Nga Prof. Dr. Hazbi M. Shehu
Në fillim të vitit 1974, u dënua inxhinieri gjeolog, Nuredin Skrapari, nga sektori i Naftës, me 15 vjet burg, me akuzën për agjitacion e propagandë. Nga mbarimi i këtij viti, një grup i përbërë prej inxhinierësh gjeologë, drejtues të Institutit Gjeologjik të Kërkimeve për Naftë e Gaz, etj., u dënuan me akuzat si “sabotatorë dhe armiq”.
Konkretisht ata ishin: Koço Plaku, Milto Gjikopulli, me pushkatim; Beqir Alia (drejtor i Institutit), Protoko Murataj, Th. Nasto, Dhimitër Stefa, Lipe Nashi (drejtor i përgjithshëm), etj., me 23 deri 25 vjet.
Disa muaj më vonë, K. Rama u dënua me 15 vjet burg me të njëjtin motivacion si sabotator dhe armik; sepse nuk ishte dakord me planifikimin e metrazhit të puseve të kërkimit për naftë të miratuar nga udhëheqja e partisë; ndërsa shokët e grupit të tij, u përjashtuan nga instituti dhe i dërguan të punonin si punëtorë të thjeshtë. Në vitin 1986, nga ana e Siguri8mit të Shtetit, u “zbulua” dhe u akuzuan një grup tjetër “sabotatorësh dhe armiqsh”, përsëri në Institutin Gjeologjik. Ky grup përbëhej nga Petraq Xhaxhka (drejtor i Institutit), Enriko Veizi (N/drejtor), ing. gjeolog M. Arapi, ing. Gjeofizik P. Sadushi, etj., dhe u dënuan me 23 deri 25 vjet burg politik.
Këtu po paraqes disa nga faktet e jetuara, sepse kam punuar gjithë jetën në këtë Institut; nga themelimi e deri në mbylljen e tij, nga viti 1965 deri në 2005-ën. Këta kolegë, përveç izolimit nga familja, shoqëria dhe puna, i nënshtroheshin dhe torturave trupore dhe mendore në burg. Me ardhjen e demokracisë, inxhinierët e pafajshëm dolën nga burgu. Tani ata ishin të lirë, por të shkatërruar fizikisht dhe moralisht. Sot shumica e tyre nuk ndodhen në mes nesh. Në burg ata ndjenin një vuajtje edhe më të tmerrshme se ajo e goditjeve fizike: kujtimi i familjeve, sidomos i fëmijëve të vegjël të lënë në mëshirën e fatit, gërryente dhe e rëndonte shumë ndërgjegjen e brëndshme të tyre.
Askush nuk guxonte t’i ndihmonte këto familje, sepse do të quheshin armiq. Çfarë faj kishin fëmijët e vegjël në lulëzim, të mbeteshin rrugëve, pa ushqim, pa shkollë dhe pa të ardhme?! Ngacmimi i ndjenjave shpirtërore, si rrjedhojë i vuajtjeve familjare, e kryesisht i fëmijëve mund ta transformojë trurin nga gjendja normale në fazën e çmendurisë. Frazat e përdorura nga hetuesit “pranoni fajet tuaja, që familjet të mos preken”, ishin shumë më të forta, më therrëse dhe më ngacmuese sesa goditjet me shkop mbi trupin e tyre.
Dashuria e djalit për një vajzë ose “vice-versa” edhe mund të shuhet një dite; ndërsa dashuria e prindërve për fëmijët nuk vdes. Vetëm kur të pushojë së rrahuri zemra e prindërit, atëhere nuk do të dëgjohen më fjalët e ëmbla për fëmijët. Sikur të besohej tek një jetë pas vdekjes, me siguri ajo dashuri do t’i ringjallte prindërit.
Edhe kur kolegët e mi që ndodheshin në burg, firmosnin fajet e pa kryera; thëniet e hetuesve “tani familjet tuaja jetojnë në kushte normale”, e ngacmonin më shumë trurin e tyre. Kjo vinte sepse ata nuk u besonin fjalëve të hetuesve. Të gjithë intelektualët, ing. që u burgosën, nuk kaluan në vetvrasje, si gjatë kohës në burg, as kur dolën nga burgu. Kjo tregon për forcën e tyre shpirtërore të lartë dhe optimiste. Ata luftuan të bashkuar në burg, me shpresën, për të fituar mbi padrejtësitë. Si rrjedhojë fituan të drejtat, për të jetuar të lirë në demokraci.
Kolegu im, ing. Tomi Kristo, megjithëse i lirë në shoqëri, vuante shpirtërisht. Atë e detyroi regjimi dictatorial, që duke shfrytëzuar gjendjen psikike të tij momentale, të firmoste një material të përpunuar nga hetuesia, për të dënuar kolegët. Kjo ishte në kundërshtim me ndërgjegjen e Tomit. Menjëherë pas këtij veprimi, ai filloi të diskutonte me ndërgjegjen e tij: “Pse e bëra?! A jam unë njeri me të vërtetë”?! Llogjika në gjëndje normale i thoshte: “Nuk ke qenë në gjendje të mirë mendore; në atë çast nuk ekzistoje si njeri i vërtetë?!” Gradualisht, ndërgjegja e pastër e ndershmërisë, godiste me gjithë fuqinë e saj, trurin e Tomit. Në kushte kur truri i punonte normalisht, ai vendosi që para se t’i dorëzohej fundit fatal, të kryente detyrat e tij njerëzore. Nisur nga ndërgjegja e lartë dhe e paarritshme, i kërkoi të fejuarës, ta fali, duke i thenë: “E dashur, të dua dhe do të dua përgjithmonë, sepse ti je pastërtia e ndërgjegjes më të lartë. Je bukuria e një jete të vërtetë, të ndershme, të cilën unë nuk e meritoj. Po të kërkoj të më dënosh si njeri, jo i denjë për ty. Ti je trëndafili më i bukur që unë zgjodha në kopshtin e luleve, por detyrohem ta prish fejesën tonë. Këtë e bëj sepse nuk dua dhe nuk më pëlqen që djalli të bashkëjetojë me një engjëll si ti. Lamtumirë dhe të uroj fat në jetë!” Ajo duke qarë i thotë: “Tomi çfarë po thua!? Unë vetëm me ty e kam lidhur jetën.” Por Tomi e përqafoi dhe u largua.
Pranverat do të vijnë njëra pas tjetrës dhe lulet do të çelin, por njerëz si Tomi Kristo, për mos thënë nuk ka, rrallë do të vijnë. Goditjet e ndërgjegjes, si rrjedhojë e vuajtjeve shpirtërore shkaktojnë sëmundje të rrezikshme, që nga ndonjëherë të çojnë dhe në vetëvrasje. Rastin e firmosjes nga Tomi të materialit për të dënuar kolegët, unë e shpjegoj me gjendjen jo normale mendore momentale të tij!
Unë i dënoj vetvrasjet, se ato shprehin dobësi, humbjen e optimizmit për jetën. Jetën ta ka dhenë tjetër kush dhe ti je i detyruar të jetosh; pavarësisht nga vështirësitë. Vetëvrasjen e kolegut dhe mikut tim Tomi Kristo, e konsideroj therrori, sepse shpreh gjendjen shpirtërore dhe ndershmërinë e një njeriu të vërtetë, ideal.
Inxhinierët gjeolog të Institutit Gjeologjik të Naftës u burgosën si sabotatorë dhe armiq. A qëndrojnë këto akuza?!
Sabotimi në projektimin e puseve për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të naftës dhe gazit nga kolegët e mi të burgosur ishte i pamundur sepse:
Në grupin për projektimin e puseve zgjidheshin specialistët më të aftë në profesion dhe me përvojë. Ky grup punonte për një kohë të gjatë në mbledhjen dhe përgatitjen e materialit gjeologo-gjeofizik. Pas një studimi të thellë dhe diskutimi në grupin e punës, nxirreshin konkluzionet për perspektivën e rajonit. Kur rajoni konsiderohej perspektivë; zgjidhej vendi i përshtatshëm për projektimin e pusit dhe thellësia përkatëse. Ky konkluzion i grupit do të diskutohej në kabinetin e projektimit. Nëse kabineti e aprovonte propozimin e grupit të punës; atëhere materiali kalonte për diskutim dhe aprovim në Këshillin Shkencor të Institutit.
Pas aprovimit nga Këshilli Shkencor, materiali dërgohej për diskutim në Këshillin Shkencor të Ministrisë. Kur materiali aprovohej nga Ministria, fillonte shpimi i pusit. Pra, dhe sikur Koço Plaku, Milto Gjikopulli, etj., të projektonin puse me qëllim sabotimi, nuk do ta lejonin specialistët e tjerë të Kabinetit, Këshillit Shkencor të Institutit, dhe të Ministrisë. Pra sabotimi ka qenë i pamundur. Këtë e kuptonte dhe udhëheqja e lartë e Partisë; prandaj ata, në mënyrë që ta besonte populli, dënuan jo vetëm autorët, por dhe drejtuesit e Institutit dhe të Ministrisë, duke i akuzuar si “grup armiqësor”.
Jo vetëm unë, por të gjithë punonjësit e Institutit Gjeologjik e dinë mire, se ata nuk ishin armiq. Lipe Nashi, Beqir Alia, Protoko Murataj, Th. Nasto, etj., ishin komunistë dhe familjet e tyre të lidhura ngushtë me Partinë që në fillim. Nga qëndrimi i tyre në punë dhe shoqëri, dukej qartë vendosmëria në mbrojtje të regjimit komunist.
Ishin njerëz të kulturuar dhe të edukuar.
Ata ishin jo vetëm specialistë të aftë, por dhe të apasionuar pas profesionit të gjeologut dhe gjeofizikut. Si mundet një njeri i dashuruar me profesionin e tij, ta denegrojë, ta poshtërojë zanatin e vetë?!
Unë kam qënë bashkautor me ta në punë, në terren, në përpunimin e materialit dhe në projektimin e puseve. Ata diskutonin me llogjikë të fortë prej specialisti, duke analizuar të gjithë faktorët pozitivë dhe negativë të materialit për projektimin e puseve.
Ata punuan me devotshmëri dhe ndershmëri në detyrën për projektimin e puseve që lidheshin me djersën e popullit.
Ata janë bashkautorë në zbulimet e vendburimeve të naftës dhe gazit që po shfrytëzohen sot.
Të gjithë punonjësit e Institutit Gjeologjik, por dhe ata që kanë punuar në sektorin e naftës, janë të bindur se inxhinierët e burgosur, kanë punuar me pasion dhe ndershmëri dhe nuk kanë sabotuar.
Shënim: Qeveria Shqiptare po vendos shitjen e nëntokës për vendburimet e naftës dhe të gazit. Këta që drejtojnë sot nuk kanë punuar asnjë ditë në sektorin e naftës. Ata duhet të zbatojnë Kushtetutën e Shqipërisë. Zbulimi i vendburimeve të naftës dhe gazit, ka kërkuar djersë dhe gjak nga inxhinierët dhe shkencëtarët e Institutit Gjeologjik. Nëntoka dhe gjithë toka shqiptare i përket vetëm kombit dhe popullit Shqiptar.
Ata që firmosin për të shitur pasurinë e Kombit dhe të popullit Shqiptar do të përgjigjen para tij një ditë. /Memorie.al/
S’e kam degjuar ndonjehere kete emer ne nafte!
Vete ke kerkuar te punosh turni i 3te ne patrimin e puseve. Kush ta ka fajin?
As trendafilin e Përmetit nuk e kam dëgjuar ndonjëherë në naftë.
Pirdh o Hazbi, pirdh. Si hartimet e klasës së tretë.
Ke nuk ke degjuar Hazbi Shehun apo Tomi kriston ??? me duket se e ke per Tomo Kriston.Tomi Kristo ishte Pedagog ne fakultetin e Gjeologjise dhe jepte leksione per Gjeologjine e Naftes dhe Gjeologjine Kantaeriale.Ishte shkencetar i vertete .Ai futi nocionet moderne ne terminologjine e Petrografise se gelqeroreve.Ka marre pjese ne shume projekte dhe grupe pune per problemet e kerkimit te naftes.Ka qene nje nga bashkepuntoret me te vlefshem te Institutitte Naftes dhe Gazit.Ajo qe paraqet Z.Hazbi eshte shume e vertete .I perjetshem qofte kujtimi i Deshmoreve te Gjeologjise.
Nuk ka rëndësi t’a dëgjosh edhe nqs nuk mund egzistojë gazeta tema me fashistët e vet si kaloçi e sajojnë . Tani Mero bazë i është sulur Albin Kurtit Çfarë interesash ka ky personazh kundër Kosovës je bërë halabak o Mero bazë
Tani-je ne faqen e gabuar. Nuk po flitet per Albin Kurtin apo Kosoven, por per inxhinjeret naftes te denuar ne komunizem
Pak rendesi ka or mik. Sot ne demokraci dalin herojte e humbur!
Unë këtë njeri nuk e njoh .Nuk e di si ka firmosur por unë e kam provuar vetë.Sapo isha emëruar si inxhinjer pas tre muajsh më thëret operativi më nxjer një letër të bardhë nga sirtari dhe më thotë se inxhinjerigjeolog filani ka sabotuar sepse galeria nuk ka zënë mineral dhe ti duhet ta dish.Folëm gjysëm ore dhe nuk thashë asgjë.Pas 3 muaj më thëret përsëri i njëjti operativ dhe më thotë se kryemekaniku ka ndaluar pusin dhe puntorët shkojnë më këmbë në punë norma plani nuk realizohet etj etj dhe për këtë ka faj krymekaniku.I them shërbimin e kollonës së pusit e vendos kryeinxhinjeri dhe kryemekaniku.E di më thotë por ky ska përgjegjësi?Jo i them.Pra ai deshte që unë të firmosja për inxhinjerët dhe ishte i bindur se unë do firmosja.Pra inxhinjeri i naftës ka firmosur pa ditur se ku del kjo punë dhe mund të jetë penduar që ka bërë gabim dhe vendosi të vrasë veten.Xhaxhani tim reth 1950 e kërcënuar e rahën të firmoste për fshatarët e tij dhe ai nuk pranoi.E verifikuam në degë korçë dhe doli se dosje kishte por ishte e bardhë fare.Shumë të burgosur deklarojnë se janë detyruar të firmosin.Unë e kam provuar vetë dhe vërtet kërkonin firmë dhe kur i thesha nuk firmos letra futej në sirtar dhe mbyllej kjo punë.Erdhi shoku im i kursit ku ishim 5 vjet bashkë në universitet dhe erdhi në shtëpi pa më njoftuar po për shokun tonë të kursit dhe më kërkonte që të firmosja se shkon me femra tek sekstori ku ishte shef dhe i thashë lëri këto gjëra se nuk të nderojnë dhe kur erdhi Athinë pas vite 1990 e rahën e bënë peshk sepse spiunonte për të tjerët por ama dikush firmoste…
Ikni ore mashtrusa kta te naftes kan dal para ligjit dhe kan pranuar me gojen e tyre qe benin sabotim te qellimt , i dergonte per çpime instituti kerkimeve dhe shteti kta pisa çponin me pak se distanca kerkuar ku i shkaktonin shtetit dhe popullit humbje te medha monetare , ishte per te çpuar 1500 meter e zem vçponin deri ne 1450 dhe thoshin ska naft , ka dokumente dhe fakte te pohuara me gojen e tyre perpara drejtesis o alabak mashtrus , ne kohen e PPSHs ishte ligji me nje milion e nje lek te vjetra abuzimdhe vjedhje te pasuris perbashket denoheshe me vdekje , nje çpim pusi kushtonte mbi 5 milion dollar , po ne at koh kishte shtet kishte çeço biçak , dikush do jepte llogari per demin e pasuris popullit perpara ligjit , nuk esht si sot qe sjellin deme me parat e taksapakusve me qindramion euro dhe i fusin dhe nje qingj te pjekur pas dhe se rruan njeri , ishte hera e par ne historin e kti kombi qe ne kishim vertet shtet modern evropian ne kohen e PPSHs , ishte i vetmi rast kur shteti punonte per interesin komtar dhe interesin e popullit te vet , se ç’far thon sot ca plera mashtrus duke shar e baltosur per te nxier koken siper ujtit kjo koh muti kto 30 vjet vjedhje krimi tradhtie dhe rrumpallhane esht gje tjeter .lavdi atij shteti modern qe kishim ne at koh panvarsisht politikes qe ndiqte dhe atij brezi qe punoi per ndertimin e vendim me djers e gjak , dhe qe kta horra alabak qe bejn kto shkeime dhe lukunia antishqiptarve hajduteve dhe zuzarve i vuri kazmen turpi i mbuloft mashtrusit si kta qe shkruajn per te manipulluar te verteten .
Na e mbushe mendjen. Pra, sipas teje, keta duke e ditur qe rrezikonin plumbin do shponin me pak nga sa thoshte partia. Nga cfare planeti vjen ti ore?
Quhet eksplorim per nafte sepse nuk eshte e sigurte a do gjehet nafte. Jane aktivitete me rrezik te larte financiar prandaj vetem multinacionalet e medha te naftes mund t’i kryejne me fitim (shpon ne 10 vende neper bote, edhe gjen nafte ne nje prej tyre).
Po kush mund t’ia shpjegonte keto gjera Enverit? Enverit i duhej valute nga eksportet minerale per te ndertuar bunkiere dhe per te mbajtur policet e ushtaraket me buke. Mallra industriale nuk eksportonte dot sepse fabrikat i kishte me teknologjine e kohes se Nuhes. Ti mund te fluturosh me pras ne b… po realitetin e asaj kohe nuk e ndryshon dot. Atehere ishim krenare por te dhj…re, sot jemi thjeshte te dhj…re, por te pakten me te aftet kane mundesine te emigrojne.
E gjithe gjurulldija e grupit ‘’sabotator te naftes fillon me futjen e hundes te diktatorit paranojak Hoxha,ne te gjitha aspektet e ndryshme te jetes shqipetare.
Diktatori nderhynte jepte direktiva, parashikime deri dhe konkluzjone ne art, shkence e teknike.Te gjitha keto nderhyrje,qe kishin burim mendjen e çoroditur nga krimet dhe paranojat te diktatorit ,sollen pasoja te konsiderueshme te likujdimit fizik,te represjonit ligjor e moral te nje mase jo te vogel intelektualesh nga te gjitha sferat e jetes.
Mendoj se qe ketu duhet filluar analiza e çdo grupi “sabotator”qe shpiku partija dhe goditi “dora” e popullit siç thuhej nga partija e s….,te asaj kohe.
Kjo solli shkaterime morale, deformime personaliteti vetegjykime dhe akte vetvrasjeje.
Aktin e ketij djaloshi mund t’a benin nje numer sa trefishi ne mos me shume e numrit te te burgosurve politike. Keta ishin deshmitaret e hapur dhe anonime te te gjitha gjyqeve politike.
Por jo. Shkaku ish ai vagabondi i “Sokakut te te marëve “.
Dhe shkaku duhet te jete i pari qe duhet marre ne analize dhe te denohet,pastaj pasojat qe mund te justifikohen dhe glorifikohen.
Ndryshe si historikisht do humbim perseri subjektivisht historine tone.
Keto jane vertet krime njerzore.
POR TE PERNDJEKURIT, PERSE NUK U VETEORGANIZUAN,POR U VARREN NE B*LET E KOMUNISTEVE DHE BIJVE TE TYRE NE PD SHKERDHOKRATE?
Aman mor me keto artikuj “doni me pet Belulin, me fal Hazbiun.” Kush ka punuar ne nafte ne ate kohe e di mire se Hazbiu ishte nje askush ne sektorin e naftes se kohes. Tani ben sikur qan te tjeret po ne fakt ai po qan veten se nuk e njef njeri.
Nuk po kuptoj kush ka fol a Hazbiu , a Kaloshi apo ndonje i panjohur fare . O dash me mire banja mutin e mos nxirr ti a Meroja kshi temash se u diskridituat . Po mire mo ju bej nje pyetje ju dhe dua pergjigje nga ju . Partia ne ate koh kishte porosite drejtuesat e Komitetit Ekzekutiv dhe te Komitetit Partise qe te behen studime per sasine e bakrit qe mund te kete zona e Palajve ne Shkoder . Shkuan disa ekipe gjeologeshe specjalistesh qe me pare ktheheshin ne Shkoder se qendronin atje per te bere kerkime dhe raportoshin qe nuk ka mineral bakri , po ashtu as drejtuesat e rrethit nuk ju kerkonin llogori dhe nuk shkonin edhe ata vete me grupin e inxhinjereve . Mirepo Enver Hoxha gjithnje thoshte qe atje ka por kerkoni dhe mbas disa kohesh dergon inxhinjerin vlonjat Vafsi Duka ( i ndjeri se tani ka vdekur ) . Mirepo Vafsiu punoj dite nate me grupin e tij dhe zbuloj rrezerva te papara bakri . Po atehere inxhinjerave e specjalistave tjere shkodran dhe te tjere çfare tju bente Enveri tju ferkonte kokat a e tu thoshte mire bete qe nuk zbuluat ça na duhen mineralet , ça na duhet nafta , ça na duhet kromi , keshtu mendoni ju . O u henget mortja jo denim 20 apo 25 vjet burg po burg per jete . Prandaj more Mero dhe more Kaloç , ju tuj mundu me diskriditu Enverin qe ka vdek tash 46 vjet ju ja rrisni vlerat ne popull , bravo u qofte se ashtu duhet .
Ne kete shkrim si hartim ka te verteta por dhe genjeshtra nga ki hartuesi pasi thone se ne ate kohe e dridhte se ishte frvikacak i duhur. Tomi Kristo nuk firmosi ate qe i paska dhene hetuesit por ate qe perpiloi vete. Tomi ishte kryetar i ekspertizes se grupit te naftes dhe kete ekspertize e firmosen Tomi dhe anetaret e grupit. Tomi megjithe grupin kane pyetur nje per nje te gjithe duke filluar nga Lipe Nashi. U ka thene pse keni planifikuar ne vendburimin e Sarandes mijra tone nafte per 1974 e pamunur te realizohen se ishte vendburim i dobet. Po ashtu pse keni planifikuar mbi 100.000 ton per te nxjerr ne vitin 1974 nga nje vendburim i pa ditur. Po tubacioni ne Sarande nga vendburimi ne det per transport nafte qe nuk u perdore pse e keni ndertuar etj. Pastaj si mund te thoshte Tomi pse e firmosa? Duhet thene per ndodhite e gjerave ne kohe, se te fijuaren Tomi e kishte lene perpara se te merresh me keto probleme te naftes. Tomi ishte i semur prej kohesh, marrja me keto probleme te naftes e pershpejtuan Semundjen. Por ky shkruesi i ngaterron gjerat ne kohe dhe shpik sikur e ka degjuar Tomin se cfare i ka thene te fejuares, apo cfare ju desh qe firmosi shkresen qe i dha hetusi. A thuheshin keto dhe sidomos nga Tomi? Artikull lemeri qe mund ta shkruante vetem nje Hazbi qe e degjoj per here te pare.
Z. Iksi!Po Kamberi nga e dinte mor mik se ku kish baker,Krom ,nafte,zift a nikel?!!!!….
Ketu fillon “tradhetija “ e gjithe grupeve armiqesore.Inxhinjerat nuk gjenin gje,Kamberi siç ngrihej ne mengjes caktonte vendin e pusit te naftes dhe o do nxirnin nafte aty ku ai vinte gishtin o ay ju nxirte shpirtin.
Ne te vertete Tomi Kristo ishte nje pedagog mjaft i pregatitur teorikisht, me nje biblioteke te pasur. Ai kishte kaluar nje krize nervore shume vite me pare, shkaku nuk eshte shume i qarte. Ndoshta nga ndarja nga e fejuara etj. Vetevrasja e Tomit erdhi qofte nga perpilimi i ekspertizes ndaj kolegeve te tij, sikurse eshte e vertete, por ne te nejten kohe, dhe nga brerja e ndergjegjes. Tomi kishte mos pajtim me kunatin e tij nje pseudodoctor, i cili ishte agjent i sigurimit, dhe qe i doli deshmitar ne Tirane tre personave, dy prej te cileve ishin mjeke.
Tomi, (i ndrite shpirti atje ku eshte) ka qene vertete fantastik. Per ta portretizuar, kish nje ngjashmeri te pabesueshme me aktorin e humorit Oliver Hard, por pa mustaqe. Qethej “ballaboks’. E shihja cdo mengjes “tek Zenija”. Fliste pambarimisht me ata qe ishin grumbulluar rrotull tij, shoke te institutit te naftes ne Fier, qe pinin kafen e mengjesit. Por Tomi, pervec kafes, merrte kater petullat per ti ngrene ne mengjes…
Mbaj mend, ne nje rast, dikush i lajmeroi se po fillonte mbledhja e Keshillit Shkencor. Tomi, qe deri atehere kish ngrene vetem dy nga petullat, me nxitim, pa i mbledhur me asgje, i fut dy petullat qe nuk kish arritur akoma ti hante, nga nje ne sejcilin xhep te pantallonave. Nuk kaluan as dy tre sekonda dhe vaji i petullave doli permbi dokun e pantallonave. Por kjo ishte normale per Tomin… Ka qene vertet njeri fantastik, model i dikujt qe nuk i bente keq as mizes. Por nje dite degjuam qe vrau vehten. Nuk besoj se mbeti njeri pa i ardhur keq nga ata qe e kishin njohur…
Vetvrasja e Tomit mua me sjell ndermend percaktimin gjenial te Balzakut, i cili ne nje nga veprat e tij thote:” Vetem i pafajshmi e ndjen turpin deri ne ate shkalle sa te vrasi vehten.”