Përgjimet e 'Ndraghetës' ku përmendet dhe Meta e këshilltari i tij Ilir Kulla, SPAK: Të hënën kontaktojmë me autoritetet italiane

24 Janar 2021, 12:59Politika TEMA

Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku u përmendën edhe emrat e disa politikanëve Shqipëri, SPAK shprehet së të hënën do të kontaktojnë me autoritete italiane dhe të shikojmë çfarë lidhje kanë me Shqipërinë.

SPAK shprehet se pas marrjes së plotë të informacionit nga Italia do të vendosi se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.

Vete kreu i SPAK, Arben Kraja shprehet se pas marrjes së plotë të informacionit nga pala italiane, do të vendoset se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

“Hetimi është në Itali dhe do kontaktojmë autoritetet italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do vendosim” ka thënë Arben Kraja.

Dy ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit ‘Detyrim paraqitje’.

Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në ‘Ndrangheta’ kishin në Shqipëri, ku u përmend edhe emri i Presidentit Ilir Meta apo edhe këshilltarit të tij Ilir Kulla.

‘Princi’ i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta. Në përgjimet e antimafias ky episod nuk është i vetmi ku përmendet kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Në përgjimet e publikuara nga Report Tv të dosjes hetimore të prokurorisë italiane pas megaoperacionit nga antimafia italiane ku u hetuan 47 persona si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”, në një sekuencë të përgjimeve, në bisedën mes Antonio Gallo që njihej edhe me nofkën “Princi” dhe Ercolle D’Alessandro, përmendet edhe ‘Presidenti i Shqiptarëve’.

Përgjimet:

Ercole D’Alessandro: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla… është presidenti.  Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë… Mund të informohesh… Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Në këto momente po i marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton? Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo

Ercole D’Alessandro: Së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj çfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…

Antonio Gallo prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish bllokut në Tiranë. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e ka në ortakëri me shtetasin shqiptar të datëlindjes 1976 Henrik Baçin, i hetuar nga autoritetet italiane.GalloAlbania rezulton e krijuar më 4 maj 2017 me ortakëri të z. Baçi dhe Antonoi Gallos 50 me 50 % me objekt “Import-Eksport, tregtim me shumice dhe pakice i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj.” Pikërisht këtë biznes Henrik Baçi rezulton se e ka fituar pasi Saverio Brutto djali i politikanit Kalabrez Tomaso Brutto ja ka dhuruar pas krijimit të aktivitetit në Shqipëri.

Shqiptarja tjetër ndaj të cilës ka një masë sigurie hetim me masën detyrim paraqitje është Odeta Hasaj. Ndër përgjimet e siguruara nga ReportTv në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidh të hetuarit në Shqipëri me një ministër, duke u shprehur se në Shqipëri një ministër mund të korruptohet apo joshet.(shqiptarja.com)

11 komente në “Përgjimet e ‘Ndraghetës’ ku përmendet dhe Meta e këshilltari i tij Ilir Kulla, SPAK: Të hënën kontaktojmë me autoritetet italiane”

  1. 777basha says:

    Cne presidenti jon me kto lloi
    Kriminelsh zoti Ramut tha ky esht presidenti me I mir qe kemi per te pasur ,jan te gjitha montime ???????parti enver like Rama sala si per her ropqira

  2. Idealisti says:

    Edhe kete flluske sapuni Ilir meta dhe Ilir kulla do ja faturojne rilindjes si gjithmone. Ju nuk dini se cfare ka ber
    dhe vazhdojne te bejne ende sot Ilir meta, petrit vasili me te vellan e tij dhe bashkpunetoret e klanit lsi ne Milano, me ke Jane takuar dhe kush ja leviz fijet atje per llogari te tyre! Nese dalin pergjimet dhe lidhjet e tyre do te habiteni te gjithe!!! Asgje s’ka per te ndryshuar… Te gjithe mbajne shprese te SPAK, por asgje nuk do mund te bejne as ata. E gjitha eshte demagoghi dhe marrveshje mes paleve, nuk eshte e domosdoshme te merret SPAK, mjafton edhe nje prokuror i thjeshte dhe me ndergjegje qe te bej nje “termet” ne katrahuren e politikes Shqiptare. Per fat te keq deri tani akoma nuk ka lindur ai prokuror, mekat i madh sepse me te vertete do kishte fatin e madh qe historia te fliste per te ne dekada!!!

  3. Tr says:

    KY ESHTE NJE RAST SHUME I NGJASHEM ME MINISTRI TAHIRI . POR NE KETE RAST NUK BESOJ, QE SPK TE MARRI MASA NDAJ ILIR METES. PERVEC MASES SE SIGURISE.

  4. Shqiptari says:

    Mirdita

    Une kam komentuar edhe mbreme ne nje lajm te ngjashem, dhe duhet qe Prokuroria jone te filloje hetimet.
    Ne nje media kujtohej rasti i ish-ministrit te brendshem Sajmir Tahiri, qe pati indicje per fillimin e hetimeve nga pergjimet e prokurorise italiane.
    Edhe tani eshte e njejta situate, ku si rezultat i pergjimeve te bera para 2-3 vjeteve, jane permendur emra kushdo qofte, dhe me e lehte per tu gjetur eshte drejtori i policise qe blihet per nje pjate djath Mozzarella.
    Dhe e fundit, me pikantja
    Titulli i ketij lajmi i njejte ne ”. e ,“ me ate te Shqiptarve.com,
    A thua eshte e njejta media.
    Normal qe e njejta jane, per arsye se nuk permendin pergjimet ku flitet per ministra, tenderat qe zhvillohen nga qeveria, lejet e ndertimit nga bashkia e Tiranes, Por permendin vetem presidencen.
    Kushdo qe permendet ne ato pergjime duhet te hetohet.
    PO kush ta hetoje???????

  5. Lumi says:

    Ka kriminel, hajdut, apo trafikant qe ky kriminel ne presidence me emrin Ilir-Monika te mos kete bashkpunuar? Jo. Faleminderit Edi Rama per turperimin e shqiperise me Ilir Meten. Socialistat e ndershem duhet te ndihen keq per kete poshterim.

  6. Hessen says:

    Dhe…. SPAK-u do beje nje vere ne uje si deri me tani.
    Lare me flori do dalin te dy Iliret.
    Pastaj shohim cfare do bejne 3 million Iliret ne 25 prill…
    Te dhjefsha SPAK-un!

  7. spartak says:

    Arben KRAJA, dhe ju prokurorë të tjerë, të asaj që quhet alias SPAK-u , po deshët , bashkë edhe me ato të BKH-së , ndaçi merrni dhe FBI-në amerikane , s’keni për të bo asgjë në këtë drejtim .
    Nëse mendoni e do guxoni sado pak me vepru , ju, dhe familjet e juaja do kërcënoheni ashpër , në mos më shumë .
    Nga kush do thoni ju ? Nga emrat , kushdo qofshin , kurrsesi .
    Eshtë parja e pa imagjinueshme që , jo ato që janë sipër tokës , por ngre edhe të vdekmit prej vorri me ju bo terbiet .
    Ju , nuk e dij , se a e imagjinoni forcën e kundërveprimit po ju prekën interesat kapove të oligarkisë së PUSHT-TET — POLITIKES dhe gjithë klanit të lidhur me to .
    Mos u mërzisni hiç . Do të filloni me e ndi dhe e provu në kurriz këtë prsion dhe kërcënimet ( ishalla deri aty, m.gj.se nuk e besoj kurrë ) qysh me prekjen e gjygjtarëve , ish shërbëtorët ma besnik e ma të devotshëm ndaj kësaj kaste mafioze . Këtu do jemi e do shohim . S’do kjetë polic e taborr policësh me ju mbrojt .
    Paraprakisht duhet t’i hiqni nga duart dhe xhepat kudo ku i kanë , paret e krimit e abuzimit të gjithëve , aq sa me i nxjerr në pazar zbath ore zbath fare . As lidhëse këpucësh të mos ju mbeten në dorë . Atëhere , mund të merrni guximin t’i hetoni e gjykoni , sepse , vetëm atëhere , kur të shkojnë në ZERO e nuk do ketë njeri me i hedh as qyrret , nuk kanë asnjë mundësi e forcë me ju zbyth e me ju prek .
    Ka qenë gjithmonë një fjalë e urtë ” Me dashtë, Qeveria e xen lepurin me qerre ” .
    S’keni pse të rrezikoni aspak , e të fëlliqeni dhe dështoni keqazi , madje duke ju detyruar të dorëhiqeni .

    ZGJIDHJA :

    Jeni pjesë thelbësore e sistemit të ri të drejtësisë . Kërkoni me forcë dhe me mbështetjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë , që LIGJIGT LIMONATE të VETTINGUT ti shtohet me Ligj vetëm një NEN SHTESE si më poshtë :
    Deklarojnë . Nuk janë të zot me e mbrojt as atë që deklarojnë vetë, por s’ka birë nëne që t’i kontrollojë .

    Ma mirë del kur detyrohen ta kontrollojnë vetë pasurinë që DEKLAROJNE për vehten e tyre dhe të familjarëve .
    Pse shtini vehten në siklet .
    Mirato NENI-n e VETTINGUT dhe pastaj do shikosh , që këtë , që të ka dorëzu me shqyrtu sot , nesër do e ketë 5 fish prej frykës .
    NENI :
    Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .

  8. spartak says:

    spartak — VAZHDIM .

    Ky LIGJ vlen jo vetëm edhe për gjithë politikanët e ato që kanë qenë në pushtet qendror e lokal përgjatë këtyre 25 viteve , por dhe për mjekët abuzues ( shefa kryesisht ) , Policë me detyra të larta e të ndryshme e deri ai polici i burgut , që u bo telef duke rruajt jo vetëm të burgosurit por dhe familjarët e tyre .
    Po kthehem cva mbrapa .
    A ishte ajo goca , Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Korçës, se si e quanin , Entela Prifti .
    Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë .
    Deklaroi , po kush e kontrollon dot .
    Mos u lodhni kot me këtë gocën , si e quajnë , Entela Prifti .
    Miratoni , po deshët , për brenda 1 ore , dhe pastaj e shef vetë ajo kur të Ri-Plotësojë deklaratën e pasurisë . Frika e sekuestros do i bojë me fol me vehte e mos me i zonë gjumi asnjë sekondë të gjithë .
    S’ka pse Politikanët të na çajnë veshët e trullosin me nisma , të cilat duan ti shpëtojnë ato vetë nga dhënja e llogarisë . Del dhe Kryetari i Kuvendit dhe na kërkon mendim nga VENECIA . Turp ma të madh s’ka . Këtu bëhet fjalë për Hajduta e Kriminela që vodhën e shkatërruan gjithë Shqipërinë , të mbrojtur deri më sot nga sistemi i PA DREJTESINE , që ngritën , e ti pyet , a mos po i hyjmë në hak .
    Fëlliqësirë më të madhe nuk ka . Tallet VENECIA dhe , e gjithë Europa me deputetët tanë të ndershëm , e me VETTINGUN ( RAFTINGUN ) tonë.
    KY LIGJ i propozuar më lart e ka EMRIN , ” LIGJI ME KOKE POSHTE ” , sepse i kthen të gjithë me kokë poshtë dhe numron realisht lekët , që i zbrazen nga xhepat , duke i krahasuar direkt në vend realisht me VETE-DEKLARIMIN , dhe ishalla i del nga xhepi dhe , or po vetëm 1 LEK ma tepër , dhe apliko SEKUESTRON e Plotë .
    Ky quhet dhe është tamam VETTING .

    Do mundohen ata , sidomos ato që janë LART në pushtet , të përdorin me msheh , administratën që ja ka në evidence paret e pasunitë e pa fund, duke fillu nga Bankat , Kadastrat , etj , por ky ligj I fut dhe ata në të njejtin kallup të SEKUESTROS SE PLOTE . Ta provojnë po ja mbajti .

  9. Franci says:

    SPAK fillimisht duhet te therrase e te ve ne pranga kete Ilir Kullen.Eshte mafioz e teper i rrezikshem.
    Ne çdo pergjim te policise italiane na del gjithmone emri i ketij mashtruesi.Pas arrestimit do te shikojme qe ai ka shume per te folur.

  10. Shenjestra says:

    Arben Kraja eshte ne sherbim te Berishes dhe te Metes.Ao do shkoi ne Itali per informacione te saketa dhe do kthehet dhe do thote, nuk ishin te verteta.Pra do t’a mbroj si perhere.Rroft Meta,Rroft Berisha,si dy njerez qe i “do” shume shqipetaret.Do jete nje fllucke sapuni.Nuk kemi besim te drejtesia akoma.

  11. Tur durrsaku says:

    DRANGEHTA DI FINANCOJE FUSHATEN E OPZITES ME PARA KESH…DHE MO VONE DO JA U SHPERBLEJNE ME NDERTIME E BIZNESE…I KAN FUTUR THELLE KTHETRAT KETA MUTER META E BERISHA…E SI SHKUL DOT…SHIKONI DHE RASTIN E ITAKIANIT TE DJEGUR NE MAKINE…SE MOS BENTE KORRIERIN E PARAVE KESH NGA ITALIA…PER FUSHATEN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje