Deputetja Braha kaloi nga LSI te PS, ironia e Tavos: Po ç’na bëre more, si na e more o Bledi!? E juaja ishte prej dy vitesh

24 Janar 2021, 18:32Politika TEMA

Bledi Çuçi njoftoi sot se deputetja Ediola Braha, që hyri në Kuvend nga listat e LSI-së, tashmë i është bashkuar Partisë Socialiste për garën e 25 prillit.

Por reagimi nga LSI ka ardhur menjëherë.

Vangjel Tavo, ish-deputet i kësaj force politike në një status në Facebook i përgjigjet me ironi Çuçit, ndërsa i thotë se Braha prej 2 vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte cdo ligj të rilindjes.

“Po ç’na bëre more Bledi!?

Po si na e bëre këtë o Bledi!?

Po si na e more o Bledi!?

Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!?

Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?

Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor?

Mos more Bledi çfarë na bëre!

Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare!

Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill.

Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës” shkruanTavo.

2 komente në “Deputetja Braha kaloi nga LSI te PS, ironia e Tavos: Po ç’na bëre more, si na e more o Bledi!? E juaja ishte prej dy vitesh”

  1. Endri says:

    Aty ku e keni vendin po shkoni, ne qenef. Hajduter

  2. Kristo says:

    Or Ti Tava, na beje nje nder! Po na cajne trapin ca delexhinje te LSI! Vijne edhe neper kafe dhe kerojne firma!
    E pyeta njonin qe cfare programi keni!
    S’di gje program! Mu duhet firma dhe karta! Qe te marre ndonje …
    Tava! Jeni parti leshi!
    Mos llap kot po shif per vehte! Varka e LSI fut uje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje