Karabinierët italianë kanë arrestuar një mjek me shërbim në urgjencën e një spitali në Breshia, pasi akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e dy pacientëve me koronavirus. Ngjarjet kanë ndodhur në mars 2020, kur mjeku, sipas autoriteteve, u ka dhënë dy pacientëve dy ilaçe që kanë shkaktuar vdekjen e tyre.
Hetimet kanë nisur dy muaj pas humbjes së jetën të dy të sëmurëve, falë edhe dyshimeve të ngritura nga analiza mjeko-ligjore që i është bërë disa prej viktimave të asaj periudhe. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane raporti ka zbuluar se në disa raste, përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të disa pacientëve që më pas kanë humbur jetën ka qenë i pashpjegueshëm.
Por vetëm 3 viktimave iu është bërë autopsia dhe hetimet kanë zbuluar se në trupat e tyre ka pasur dy medikamente, një anestezik i cili, i përdorur mbi një dozë të caktuar kur pacienti është në fazën e intubimit, mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Dihet, se ai mjek qe vdes nje pacient me koronavirus, shperblet me shuma te medha parash.Nuk i shihen kembet gjarperit.Sot po punohet prapa kraheve te njerzeve te semur,duke i vdekur qellimisht me dashje.Nuk ke ç’i bene,eshte urdher i brendshem nga te medhenjet e botes,te vdesin sa me shume se eshte renduar planeti.Shume njerez te globit do shkojn per lesh.