Basha përdor politikisht një Video të Elvis Naçit të 2018-tës, Rama e publikon bashkë me reagimin e kryefamiljarit: Do ta hedh në gjyq, abuzoi

24 Janar 2021, 14:17Politika TEMA

Lulzim Basha nuk ndalet në përdorimin e fëmijëve dhe të dhimbjes së qytetarëve për qëllime politike.

Këtë radhë ka përdorur një video të emisionit të Elvis Naçit të tre viteve më parë, ku një kryefamiljar tregon jetën e tij të vështirë dhe të varfër.

Halli që atëherë është zgjidhur nga Naçi dhe donatorë të tjerë, dhe kryefamiljari thotë se ndjehet mirë, është në punë dhe fëmijët janë tre vite më të mëdhenj!.

Këtë video e ka ripostuar kryeministri Edi Rama, të shoqëruar nga postimi “PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë!

*kujdes nga helmi i dizinformimit?”!

Vetë kryefamiljari Agim Qosja thotë se Lulzim  Basha nuk mund të bëhet kryeministrit duke abuzuar në këtë mënyrë.

Prandaj ai këmbëngul se do ta hedhë në gjyq Bashën pasi ka abuzuar me fëmijët e tij të mitur, duke përdorur një video të tre viteve më parë.

Ndërkohë që gjendja e kësaj familjeje ka ndryshuar rrënjësisht!

4 komente në “Basha përdor politikisht një Video të Elvis Naçit të 2018-tës, Rama e publikon bashkë me reagimin e kryefamiljarit: Do ta hedh në gjyq, abuzoi”

  1. Tipi says:

    Kerkoi falje familjes o LYL! Se nuk vdes po kerkove falje!

  2. Tr says:

    Vazhdo rrugen drejt DREJTESISE.

  3. mirel says:

    7 x 7 = 42 duhet te shkoje tek 7 penxheret.
    Avokati mbrojtes duhet te jete falas.

  4. Olimpia says:

    Vazhdo me drejtesine,kerko demshperblim per ceshtje morale.Nuk e di ligjin shqiptar ,por ne perendim gjykatat japin denime shembullore,sidomos kur ne mes jane te mitur …..deri ne qindramijra euro.Luli ka miliona ,po i more nja dyqindmije euro,siguron shkollimin e femijeve.Por i jep nje mesim te gjithe shpifesve dhe ndyresirave qe perdorin varferine per qellime politike.Do te ishte gje e bukur ne se nje avokat qe nuk ka nevoje per shprblim ta merrte ceshtjen .Vetem fitorja e ceshtjes do ti bente mire familjes dhe vete avokatit per te rritur besueshmerine dhe klientelen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje