Një operacion i finalizuar pak ditë më parë në Itali nën emrin e koduar “Basso Profilo” ka çuar në marrjen si te pandehur të 50 personave, mes tyre biznesmen italian e shqiptar, ish-drejtues të lartë te Guardia di Finanzas, por në dosje përmenden edhe eurodeputet italian. Të gjithë të akuzuar për lidhjet e tyre me mafian kalabreze, Ndrangheta.
Në vendimin e Gjykatës së Catanzaros, siguruar nga Vizion Plus, flitet qartë për interesat e këtyre personave në Shqipëri, më qëllimin e shtrirjes se aktivitetit në ndërtim, veç fasonerisë, ku tashmë kishin arritur të finalizonin edhe disa marrëveshje me Master Chef Albania.
Ne dosje përmendën dhe shume emra politikanesh dhe zyrtaresh te larte shqiptare, gjithsesi mbetet e paarte nëse ata lidhje direkt apo janë përmendur mes personave për te rritur besueshmërinë e për te treguar rrjetin e njohjeve te tyre.
E ne këtë kontest, nje prej emrave te përmendur është dhe ai i Presidentit te Republikës Ilir Meta, nga ish-zyrtari i Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro gjate një bisede me sekserin e Ndragetas, Antonio Gallo, me 23 shtator 2017, raporton Vizion Plus.
D’ALESSANDRO Ercole: Kupton? Sepse nuk dua që të tjerët ta marrin vesh atë se çfarë po bëj. Duhet ta dish vetëm ti atë se fare po bëj, sepse nëse nesër te prezantoj Presidentin e Republikës te Shqipërisë, ta prezantoj ty, nuk ja prezantoj Tomasso Bruttos e as Saverio Bruttos. U shpjegova
Me 23 mars 2018, sipas vendimit te Gjykatës se Catanzaros qe disponon Vizion Plus, përmendet emri i Ilir Kullës, këshilltarit të Presidenti Ilir Meta, në një tjetër bisedë mes Gallos dhe D’Alessandros, ku ky i fundit pretendon se është duke i caktuar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të antimafias:
D’ALESSANDRO Ercole: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla, që është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë. Mund të informohesh. Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Tani po marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton. Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo
I kontaktuar nga Vizion Plus lidhur me përmendjen e emrit te tij ne kete pasazh te dosjes, Ilir Kulla u shpreh:
“Nuk kam asnjë koment. Njoh gruan e atij zotërisë, që është mjeke në Romë dhe është nga Shkodra. Më ka asistuar mua dhe familjarët e mi në Romë për probleme shëndetësore. Për të tjerat nuk kam asnjë koment, asgjë për të thënë.”
Në dosjen, se ciles i referohet Vizion Plus, figuron dhe një tjetër shqiptar, Eno, i cili në përgjimet e datës 22 maj 2017, përmendet nga Antioni Gallo si bashkëshort i shefes se kabinetit të një zyrtari të lartë.
Antonio Gallo: Ne këtë pikë, nëse ma konfirmon, do të dëgjohem me Enon. Te shohim çfarë dokumentesh duhen. Gruaja është shefe e kabinetit e Presidentit, njeri i respektuar. Ndërsa, ministri i punëve publike, s’më kujtohet si e ka emrin, por është afër politikes, është një djalë që punon, operativ. E ka bërë këtë punë në të shkuarën me Kuesturën e Lumazias, pastaj mbeti në mes
Eno përmendet sërish në një tjetër bisedë po të Antonio Gallos, këtu i përmendur si bashkëshorti i shefes së kabinetit të Presidentit te Rajonit, term ky qe mbetet për tu verifikuar.
Gallo thotë së është duke shkuar në rrugën e tij dhe ka shqiptarin e tij (Eno) që bën gjithçka. “Nuk është së unë shkoj atje dhe më lënë të hy, gruaja (e shqiptarit Eno) punon si shefe e kabinetit Presidentit të Rajonit.
Përgjimet e prokurorisë, të pranuara edhe nga gjykata, nënvizojnë interesat shumë milionëshe në ndërtimin e kullave si dhe paratë që duheshin paguar dhe këtu përmendet personi me emrin Niku.
Antonio Gallo thoshte se shqiptarët, përfshi edhe këtë Nik po kërkonin fonde për ndërtimin e disa gradaçelave në një lagje të mirë të Tiranës. Larussa ishte mbajtur në errësirë nga D’Alessandro ndërsa Gallo tregoi çdo detaj të operacionit. Ai tha se do të vinin në Itali disa shqiptarë për të diskutuar se si të “paketojnë” tenderin për të siguruar fitoren, gjithashtu shtoi se këta kishin kërkuar një pagese prej 20% të kontratës për t’u paguar menjëherë “cash”.
Në vendimin e gjykatës qe departamenti i informacionit te Vizion Plus ka mundur te siguroje tregohen edhe detaje mbi rolin kryesor që kishte shqiptari i i quajtur Nik.
Gallo gjithashtu tha që shqiptari Nik ishte një person i besuar që kishte zbuluar shumë hile për të ulur kostot përmes një kompanie konsulencë të vendosur në Itali. Larussa tha se ishte i gatshëm për të lëvizin në Shqipëri me Gallon për të diskutuar këto detaje duke thënë se ai është i hapur sepse mund t’i interesoje një Fondi te huaj: “Unë kam fondin që mund të investojë në këto gjëra … ekziston një fond në pasuri të paluajtshme anglez … d.m.th … ai është amerikan por është i vendosur këtu në Londër për Evropën … e cila quhet “fortress investment group”… i cili u përket hebrenjve dhe ata i bëjnë këto aktivitete “
Gjykata e Catanzaros ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 13 nga të akuzuar, 35 të tjerë në “arrest shtëpie”, mes tyre dhe shqiptar Henrik Baci, ndërsa për shqiptaren tjetër pjese e kësaj dosje Odeta Hasaj është vendosur masa detyrim paraqitje.
Me sa “n” eshte En(n)ua?
Ore a i njifni bazat e gjuhës shqipe?!
“.. mes tyre biznesmen italian e shqiptar..”
një biznesmen / disa biznesmenë
një italian / disa italianë
një shqiptar / disa shqiptarë
Është e trishtë mos me dit as zgjedhimin.
Ilir Meta, jo se besoj kurrë! Ai është i pastër si KRISTALI, ndoshta e ka bërë monika në qejf të vet, sepse ky do Margaritën dhe jo monikën. Yyyyyyy turmë e pa ngopur që vjedh përditë dhe turpëron Shqiptarët.
Po te gjithe e dine qe Ilir Kulla, eshte sekseri metes sot e tridhjet vjet. Kush i shiti pasaportat, kulla ishte ai qe merte dhe kryente porosine. Fakti qe ndaç kulla e ndaç meta qe nuk thirten as per te paren e as per te dyten qe jane bere publike, do te thote ajo qe meta po plaste qe nuk po fuste dot personin ne gjykaten kushtetuese. Ky eshte krokodil me gjithe stafin e tij, qe eshte kthyer presidenca si vend sekseresh. Te dhjefsha SPAK.
Politikaneve te Shqiperise (jo vetem ilir meta) nuk u mbetet kohe e lire as edhe per nje pune te vetme te mire ne sherbim te interesave publike. Ne zgjedhjet e 25 prillit duhen vene kryq mbi te gjithe fleten e votimit. Nese kryqet di te jene me shumice, ndoshta dikujt do ti bjere ne mend te krijoje nje parti te re qe perfaqson kete elektorat. Kryqi eshte e vetmja menyre per ti shpetuar kurthit qe na kane ngritur prej 30 vjetesh; pra qe nuk kemi per ke votojme.
asd…po prap parti shqiotaresh do jete dhe ajo e reja…me i fjal po parti hajdutash…che do jan che shum me te uritur..
Mban parasysh edhe nje fakt:-ilir kulla mund,theksoj,mund te jete infiltruar ne kete rrjet te ndragetes nga sherbimi sekret italian.Ai eshte rekrutuar prej tyre para rreth 10 vjeter,madje ka njerez qe thone se ilir kulla ka vene ne sherbim te tyre edhe ilir meten.sidoqofte te presim si do rrjedhen ujrat.ilir kulles gazetaret mund ti bejne pyetjen”a me agjent i zbulimit italian?”te shohim si do pergjigje.sidoqofte,bir kurve mbetet.
Po sikur ishte ne Itali me porosi te like hajdut cepanit per ate historin e plehrave qe te pregadiste lajme te rreme ne Itali jane ne burg apo ndjekje penale e prokororia e jona e leshit fryn syt e hane kos
Po na mbyt korrupsioni dhe makutaria Perendimore!!!
Po gjithsesi fajin e kane Turqia,Erdogan,Arabet,Islamiket!!!
Ilir Kulla eshte ” dora e fshehte” e Metes.Njeriu hije qe ben punet e pista te presidenti.Ma nje fjale eshte ’99 !
Cdo gje ndodh , por sidoqoft ne populli duhet te kerkojme te drejtat tona . Cilidoqoft qe shperdoron , vjedh apo demton ekonomine tonr , duhet te mbaje pergjegjesi me ligj . Ngjer me sot , shumica e politikaneve dhe qeveritareve –per te mos thene te gjithe , kan pervetesuar , secili ne menyren e vet . Mirpo , ne popullit na mbetet , se paku , te kritikojme keqberesit , mirpo , shume prej nesh , mbrojne Keqberesin per 5 cent . dhe i verdallisemi te vertetes rreth e qark , per te mos e thene te verteten sic e dime apo e mendojme . Ne , tani nukse kemi besim as tek Guna qe kemi veshur , por kete mllef ta derdhim kundra hajduteve e krimineleve te pa shpirt ; dhe jo te perdoremi nga keqberesit , per nje cope buke , duke na detyruar te trazojme e te kerkojme te keqin etje ku s’eshte . Do te ishim te kenaqur te mos kishte shqiptare me mafien Italiane , por ja qe ka . Ne keto afera futen ata qe kane dicka ne dore , dhe jo ata qe kane celesat e kashtes .
“Shqipe”! Deri tani kemi mesuar se zgjedhohen foljet e jo emrat, siç shkruan ne komentin tend…Por edhe ne komentin tend ke gabime drejtshkrimi ( njifni-njihni, …me dit- me ditë…)
Ilir Kulla do te hiqet qafe shume shpejt….do ta shihni dhe mbyllen shume goje.Keta lojtare gjithmone kane kete fund. Do ta vrase Meta sic vrau ata te Kromit……Kini pak durim.
Me duket se ky Kulla ka dale neper Europe dhe kerkon mafioze dhe u thote hajdeni se jam pronari I Shqiperise.
Z. Fadil ti je i nderuar por ne gjindja pa shkolle per gjuhe bejme edhe gabime por bere mire qe idee nje mesim te mire atij shqipes,pershendetje profesor te urojme shendet e pension te mbare
Na thoni ndonje fjale per Veliajn qe u jep ndertimin e pallateve dhe u merr 20% si Rama dikur……
Veliajt i rrofshe koqet ti qe e akuzon pa baza pa fakte.
Dolen edhe kullat e Teatriiiiiit! Meta, Veliaj, Enno, etj… te gjithe permenden. Perse nuk i zbardhni te gjitha pergjimet e botuara ne gazetat italiane>
Veliajt i rrofshe koqet ti qe e akuzon pa baza pa fakte.
Kjo mund te jete mese e vertete dhe nuk e ve ne dyshim qe ky Kulla apo Meta jane bere pjese e kesaj afere, por lejet e ndertimeve nuk i nxjer presidenca apo Jo?! Gjithsesi, edhe kesaj here edhe kjo ceshtje korruptive kaq e bujshme ka per tu pasuar si nje lajm qe ka per te qarkulluar edhe per nje fare kohe dhe ka per te kaluar se shpejti sepse me sa duket,kete here”pundhenesi” qenka i njejti person dhe aleanca politikane do jete edhe me e forte.
Ky Ilir Kulla është një krimb i pështirë, zvarritej më përpara pas bythës së Nanos. Tani rri pas bythës së Metës. Gjithë jetën zvarranike.