Balla zbardh takimin e Ramës me drejtuesit politik të PS: Po punojmë për zgjedhje me standarde, shpresojmë që rezultati të jetë i gjithëpranuar

25 Janar 2021, 10:44Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët dhas detaje të mbledhjes së thirrur sot nga Rama më 12 drejtuesit politik të PS nëpër qarqe.

“E kam thënë shpesh dhe ju falënderoj që ndiqni mbledhjet e shtabit tonë elektoral e qëndror. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në takime që raportohet vijueshmëria e fushatës për përgatitjet e domosdoshme në funsion të fitores së prillit.

12 drejtuesit politik te qarqeve kanë raportuar sot. Kemi hyrë në 4 muajt e fundit dhe të gjithë mendojmë si të zbatojmë sa më mirë kodin, duam zgjedhje me standarde dhe demokratike.

Do mirëpresim këtu edhe përfaqësues të ODIHR për të vijuar konsultimet në lidhje me realizimin sa më mirë të procesit zgjedhor më 25 prill. Shpresojmë që rezultati të jetë i gjithëpranuar”,- tha Balla në përfundim të mbledhjes.

1 komente në “Balla zbardh takimin e Ramës me drejtuesit politik të PS: Po punojmë për zgjedhje me standarde, shpresojmë që rezultati të jetë i gjithëpranuar”

  1. dardan says:

    Zgjedhjet e 25 prillit 2021 do te jene te gjithepranuara vetem po u rikthye ne pushtet Sali Vuk Berishovich-i.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje