“Fut një tub këtu se kemi ca vota andej”, Rama inspekton punimet në Bypass-in e Beratit: Do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit

23 Janar 2021, 17:36Politika TEMA

Një rrugë e re, që do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit, të rënduar nga trafiku dhe sidomos të qendrës dhe të zonës historike është by-passi i Beratit siç tha kryeministri Rama.

“Është një rrugë që banorët e kanë patur ëndërr”, – shprehet Kryetari i Bashkisë, Ervin Demo dhe kjo për faktin se shumica prej tyre nuk e kanë shkelur asnjëherë, pasi ka qenë e pa aksesueshme.

“Bypass-i është 4.2 kilometra e gjithë gjatësia, me trotuare, ndriçim, korsibiçikletash të dedikuara. Është një zonë ku qytetarët e Beratit, shumica me shumë gjasa nuk kanë shkelur asnjëherë këtu, pasi ka qenë e paaksesueshme. Në krahun tjetër kemi kalanë e qytetit. Kjo nuk u shërben vetëm banorëve të Beratit, por edhe banorëve të Bashkisë Poliçan dhe Çorovodë. Shkurtohet rrugëtimi i tyre prej minimumi 20 minuta“, – thotë kryebashkiaku Demo.

“Deri më sot kalonin kamionët mes për mes qytetit. Me këtë aks largohet i gjithë trafiku i rëndë nga qendra e qytetit dhe nga zona historike, – shprehet drejtori i FSHZH Dritan Agolli, – duke e kaluar këtu dhe duke i dhënë edhe vlerë të shtuar, pikërisht atë që Berati ka nga pikëpamja e ofertës turistike.”

Të njëjtin fakt pohon dhe Kryeministri, i cili thekson se “hapja e rrugës do t’i sjellë një tjetër dimension zhvillimi, por më e rëndësishmja është që e lehtëson maksimalisht qytetin nga mjetet e rënda.”

Kryeministri nënvizon se me projekte të tilla zhvillimore, vendi ka dalë nga rruga pa krye e ndërtimeve pa kriter, afatshkurtra dhe jo strategjike. “Na duhet të bëjmë dhe gjëra që duhet të ishin bërë me kohë. Nuk u mendua në mënyrë strategjike. U mendua “hajde o burra”, “hidh ca çakull këtu, shtro ca asfalt atje” “fut një tub këtu se kemi ca vota andej, dil aty se janë tanët” dhe faktikisht u bë kioska-kioska gjithë zhvillimi.”

1 komente në ““Fut një tub këtu se kemi ca vota andej”, Rama inspekton punimet në Bypass-in e Beratit: Do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit”

  1. George says:

    Kjo rruge ka shume rendesi per qytetin e Beratit ,nuk do kete zhurme makina te renda,ndotja do te jete minimale,qarkullimi i lehtesuar,etj.
    Te ndertohet me standarte dhe te kontrrollohet nga komisione ekspertesh supervizoresh e jo te ndahen paret anddej ketej,bizneset dhe
    populli paguajne taksa.Prandaj te kete kontrroll ,kontrroll….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje