“Paratë e errëta” që i shtruan Biden-it rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë

24 Janar 2021, 10:16Politika TEMA

Nga Bill Allison

Presidenti Joe Biden përfitoi nga një sasi rekord donacionesh nga donatorë anonimë për grupe të jashtme që e mbështesnin, si rezultat, publiku nuk do të ketë kurrë një pasqyrë të plotë se kush e ndihmoi të fitonte Shtëpinë e Bardhë.

Fushata fituese e Biden u mbështet nga 145 milionë dollarë, të ashtuquajtura donacione parash të errëta, një lloj i mbledhjes së fondeve që demokratët e kanë kritikuar për vite me radhë. Këto rryma fondesh e çuan totalin e Bidenit me 1.5 miliard dollarë, në vetvete një rekord për një sfidues të një presidenti në detyrë.

Kjo shumë parash të errëta është shumëfish i 28.4 milionë dollarëve, të shpenzuar për llogari të rivalit të tij, ish-Presidentit Donald Trump. Dhe thyen rekordin e mëparshëm prej 113 milionë dollarësh  donacione anonime që mbështesin kandidatin republikan për president, Mitt Romney, në 2012.

Demokratët kanë thënë se duan t’i ndalojnë paratë e errëta si korruptuese në mënyrë unike, pasi kjo u lejon mbështetësve të mbështesin në heshtje një kandidat pa kontroll. Megjithatë, në përpjekjen e tyre për të mposhtur Trump në vitin 2020, ata e përqafuan këtë taktikë.

Për shembull, Fondi i Prioriteteve USA, komiteti super politik i veprimit që Biden caktoi si mjetin e tij të preferuar për shpenzimet e jashtme, përdori 26 milionë dollarë donacione, të cilat iu dhuruan fillimisht krahut të tij jofitimprurës, të quajtur Priorities USA, për të mbështetur Biden. Donatorët e atyre parave nuk kanë pse të zbulohen.

Guy Cecil, drejtues i Fondit të Prioriteteve, nuk u shfajësua aspak. “Ne nuk do të çarmatoseshim në mënyrë të njëanshme kundër Trump dhe forcave të djathta që e mbështetën atë”, tha ai në një deklaratë.

Ligjet financiare të fushatës, në teori, supozohet se kufizojnë ndikimin që sasi të mëdha parash kanë mbi politikanët. Por sistemi ka boshllëqe, të cilat grupet që mbështesin Biden dhe kandidatë të tjerë, i kanë shfrytëzuar.

“Ai përfitoi nga kjo”, thotë Larry Noble, ish-këshilltar i përgjithshëm në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.

Një zëdhënës i Biden nuk iu përgjigj pyetjeve të Bloomberg.

Fushata e tij bëri thirrje për ndalimin e disa organizatave jofitimprurëse, të cilat mund të shpenzonin  para për të ndikuar në zgjedhje dhe kërkuan që çdo organizatë që shpenzon më shumë se 10 000 dollarë për të ndikuar në zgjedhje të regjistrohej në FEC dhe për të zbuluar donatorët e saj.

Paraja e errët nuk është burimi më i madh i parave cash për fushatat. Donatorët e pasur mund të formosin çeqe me tetë shifra për super-PAC, thekson Noble. Komitetet e përbashkëta për mbledhjen e për fushata dhe parti mund të sjellin shumë që shkojnë deri në 830 500$.

Në shtator, Michael Bloomberg tha se do të shpenzonte 100 milionë dollarë për të ndihmuar Biden në Florida, duke lejuar demokratët të kalonin para në shtetet e tjera që duheshin fituar. Biden humbi Floridan por mori pesë shtete që Trump i fitoi në 2016.

Donatorët që dëshirojnë të mbeten anonimë mund t’u japin para organizatave jofitimprurëse politike, si Defending Democracy Together, e cila shpenzoi 15,6 milionë dollarë duke mbështetur Biden dhe nuk i kërkohet të zbulojë kontribuesit e saj para FEC. Donatorët gjithashtu mund të japin para për një organizatë jofitimprurëse që nga ana tjetër i jep paratë për një super-PAC, siç bënë Prioritetet USA. Kandidatët dhe fushatat e tyre nuk mund t’i koordinojnë shpenzimet me grupe të tilla sipas ligjit federal.

Dhe kjo pamundësi për të zbuluar më shumë i shqetëson grupet e reformës.

Donatorët e mëdhenj – individë ose korporata – të cilët kontribuuan në mënyrë anonime do të kenë të njëjtën qasje te vendimmarrësit si ata të të cilëve iu zbuluan emrat, por pa qenë në dijeni publiku se kush janë apo çfarë ndikimi mund të kenë.

“E gjithë çështja në këto raste është të shmangni publikimin e emrave ndërsa merrni kredi private”, tha Meredith McGehee, drejtor ekzekutiv i Issue One, i cili avokon për uljen e ndikimit të parave në politikë. “Janë para të errëta vetëm për publikun.”

Reklamat në fushën e betejës

Në total, demokratët në këtë cikël zgjedhor përfituan nga 326 milionë dollarë para të errëta, sipas Qendrës për Politikë të Përgjegjshme. Kjo ishte më shumë se dyfishi i 148 milionë dollarëve që mbështesnin grupet republikane. Disa nga grupet demokratike që u mbështetën te paratë e errëta në tërësi ose pjesërisht, shpenzuan shumë në reklamat e hershme që sulmonin Trump në shtetet kritike të betejës si Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin. Grupet filluan të shpenzojnë ndërsa ekipi I fushatës së Biden po luftonte për të mbledhur para për zgjedhjet paraprake.

Future Forward PAC, një super-PAC që shpenzoi 104 milionë dollarë për të mbështetur Biden, mori 46.9 milion dollarë nga bashkëthemeluesi i Facebook Inc., Dustin Moskovitz, 3 milion dollarë nga Twilio Inc., shefi Ekzekutiv, Jeff Laëson, dhe 2.6 milion dollarë nga Eric Schmidt i Alphabet Inc, kompania mëmë e Google. Por burimi i saj më i madh i fondeve ishte organizata jofitimprurëse, simotra e saj, Future Forëard USA Action, e cila kontribuoi me 61 milion dollarë. Emrat e atyre që dhanë 61 milion dollarë nuk do të bëhen të ditur.

Fondi 16-30, një organizatë jofitimprurëse që sponsorizon avokim progresiv, dhuroi një total prej 55 milion dollarësh në ciklin zgjedhor 2020 për super-PAC-et demokratike, duke përfshirë Prioritetet USA dhe Future Forward PAC, tregojnë të dhënat e FEC. Ky total ishte shumë më shumë se 3 milionë dollarë që dha në 2018.

Amy Kurtz, drejtori ekzekutiv i Fondit 16-30, tha se mbledhja e parave për grupin, i cili nuk zbulon emrat e dhuruesve të tij, përfshiu njerëz që më parë u jepnin republikanëve ose nuk ishin marrë me politikë.

Sasia e madhe e parave të errëta që shkuan drejt demokratëve dhe grupeve progresive ka komplikuar përpjekjet e tyre për të reformuar sistemin.

Senatori Sheldon Whitehouse, demokrat në Rhode Island, ka fajësuar paratë e errëta për bindjen e republikanëve për të bllokuar ligjin që adreson ndryshimin e klimës dhe për t’u siguruar që gjykatësit me të njëjtat pikëpamje të emërohen në gjykata.

“Paraja e errët është toksike për demokracinë. Pikë!”, tha Whitehouse në një deklaratë. “Fakti që grupet progresive kanë mësuar të kundërshtojnë duke përdorur taktika të ngjashme, nuk është justifikim për vazhdimin e murtajës së parave të errëta në Amerikë.”

Kurtz thotë se grupi i saj do të preferonte rregulla që eliminonin paratë e errëta.

“Ne kemi lobuar në favor të reformës në sistemin aktual të financimit të fushatës”, tha ajo, duke iu referuar HR 1, një masë e reformës zgjedhore që demokratët kanë propozuar dhe që përfshin zbulimin më rigoroz të donatorëve për organizatat jofitimprurëse politike, “por ne mbetemi njësoj të përkushtuar për të ndjekur ligjet aktuale”.

Edhe Cecil, i cili drejton super-PAC-in që mbështet Biden, tha që grupi e mbështet reformën.

“Ne jemi duke pritur me padurim ditën kur paratë e pakufizuara dhe super-PAC të harrohen”, tha ai.

/ Bloomberg /  Përktheu: Gazmira Sokoli

18 komente në ““Paratë e errëta” që i shtruan Biden-it rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë”

  1. Emil Lafe says:

    Përkthimi i mirë. Por kujdes me foljen adresoj! Në gjuhën shqipe adresoj do të thotë vetëm “i vë adresën, e drjtoj te dikush a diçka”, p.sh. Pyetje pa adresë! Të kanë adresuar gabim nuk merrem unë me këtë çështje etj.
    Emil Lafe

    1. Exal says:

      Pse, te shkruash shume me shume eshte perkthim i.mire sipas teje?
      Te shkruash emrat e perveçem pa i lakuar eshte perkthim i.mire sipas teje?
      Po qe Meredith Mcgehee eshte femer dhe jo mashkull e di kjo perkthysja Gazmira qe na e paraqet si burre? Apo akoma s ka arrit te pjesa e programit ku flitet per emrat
      Po ku ia pe perkthimin e mire, more aman!
      P.s. u ndala ketu se jam me ngut. Po s te mjaftuan pastaj po shtoj te tjera

  2. George says:

    Votuesit amerikane denuan mendjemadhin e rrezikshem Donald trump
    dhe zgjodhen Joe Biden per urtesine dhe pervojen e tij politike e diplomatike.

    1. L says:

      George lexon to a Jo?
      1.5 miliard dollar me heq trumpin?
      Jan bler zfjedhjet se biden fitonte leshin ne amerike.

      1. Andi says:

        Lexo dhe ti ca me teper.Jashte ktij artikulli.Trump gjithashtu ishte I financuar fuqishem.Deri kur e mbushi kupen dhe financuesit e kuptuan se nuk mund tia fusin vetes me nje psikopat ne kolltukun me te rendesishem ne bote.Dhe shyqyr qe e kuptuan ne kohe.Biden fitoi me merite megjithe perpjekjet e psikopatit per ti vjedhur zgjedhjet.

        1. Pushi says:

          hahahahh Annnndi.
          Ti ke kuptuar se çfar kiane kuptuar ATA?????????
          hahahahahahah

      2. AlbNY says:

        L eshte per Loser. Mos u merzit. Pas 8 viteve provojeni prape.

  3. Revizori says:

    Ne Shqiperi nuk.ka asnje ndikim ne se fitoi Biden, apo ne se do fitonte Trump.
    Politika e jsshtme amerikane ndaj Shqiperisë eshte e pandryshuar me dekada te tera. Edhe nuk ka per te ndryshuar tani qe fitoi Biden.
    Por shume shqipetare qe kane fuqi mediatike (u botohen artikujt, me vlere apo pa vlere), kane nevojën e nje “miku të madh te shqipëtarëve”, gje qe eshte mendesia me fshatareske dhe inferiore qe mund te kemi.
    Popujt qe kane nevojë per miq te medhenj janë te destinuar te humbasin ne etapa te ndryshme, kur ky “mik” ka hallet e veta, dhe nuk e ka mendjen.
    Ne duhet te jemi zoter te fateve tona, dhe Jo te mendojme si parazite anadollake se dikush tjeter do te na zgjidhe problemet tona.
    Mos i varni shpresat tek Kamala Harris (Joe Biden eshte nje kukull), sepse asaj nuk i plas per Shqiperinë. Eshte vetem çeshtje interesash. Sot me intereson, neser Jo.
    Kur degjon neper kafenete shqipetare se si bashkebiseduesit ndahen ne dy kampe, Trumpiste dhe Bidenistë, eshte shumë tragjikomike.

    1. Ari says:

      Ndoshta ke te drejte. Por, ata qe ndahen ne pro Trumpist dhr pro Bidenist, duhet te ndahen per arsye kryesisht te politikes se jashtmr te USA. Dhe, jo ndaj Shqiperise, se ajo nuk.ndryshon persa kohe nuk ndryshojnr interesat. POR dallimi.mes tyre eshte ndaj Sistemit shumepalesh ose Rendit botetor, qe Trump e abondonoi disi, gje qe sjell shqetesim boteror. Kjo pasi pa USA, bota mund te kthehet ne nje “vend rremuje..”

    2. ALBANIAN says:

      @Revizori e drejte por…u be me shume se nje dekade qe mund te krijish nje ‘biznes’ online ne token e premtuar edhe pa u paraqitur fare fizikisht asnje dite te vetne. Nese je i lidhur çdo dite me konsumatoret apo taksa paguesit atje, sigurisht qe do te interesoje edhe politika aktuale. Keto diskutime apo zera te çuditshem kafeneje pertej atlantikut e kane nje interes te madh, sigurisht dhe askush nuk e tregon menyren e vete te te punuarit.

  4. Kur o bot dhe ju funderinat e Botes me u morr
    me Lajme te tilla o ju dhjefsha Stanin

  5. Texas says:

    Se c’ndodh ne Amerike ku e di Ti , kur s’di se cbehet ketu ne shtepi ( Shqiperi ) ?

  6. sapa says:

    Kur ne vendin me demokratik te botes ndodhin keto ngjarje po ne shqiperi ?

  7. trendafili Permetit says:

    Dmth se demokracia nuk eshte vote me bindje njerezore, por vote me bindje me parà; kete e dija por kur pohojne me gojen e tyre eshte akoma me e rrezikuar demokracia (ne qoftese egziston) se te thote: une s’pyes per voten, por te blej me para dhe degjojme lloj lloj arsyetimesh pastaj duke sulmuar diktaturat qe edhe ato e kane hapet: kush voton kundra, eshte armik. Prandaj o luftoni qe emri i gabuar deri me sot “demokraci” te justifikoje vlerat e saj, ose beni si kini bere se skllaverimin e keni arritur ne rruge moderne.

    1. haloefect says:

      Ky sistem quhet plutokraci.

  8. Koco says:

    Zoti Bajden mendoj se eshtë Presidenti që e meriton Sh B A dhe Misjonar i shkëlqyer për mbarë Njerzimin . Shoti i dhëntë shëndet e Jetë të Gjatë .

  9. Petrit says:

    Dhe si gjithmone propaganda vazhdon.
    Per te larguar vemendjen nga skandalet qe ka plas per ledhjen e qeveritarëve rilindas me Ndrangheta -n ne Itali tallni trapin me zgjedhjet ne USA.
    A thu se problemi me i madh per shqiptarët eshte se kush pagoj lekët me shume Biden apo Tramp.
    Problemi me i madh per shqiptarët sot eshte mafia qe ka uzurpuar te gjitha pushtetet ne shqiperi dhe korrupsioni qe po vjedh e qindarken e fundit te shqiptarëve

  10. Prit gomar te mbij bar says:

    Pra presidentin e zgjedh parja e vota esht alibia ! Pra Trump kackavalli e njef mir proceduren dhe mender voten e prandaj nuk dorzohej ! Pra demokracia nje bllof i madh ne Amerik si mboli i demokracis ! Pra mos prisni o shqiptar te dal ndonje “Skenderbe” se paret i kan ata qe ju ropen Pra paskemi qen mir e nuk e dijshim ! Pra fluturoni me pras ne …ene per nja 50 vjet akoma …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje