter qe drejton Sorron. Jane akoma te fresket kujtimet e temetit 14 muaj me pare apo jo? U krijua KCK. Cfare be? U dhane 1.1 miljard Euro. C’fare u be? Nje shtepi fshati ketu dhe nje atje, apo nje suvatim pallati. Cdo gje u harrua sepse eshte loje mashtimi. Kejo qe ndodh ne Shqiperi ndodh kudo. Qeverite jane ne dore te elites per te mashtruar popullin. PD dhe PR ne USA dihet qe jane si nje gare me nje kal, vetem ngjyra ndryshon. Nje here eshte kali i kuq here tjeter eshte blu. Kete kush se di? Trump su tradhetua nga asnje sepse Trump s’besonte asnje nga keta, apo CNN qe media i referohet. Me as kuptoj une akuzat kunder Trump duken si hakmarrje. Jane te ngjashme me gjyqin e Nuremburgut. Ku s’ishte as gjyq, as drejtesi por vetem hakmarrje e Yahweh. Prandaj edhe salla e gjyqit u kthye Sinagoge. Qe kendej e tutje Kryqi si simbol i Shpetimtarit Tone sdo ngrihet me ne Shtepine e Bardhe, por vetem Menorah.

  3. Post says:

    Perkthim idiot. Nuk te denim senati o artikullshlrures. Nuk te denojne senatoret apo deputetet. Se nuk eshte pushtet gjyqesor por ligjvenes. Te denon gjykata.
    Nuk behet fjale per denim te Donaldit por per miratin e hapjes se procesit ligjor kunder tij.

  4. alex usa says:

    Kjo tregon dhe njehere qe demokratet dhjesin ne breke kur degjojne embrin TRUMP sepse i dine mire ter doçlleqet që kane bere me votat po e verteta do dale nje dite dhe nuk di vinoje te shikoje bota cilet jane demokratet se amerikanet e dine se car janedemokratet

  5. Watch R. says:

    Your opinion and judgment is to be admired, respected Jon…..!

  6. Watch R. says:

    Jon, are absolutely right….! Your opinion and judgment is to be admired, respected Jon…..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje